15.4 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Ministria e Financave prezanton Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e saj pritet të jetë 1.26 miliard euro

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritet të jetë 1.26 miliardë euro.
Bislmi ka theksuar se kjo pako do të ketë ndikim të përgjithshëm në ekonomi.

“Është krijuar grupi punues për dizajnimin e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, me përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, ministrive relevante, Bankës Qendrore, Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, komunitetin e biznesit dhe ekspertët e jashtëm.

Nisur nga inputet e tyre është dizajnuar pakoja që ka një ndikim të përgjithshëm në ekonomi në masën prej 1.26 miliard eurove me periudhën e plasimit ekonomik prej 24 muaj, kurse me shtirje të kostos me pesë vitet në vijim”, tha Bislimi.

Ministri shtoi se fokusi kryesor i kësaj pakoje do të jetë mbështetja e secilit biznes me kredi, i cili gjatë kësaj periudhe pandemie ka pasur rënie të aktivitetit ekonomik.

“Fokusi kryesor i Pakos për Rimëkëmbjes Ekonomike do të jetë mbështetja e secilit biznes me kredi, i cili gjatë periudhë së pandemisë ka hasur në rënie te aktivitetit ekonomik. Megjithatë pakoja synon synimit primar, të dizajnon masa që qojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese, rritje të eksporteve, përmirësim të bilancit tregtar, rritje të punësimit dhe formalizmit, përmirësim i strukturës së Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe të ngjashme”, u shpreh Bislimi. /Telegrafi/

Më Shumë

Rahovec: LDK prin me votat e diasporës

Në komunën e Rahovecit janë numëruar 100% e votave të mërgatës. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, kandidati më i votuar nga diaspora është Burim...

Sot protestohet në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Sot, nga ora 17:00 sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët...

Lajmet e Fundit