Nata e fundit e “lirisë” në Londër, policët dalin nëpër rrugë – pabet dhe restorantet mbyllen pas orës 22:00 si masë kundër COVID-19

Forca të shumta të policisë kanë dalë mbrëmë rrugëve të Londrës për të parandaluar tubimin e më shumë se gjashtë personave, si dhe të sigurohen se janë mbyllur të gjitha pabet dhe restorantet pas orës 22:00.

Por gjërat dolën nga kontrolli në Londër, kur policët u kërkuan qytetarëve nëpër bare të dalin para orës 22:00, transmeton Telegrafi.

Policia londineze ka kryer disa arrestime ndaj personave që nuk i bindeshin urdhrave që pabet të mbyllen në ora 22:00 – dy orë para se i tërë qytetit të futej “në nivelin e dytë” të “rrezikut të lartë”.

Ata gjithashtu kanë shpeshtuar patrullimet në afërsi të pabeve për shkak të “shkeljeve të masave mbrojtëse”, ku është bërë e ditur se janë të gatshëm të parandalojnë çfarëdo eskalimi të situatës.

Kjo është nata e fundit “e lirisë” në Londër, pasi që nga sot hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese me të cilat synohet luftimi i përhapjes së mëtejme të COVID-19.

Zyrtari policor Matt Twist ka bërë të ditur për Evening Standard, se është një moment kritik në luftën e Londrës kundër virusit vdekjeprurës.

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Lajmet e Fundit