Suharekë, shpërthen zjarri në një zdrukthëtari

Në fshatin Semetisht të Suharekës, të dielën rreth orës 05:20 një zdrukthëtari është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura, transmeton PrizrenPress.

Policia ka njoftuar se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në zdrukthëtarinë e tij. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport./PrizrenPress.com

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit