6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Në Krushë të Madhe nisin punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”

Në kuadër të projektit “Shtigjet e Ecjes”, kanë filluar punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”, në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Marsi i vitit 1999, për ne dhe brezat pas nesh është edhe një dëshmi e një faqeje lavdie e historisë së shkruar me gjak trimash. Në këtë pjesë ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”, kanë kaluar edhe shumë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, djemtë e bashkuar që u besatuan për të qëndruar stoikisht në pozicione të luftës e nderit, deri në fund”, thuhet në komunikatë.

Po në këtë zonë të Krushës së Madhe, në marsin e vitit 1999, qenë strehuar edhe shumë banorë të fshatit dhe Rahovecit me rrethinë, ndaj ndërtimi i shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”, po e shndërron këtë vend të larë me lot, dhimbje e gjak, në një zonë të veçantë të kujtesës historike, të trashëgimisë e zhvillimit.

“Për të përjetësuar kujtimin e të rënëve për idealet e lirisë së atdheut është detyrë e secilit prej nesh, të shpalosim gjithnjë e më shumë projekte dhe krijime të reja si dhe çdo vlerë tjetër që na identifikon si komb, ndaj atyre që kësaj zone ia dhanë shpirtin, peshën, rolin, vlerën, jehonën dhe kujtimin e përjetshëm ne të gjallëve-brezave që do të jetojnë në këtë truall. “Lulet e Marsit”, janë lulet më të bukura sepse kanë aromë gjaku, marsi i vitit 1999, ishte një tregues i qartë se Krusha është simbol i sakrificës sublime, simbol i lirisë së Kosovës. Të përkulemi para veprës së atyre të cilët u përjetësuan për qëllimet dhe idealet e lirisë së atdheut”, ka thënë Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit.

Më Shumë

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit