Hapet ura e madhe e Kukësit|Video

Është hapur ura madhe e Kukësit. Në hapje mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se ua është një vepër mbresëlënëse.

 

“Hapet ura e madhe e Kukësit, një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ura e varur në 310 metra gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, është një element prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50 metra. Ajo zëvendëson urën ekzistuese mbi lumin Drin e zhvendosur rreth 100 metra skiç në anën lindore të saj.

Ura është një vepër arti arkitekturore, me dy bazamentet prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

Ura ekzistuese do të kthehet në një relike që ka shërbyer për më shumë se 45 vitesh dhe nuk do të ketë lidhje as me autostradën as me rrugë dytësore.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit