29.3 C
Prizren
E martë, 11 Gusht, 2020

MTI synon ta rikthejë vendimin për zonën e Malishevës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë synon ta rikthejë vendimin e shfuqizuar nga Qeveria Kurti për zonën ekonomike në Malishevë, derisa ka në plan që sivjet t’i nisë punimet në zonën ekonomike amerikane në Gjakovë.

Ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi, thotë se në mandatin e tij, fokusi kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendor, mbrojtja e konsumatorit dhe mbështetja e eksportit, derisa shton se ka në prioritet edhe zbatimin e Ligjit për investime strategjike dhe krijimin e zonave ekonomike.

“Zona e Malishevës e cila është shfuqizuar në një mbledhje të natës pa ndonjë analizë, unë mendojë që ka qenë një vendim politik, më shumë sesa një analizë ekonomike. Ajo zonë ekonomike i duhet asaj pjese dhe atij regjioni për faktin se duke pasur parasysh edhe misionin e zonës. Misioni i saj është drejtpërdrejt mundësi apo e dedikuar për diasporën. Kështu Malisheva ka shumë biznese që punojnë jashtë vendit dhe për këtë t’iu jepet mundësia që investimet e tyre, një pjesë të tyre ta investojnë në vendin dhe komunën e tyre. Andaj, kjo zonë ka pasur tragete kryesisht diasporën. Pastaj zonat tjera që tashmë jemi në kohë pandemie, ka një neglizhencë të punimeve për shkak të pandemisë, pastaj të buxhetit… Po ashtu tek zonat tjera siç është ajo e Gjakovës, besoj në një të ardhme të afërt do të shqyrtohet mundësia e fillimit të punimeve”.

Ministri i MTI-së, Krasniqi ka folur edhe për rëndësinë e investimeve strategjike, ku sipas tij, Ligji për investime strategjike duhet të bëhet një plotësim-ndryshim për shkak të mosfunksionimit të këtij ligji dhe burokracive të tepruara.

“Diku 27 biznese kërkues për investitorë strategjik kanë bërë kërkesat e tyre në Ministri, deri më tani vetëm dy investitorë kanë marrë statusin e investitorit strategjik e që unë them që nuk është mjaftueshme, duke pasur parasysh numrin e kërkesave të cilat janë”.

Krasniqi po ashtu ka thënë se në këtë kohë pandemie ka pasur parregullsi në tregun vendor për ngritje të çmimeve dhe mallra me afate të skaduar, ku inspektoratit i kësaj Ministrie ka marrë masa adekuate dhe hetimore për shkak të mallrave me afat të skaduar dhe ngritje të çmimeve.

“Sigurisht që ka pasur momente të mos përputhjes për shkak të pandemisë dhe mos furnizimit të rregullt të dyqaneve. Sigurisht që ka pasur pakënaqësi, sepse ne kemi këtu departamentin e mbrojtjes së konsumatorit me të cilin është ndërtuar një program me thirrje online, ku janë shfaqur shumë shqetësime dhe ankesa. Prej tyre diku 50 përqind kemi arrit t’i shqyrtojmë dhe janë inspektuar nga inspektorati i MTI-së, si dhe për t’i adresuar pastaj me hetime aty ku ka pasur nevojë për t’u hetuar… Mirëpo tek afati dhe skadimit dhe të tjera kemi pasur më shumë pakënaqësi, ndërsa sa i përket çmimeve ka pasur ngritje të çmimeve”, thotë Krasniqi në një intervistë për media.

Si MTI, Krasniqi tha se janë në përpjekje për të ofruar lehtësira për naftëtarët në veprimtarinë e tyre, në të njëjtën kohë janë të përkushtuar të kërkojnë edhe cilësi dhe çmime të pa manipuluara për konsumatorët e vendit.

- Advertisement -

Më Shumë

E ARDHMJA ËSHTË KËTU përkundër të gjitha vështirësive

8 filma do të shfaqen në mbarë botën përmes platformës online të edicionit të sivjetmë të DokuFest. Udhëheqësi i DokuLab, Eroll Bilibani flet për...

Duke ndodhur: Zyrtarët e Qeverisë publikojnë foto duke ekzekutuar 170 eurot për punëtorët

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen teksa zyrtarët e Qeverisë po ekzekutojnë 170...

Ngasësi nën ndikim të alkoolit kanos policët në Prizren

Në Prizren mbrëmë është arrestuar një person, i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, ishte ndalë nga njësiti policor, por gjatë identifikimit...

Kosova nëpër fotografi

Bukuritë e Kosovës, sidomos ato malore janë vërtet pamjet që do të donit të ktheheni prapë. Natyrën dhe liqenet po ua ofrojmë nëpërmjet fotografive të...

Arrestohen dy pronarë të lokaleve në Landovicë të Prizrenit

Dy pronarë të lokaleve janë arrestuar në fshatin Landovicë të Prizrenit. Ata dyshohen për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë. Sipas policisë, të dyshuarit janë zënë...

Suspendohet zyrtari i Policisë në Prizren, u zu duke bërë seks në motel

Është suspenduar polici që është zënë gjatë detyrës zyrtare duke bërë seks në një motel në Prizren. Rastin në fjalë për GazetaBlic, e ka konfirmuar...

Hoti kërkon përgatitje për fillimin e vitit të ri akademik, për vitin shkollor mbeten tri opsione

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ka kërkuar nga të nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e...

Televizioni dhe biznesi, çfarë po ndodh me Ilda Bejlerin

Prej disa muajsh, moderatorja e programeve sportive, Ilda Bejleri, është shkëputur nga ekrani për arsye që deri më sot nuk ishin të ditura. Këtë...

Dasma në Kosovë në kushte pandemie: Secilit dasmor i matet temperatura

Edhe pse të ndaluara në kohë pandemie, dasmat në Kosovë po vazhdojnë të mbahen, madje disa kanë vendosur që të përkujdesën për mysafirët përmes...

“Emri i presidentit kalon nga zyret e LDK-së”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se emri i kryeministrit dhe i presidentit të Kosovës kalojnë nëpër zyret e LDK-së. Ai komentoi deklaratën e...

Rrahje në Korishë të Prizrenit

Dy persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Korishë të Prizrenit. Njëri prej tyre është i mitur. Policia njofton se gjatë rrahjes është përdorë edhe...

Këta janë dy laboratorët e licencuar në Prizren për testime të COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka licencuar 29 laboratorë për të kryer testime për COVID-19. Në Prizren...

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Champions League

Pas përfundimit të dy ndeshjeve të fundit në raundit  1/16-ave, të cilat u luajtën mbrëmjen e sotme, ku kualifikuan Barça dhe Bayern Munich pasi...

Conte flet pas kualifikimit në gjysmëfinale

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se skuadra e tij dëshiron t’i shkojë deri në fund Ligës së Evropës, pas kualifikimit në gjysmëfinale...

Sot shteti ndau 22 milionë euro nga pakoja emergjente

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 22 milionë euro nga pakoja emergjente fiskale. Në një përgjigje për KOHËN, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka...

Veliaj niset drejt Turqisë për kurim nga COVID-19

Prej 28 korrikut kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, është konfirmuar me koronavirus. Pas publikimit të lajmit, Veliaj informoi se ishte karantinuar në banesën e tij...

Lajmet e Fundit

SHBA-ja i përgjigjet Rusisë: Qëllimi është të kemi vaksinë të sigurt, jo kush i pari

Sekretari amerikan për Shëndetësi, Alex Azar, ka reaguar ndaj njoftimit të Rusisë pas aprovimit të “vaksinës së parë në botë” kundër koronavirusit. “Qëllimi s'është të...

Hoti kërkon përgatitje për fillimin e vitit të ri akademik, për vitin shkollor mbeten tri opsione

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ka kërkuar nga të nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e...

6 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

Prizren, 30 ditë paraburgim për burrin që rrahu gruan dhe vajzën e mitur

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fushë

Drita e Gjilanit do të kërkojë kualifikimin në fazën eliminatorë të Champions League dhe për këtë duhet të mposhtë skuadrën e Linfield, kampione e...