17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Nuk mbarojnë telashet për Neymar, 34.6 milionë euro borxh shtetit spanjoll

Futbollisti brazilian Neymar, me një borxh prej 34.6 milionë euro, ka hyrë në listën e mos paguesve të botuar sot nga Agjencia e Taksave në Spanjë dhe që përfshin borxhet dhe gjobat në pritje të pagesës nga 31 dhjetori 2019 për më shumë se 1 milion euro.

Në fund të vitit të kaluar, një total prej 3,930 njerëz dhe kompani ishin në këtë situatë borxhi, e cila përfaqëson 2.4% më pak se një vit më parë dhe 19% më pak se në listën e parë, të botuar pesë vjet më parë.

Dhe mes tyre është edhe ylli i PSG. Disa nga kompanitë që janë në këtë situatë janë Ros Roca Inox, Gas Gas Motos, Gomà Camps, Sati, Hostelería Unida, Fotoprix, Nozar Spanair dhe Jofré.

Neymar është individi me vëllimin më të lartë të borxhit në të gjithë listën. Një tjetër nga atletët që shfaqet është Sito Pons, një ish-kampion motoçiklizmi, i cili ka borxh 1.95 milion euro.

Më Shumë

Vetëm në muajin mars, diaspora i dërgoi 112 milionë euro në Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare...

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Lajmet e Fundit