10.3 C
Prizren
E hënë, 23 Nëntor, 2020

Mbi 300 mjekë të papunë, 9% e personelit mjekësor me Coronavirus

Më shumë se 300 mjekë në Kosovë llogariten të jenë papunë, prej të cilëve sipas statistikave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 60 për qind e tyre mendojnë largimin nga Kosova, raporton Ekonomia Online.

Në mesin e tyre, sipas kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, bëjnë pjesë edhe shumë specialistë, të cilët në pamundësi ta gjejnë një vend pune, të ardhmen e tyre e shohin jashtë Kosovës.

Teksa ka folur për këtë dukuri, Sejdiu u ndal te specializimet e mjekëve, duke shtuar se nëse ky proces dështon sa i përket 100 mjekëve atëherë e vetmja alternativë e tyre do të jetë kërkimi për një vend punë në vendet e Evropës.

“Mendoj që deri në këtë moment janë 300 mjekë të cilët janë specialist të rinj dhe mjekë të punësuar dhe të papunë të cilët vetëm se kanë kërkuar apo janë larguar. Rreth 60 për qind e mjekëve mendojnë që në hapjen e parë të portave presim që 300 deri në 400 mjekë të na largohen. Tash me këtë konkursin që e ka bërë Ministria e Shëndetësisë për punësim të përkohshëm me iu ardhur në ndihmë sa i përket kapaciteteve të cilat i kemi të limituara dhe ka nevojë për mbështetje dhe një pjesë e punës së mjekëve mund të monitorohet”, u shpreh ai për EO.

“Çështja e pagesës ka qenë problem i tretë, mirëpo të tjerat kanë qenë kushtet dhe specializimet. Nëse hapen specializimet dhe nëse ai proces do të jetë i drejtë atëherë do të ketë shpresë që të pranohen. Por nëse ky proces dështon sa i përket 100 mjekëve atëherë është punë e kryer dhe ne do ti humbasim këta mjekë të rinj”, shtoi Sejdiu.

Sejdiu ka folur edhe për pandeminë, teksa thotë se me rritjen e numrit të mjekëve të infektuar në Klinikën Infektive, është shtuar edhe lodhja e tyre, të cilët për muaj të tërë kanë qenë në vijën e parë të frontit.

Mirëpo sipas Sejdiut, tashmë niveli i infektimit ka hyrë brenda personelit mjekësor dhe është e pamundur të evitohet.

“Një çështje që është evidente te mjekët është lodhja, e cila ka filluar të shfaqet jo vetëm nga ana fizike por edhe psikike tek mjekët të cilët për katër muaj kanë qenë në vijën e parë të frontit dhe brenga jonë është tek mundësia dhe riorganizimi dhe rifreskimit i këtyre kuadrove sidomos në Klinikën Infektive dhe Institut. Në disa sektorë është e pamundur të bëhet një rifreskim. Më nuk ka front të parë sepse niveli i infektimit të personelit mjekësor është rritur dhe e kemi brenda institucioneve shëndetësore, sepse të gjithë jemi në frontin e parë”, shtoi Sejdiu.

Mes tjerash, Sejdiu theksoi se 9 për qind e personelit mjekësor janë të infektuar dhe janë në vetizolim.

“9 për qind e të infektuarve janë personel mjekësor nga ta tek mjekët arrin nga diku 35 deri në 40 mjekë të cilët janë të infektuar. Një pjesë  e tyre 90 janë të shëruar dhe janë kthyer mbrapa ndërsa 30 mjekë janë të infektuar dhe janë në izolim. Ne nuk diskutojmë sa i përket pagesave”, shtoi ai.

Ai tha se nuk kanë informata se a i kanë marrë të gjithë mjekët pagat nga Pakoja Emergjente, duke shtuar se menaxherët janë përgjegjës për listat.

Sipas tij, Oda e Mjekëve dhe Federata e Sindikatave kanë bërë kërkesë nga Qeveria sa i përket  pagave shtesë për mjekët.

Tutje, Sejdiu theksoi se do të mbahen protestat, ku edhe do t’i shprehin pakënaqësitë e tyre.

“Nuk kam informata a i kanë marrë të gjithë mjekët pagat nga pakoja emergjente, sepse një pjesë e tyre kanë qenë në shtëpi. Dhe ka pasur pakënaqësi edhe aty me menaxherët sepse pikërisht ata i kanë bërë listat”.

“Tani jemi në një fazë të anulimit të Ligjit për Pagat, dhe jemi mbledhur të gjitha Odat bashkë me Federatën e Sindikatave dhe kemi bërë kërkesa konkrete nga qeveria, ku njëra nga ato kërkesa ka qenë që brenda dy javë ditësh të merret vendim nga qeveria për pagesa shtesë që të arrihet niveli i shumës monetare të cilat janë paraparë me ligjin e pagave që është eliminuar”, u shpreh Sejdiu.

“Ne do t’ia arrijmë që me 1 nëntor të aprovohet ky ligj bashkë me buxhetin për vitin 2021 kështu që vitin e ardhshëm të fillojmë me pagat e rregullta. Qeveria veçse ka bërë apel që të aprovohet buxheti në Kuvend. Ne në greva nuk do të hyjmë, por protestat do të mbahen me siguri, ku do ti shprehim pakënaqësinë tona”, shtoi Sejdiu.

- Advertisement -

Më Shumë

Hasi cak i hajnave, vjedhin stoli ari edhe në fshatin Lukinjë

Hasi është bërë cak i hajnave. Pas vjedhjes në fshatin Romajë, ata kanë vjedhur edhe në fshatin Lukinjë. “Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur me...

Vdiq nga virusi, kryepopi serb u përcjell me puthje nga mijëra ortodoksë në Beograd

Në një deklaratë me shkrim nga Kisha Ortodokse Serbe, u raportua se Irinej(kryepopi), i cili kishte qenë për një kohë në trajtimin e koronavirusit,...

‘Bëmë baba të të ngjaj’, djali i Ronaldos shkëlqen me pionerët e Juventusit

Cristiano Ronaldo nënshkroi për Juventusin dy vjet më parë, dhe djali i tij Cristiano Junior arriti me të në shkollën e të rinjve te...

Ikballe Huduti: Revolucioni islamik në Iran ishte pikë kthese për një grup njerëzish në Prizren

Ikballe Berisha Huduti ka lindur dhe shkolluar në qytetin e Prizrenit. Ka mbaruar Medresenë dhe më pas ka studiuar letërsi. Ikballja për publikun në Kosovë...

Publikohen pamje të formës fenomenale të Mike Tyson

Janë publikuar pamjet e para të Mike Tyson në veshje sportive para meçit të rikthimit, transmeton Insporti. Në më pak se dy javë, 54 vjeçari...

Plagoset një 19 vjeçar në Prizren

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot në Prizren, i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo i njëjti është identifkuar nga policia. Lajmin për Gazetën...

Vdiq ish-peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, dyshohet se ishte prekur me Covid-19

Një nga ish0peshkopët më të njohur të Kishës Ortodoske serbe Artemije ka vdekur. Para se të shkarkohej ai ishte përgjegjës për Kosovë. Disa media...

Specialja lëshon njoftimin e fundit për Thaçin,Veselin, Selimin e Krasniqin

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për të njoftuar lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit...

Prizren, 27 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 469 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 18.347 raste, kurse...

Spitali i Prizrenit arrin numrin më të lartë të pacientëve të hospitalizuar nga fillimi i pandemisë

Gjendja në Spitalin Rajonal të Prizrenit është mjaft e rënduar sa i përket pacientëve me coronavirus. Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj ka thënë se...

Një mami ‘cool’ si Kylie Jenner

Ajo njihet për jetesën dhe stilin luksoz që shfaq përmes imazheve në rrjete sociale. Është Kylie Jenner e cila për secilin postim të saj merr...

Prizren: Goditi me veturë këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes, Gjykata i cakton një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit V.B, i cili e kishte goditur...

Nënkryetari i Prizrenit: Rezultatet për COVID-19 po na vijnë pasi po i varrosim të ndjerët

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu thotë se në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë rreth 1400 raste me coronavirus. “Fatkeqësisht 85 prej...

Totaj i PDK’së: Do të ishte mirë që Haradinaj të na e kthente borxhin nëse nxjerrim kandidat për president

Nënkryetari i PDK’së, Shaqir Totaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se do të ishte mirë që AAK’ja e Haradianjt do...

Vaksina anti-Covid, a do të mbetet ndonjë shtet pa e marrë?

Nga Alice Cuddy, BBC Ekspertët e shëndetit kanë deklaruar se zgjidhja e vetme për pandeminë e koronavirusit është një zgjidhje e përbashkët globale. Deri më tani janë...

Shpërthen Messi: Jam lodhur duke u fajësuar për problemet e të gjithëve

Lionel Messi ka reaguar ashpër ndaj komenteve të bëra nga Eric Olhats, ish-menaxheri i Antoine Griezmann, se gjoja argjentinasi është fajtor për dështimin e...

Lajmet e Fundit

Prizren, 53 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse...

12 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të...

Ish-futbollisti i Genk vdes në mënyrë tragjike

Mbrojtësi i Mamelodi Sundowns Anele Ngcongca vdiq tragjikisht në një aksident me makinë të hënën. Siç ishte raportuar më herët nga KickOff.com, Ngcongca ishte në...

Plagoset një 19 vjeçar në Prizren

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot në Prizren, i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo i njëjti është identifkuar nga policia. Lajmin për Gazetën...

Malishevë, vidhet arka me para në barnatore

Në rrugën ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë është vjedhur arka e një barnatoreje. Në raportin e policisë thuhet se personi i cili ka raportuar rastin, ka...