Hasani: Kryeministri e presidentja të kërkojnë nga Trumpi që Gjykata Speciale të përfundojë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, beson që me administratën e Trump do të përshpejtohen procedurat në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Por, sipas tij, e rëndësishme është që krerët e shtetit ta kuptojnë që Gjykata Speciale është e padrejtë dhe të kërkojnë nga Trumpi që ky proces të përfundojë.

“Do të përshpejtojnë procedurat, i kanë 4 vjet prapa grilave. Kur i shohim gjitha këto dhe takimet që ka pas presidenti Thaçi me presidentet amerikanë, ata i shohin si favore politike për zgjidhje. Unë besoj që pavarësisht se kush do të jetë si misionar që do të jetë për dialogun, do ta ketë edhe këtë ndikim. Por e para duhet të jetë që Ministria e Jashtme, kryeministri, presidentja ta kuptojnë që kjo gjykatë është e padrejtë. Dhe këta duhet të kërkojnë nga Trump që ky proces të përfundojë, sepse krijimi i Gjykatë Speciale është bërë nën ndikimin e amerikanëve në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hasani në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ish-i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grennell, pas zgjedhjeve në ShBA, kishte thënë se nëse i fitojnë zgjedhjet do të punojnë për lirimin e ish-presidentit Thaçi.

Trump ka fituar garën për president të ShBA-së në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit