13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mbyllen lokalet, fillon protesta e gastronomëve të Kosovës

Ka filluar protesta e thirrur nga gastronomët e Kosovës.

Dyer të lokaleve të shumta janë mbyllur para pak minutave, teksa përfaqësues e punëtorë të shumë lokaleve janë mbledhur në shesh saktësisht para objektit të Qeverisë së Kosovës.Në mënyrë simbolike pronarët e kafiterive do t’i lënë çelësat e lokaleve të tyre para objektit të Qeverisë, raporton Indeksonline.

Numër i madh i përfaqësuesve të gastronomisë në vend tashmë janë vendosur në shesh duke kërkuar që t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Përfaqësues të gastroniomisë ditë më parë kanë deklaruar  se protesta mbahet si pasojë e masave të ndërmarra për shkak të COVID-19 dhe mos dhënies së ndihmave ekonomike.

“Po punojmë me rreth 40 për qind të kapacitetit. Punëtorët po i paguajmë njëjtë, edhe pse po punojmë deri në orën 21:00, qarkullimi ka rënë. Të paktën mos t’i ndalojnë subvencionet e punëtorëve prej 170 eurosh”, është shprehur ai më herët.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ditët në vijim do të rishqyrtojë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndër masat që do të rivlerësohen, do të jetë edhe gastronomia./Indeksonline/

 

Më Shumë

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni Policor në Prizren vazhdon angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit publik dhe ekzekutimin e urdhërave gjyqësore. Sot, më 26 prill 2024, një operacion...

Lajmet e Fundit