Çeku mburret me qeverisjen, liston 250 investime të kryera dhe në realizim

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku përmes një postimi në Facebook ka listuar investimet në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë, siç tha ai, të përfunduara dhe në realizim.

Ai theksoi se vendi ynë sot ka më shumë qendra të kulturës e palestra të sportit dhe siç tha, monumente të mbrojtura e hapësira për të rinjtë.

Çeku u shpreh se janë përfunduar mbi 110 projekte kapitale, derisa sipas tij, rreth 80 projekte punimet vazhdojnë dhe janë drejt përfundimit.

“250 investime në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë (të përfunduara dhe në realizim). Me gjithë sfidat nga pandemia e inflacioni në pjesën e parë të mandatit, punët dhe investimet tona në infrastrukturë kulturore e sportive janë të pakrahasueshme me cilëndo periudhë paraprake. Vendi ynë sot ka më shumë qendra të kulturës e palestra të sportit, monumente të mbrojtura e hapësira për të rinjtë. Të gjitha në shërbim të artistit e sportistit, rinisë e fëmijëve, publikut dashamir të artit e sportit”.

“Përgjatë mandatit, kemi përfunduar mbi 110 projekte kapitale, derisa në rreth 80 projekte punimet vazhdojnë dhe janë drejt përfundimit. Gjithashtu, mbi 60 projekte infrastrukturore janë në procedurë projektimi ose prokurimi, ku punimet pritet të nisin së shpejti. Investimet tona janë shtrirë në 31 komuna”, ka shkruar Çeku.

Ai ka listuar projektet e përfunduara dhe ato në realizim:

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit