22 C
Prizren
E hënë, 6 Korrik, 2020

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se prishja e një anshme e koalicionit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dëshmon për paqëndrueshmërinë e partisë që drejtohet nga Albin Kurti.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Mustafa ka thënë se krerët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vepruar njëjtë edhe përgjatë koalicionit në nivelin qendror, duke marrë vendime të një anshme dhe në mënyrë arbitrare.

“Prishja e njëanshme e koalicionit flet për paqëndrueshmërinë e VV’së. Ata kështu vepruan edhe në koalicionin në nivel qendror, duke ndërmarrë veprime të njëanshme dhe arbitrare”, ka thënë Isa Mustafa për Express.

Kreu i LDK’së ka thënë se Haskuka është në krye të Komunës së Prizrenit falë mbështetjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa e ka paralajmëruar atë se në zgjedhjet e ardhshme LDK do të rikthehet në pushtet në Prizren.

Mustafa thotë se tashmë me degën e LDK’së në Prizren udhëheqin njerëz që punojnë për LDK’në dhe jo për parti të tjera.

“VV e ka fituar Prizrenin falë mbështetjes së degës së LDK’së në Prizren. Në zgjedhje e reja, LDK do ta fitojë Prizrenin, sepse tani degën atje e drejtojnë njerëzit që nuk punojnë për parti tjera, por janë të përkushtuar për LDK’në dhe qytetarët”, ka përfunduar kreu i LDK’së për Express.

Prishjen e koalicionit në mes të Vetëvendosjes dhe LDK’së në Prizren e ka konfirmuar edhe Anton Quni i cili drejton degën e partisë në qytetin historik.

Quni për Express ka thënë se ka marrë një letër nga kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, se ka vendosur që në mënyrë të njëanshme ta prishë koalicionin me LDK’në për shkak të zhvillimeve të fundit politike në nivelin qendror.

“Para dy ore e kam pranuar letrën nga kryetari Haskuka, në të cilën ai një anshëm më ka njoftuar se ka shkëputur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që nënkupton se ka shkarkuar të gjithë drejtorët e LDK’së”, ka thënë Quni për Express.

Si pasojë e këtij vendimi Haskuka ka shkarkuar nënkryetarin e Komunës, Eshref Memajn, drejtorin e Urbanizmit, Fatmir Memaj, drejtorin e Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashin dhe drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshanin.

Këto zhvillime në Prizren vijnë pas acarimit të raporteve mes LDK’së dhe VV’së si pasojë e zhvillimeve të fundit të cilat rezultuar me rrëzimin e Kurtit me 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Avdullah Hotit në krye të qeverisë së Kosovës pas koalicionit me AAK-në dhe NISMA’n.

Me Degën e LDK’së aktualisht udhëheq Anton Quni. Para Anton Qunit LDK’në atje e ka drejtuar Haxhi Avdyli, i cili tashmë është deputet i LDK’së.

- Advertisement -

Më Shumë

Prizreni e ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19

Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 73 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 3 mijë e 64 numrin e përgjithshëm...

Era Istrefi mahnit sërish, bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Përveçse një këngëtare e suksesshme, Era Istrefi ka rënë në sy gjithmonë për stilin e veçantë që ka. Ajo eksperimenton shpesh me pamjen e...

152 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 16 raste në Prizren

Sot më 05 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika...

Haradinaj: Specialja sulmoi bazën e UÇK-së, së shpejti nisim peticionin për zhbërjen e saj

Propozim-aktakuza nga Prokurori i Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka...

Konfiskohet arma që dyshohet se u përdor në plagosjen e një personi në Suharekë

Policia në Suharekë ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është plagosur një person në fshatin Mushtisht. “Lidhur me rastin është konfiskuar një armë...

Messi thyen tjetër rekord në La Liga

Lionel Messi po kalon në një formë të shkëlqyer, përkundër rezultateve jo aq të mira të Barcelonës. Ylli argjentinas ka shtuar mbrëmë dy asistime në...

8 raste të reja me COVID-19 në Prizren, 5 në Rahovec dhe 2 në Suharekë

117 TË SHËRUAR DHE 114 RASTE ME COVID-19! Sot më 03 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Avdyli thotë se anulimi i Ligjit për Paga është “një shuplakë fytyrës” për mjekët

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të vendimit për Ligjin...

Mamushë: Babai mbyt aksidentalisht fëmijën me traktor

Një fëmijë 10-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja tragjike ka ndodhur në komunën e Mamushës. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama sot takohet me këta politikanë kosovarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike. Rama do...

‘Agjentët janë duke ëndërruar për një dyshe Messi-Ronaldo te Juventus’

Ish-sulmuesi i Barcelonës , Rivaldo ka dhënë disa versione mbi atë se çfarë mund të ndodh nëse Lionel Messi vendos të largohet nga “Camp...

Kanye West i bëri Kimit dhuratën më të lirë

Kim Kardashiani dhe Kanye Westi janë shumë të pasur. Janë aq të pasur sa kanë një shtëpi gjigante që kushton 60 mijë dollarë dhe...

Gjykata turke do të rishikojë statusin e Hagia Sofias

Gjykata më e lartë administrative në Turqi pritet të vendosë nëse Hagia Sofia në Stamboll mund të shndërrohet në xhami. Vendimi i Këshillit Shtetëror mund...

Humb betejën me COVID-19 edhe mjeku i dytë në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton për ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e...

Policisë së Kosovës do t’i shtohen pesë qen për zbulimin e armëve

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do t`i dorëzojë sot pesë qen Njësisë K9 të Policisë së Kosovës. Ngjarja do...

Malishevë, rrahen tre persona mes vete

Tre persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Incidenti...

Lajmet e Fundit

Camaj dhe Koliqi agjentë të shumëfishtë?! Apo Tare një konspiracionist manipulator?

Ermal Mulosmani Në blogun letrar “Peizazhe të fjalës” sot u publikua një material mjaft voluminoz me dokumenta arkivore dhe plot arsyetime nëntekstuale që përpiqeshin të implikonin...

Çfarë po ndodh me shqiptarët?

Shkruan: Avdi Ibrahimi Çuditërisht vështir të gjejmë qetësinë, sa nga armiku i jashtëm Serbia, e sa nga armiku brendshmëm i llojit tonë neotitist, e të...

Rifillon gjykimi për korrupsion, deklarohen të pafajshëm kryeshefi i INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit

Kryeshefi ekzekutiv i INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorë të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu e Visar Islamaj,...

Vdes një 83 vjeçare prej koronavirusit, viktima e tretë sot në Kosovë

Një 83 vjeçare nga komuna e Fushë Kosovës ka ndërruar jetë sot pasi është prekur nga virusi Covid-19. Kjo është vdekja e tretë e...

Paralajmërimi i ‘zjarrtë’ i Taynës për këngën e re

Ndonëse i mungoi ndjekësve të saj, Tayna po kthehet me një projekt të ri muzikor. Ajo në Instagram ka hedhur një foto të shkëputur nga...