Shoqata Humanitare “Nëna Tereze” në Prizren, do të shpërndajë ndihma humanitare për familjet e varfra.
Kryetar i Qendrës së Shoqatës në Prizren, Marash Berisha tha se ndihmat që do t’iu shpërndahen familjeve të varfra janë siguruar nga Ndërmarrja Tregtare “Viva Fresh Store”.
“Viva Fresh Store” është treguar zemërgjerë për t’i ndihmuar familjet me nevojë”, tha Berisha për TVO.
Sipas tij, numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë është i madh.
“Do të ndihmohen familjet më gjendjen më të vështirë ekonomike”.
Ai tregon se kërkesat e këtyre familjeve janë për gjëra elementare ushqimore.
Shoqata “Nëna Terezë”, edhe gjatë këtij viti do ta realizojë edhe projektin e ndërtimit të shtëpive për familjet e pastreha, ndihmë kjo e vazhdueshme e Shoqatës Nëna Terezë në Zvicër./PrizrenPress.com/