6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

A po dëmtohet Kosova edhe nga ata që ndihmuan shtetësinë e Kosovës?

Shkruan: Qazim THAÇI

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Mathavv Palmeri,i cili ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të dy shteteve, të Serbisë dhe Republikës së Kosovës me të cilët ka biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Burime të shtypi serb thuhet se Mathevv Palmer u ka thënë krerëve të shtetit të Republikës së Kosovës “A jeni të gatshëm të jepni diçka në këmbim të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë’?

Kjo siç duket i vë pikë gjithë kësaj “zjarrmie” brenda politikës së Kosovës. Ku tashmë, krahu opozitar të thuash se ka marrë edhe përgjigjen edhepse e kanë pasur të ditur. Mirëpo, këtu liderët kosovarë tashmë kanë ngelur para një aktit që mund ti bëjnë pyetje vetes.

“A po dëmtohet Kosova edhe nga ata që e ndihmuan shtetësinë e sajë?’.

Pse kjo së pari kjo detyron liderët Kosovar si; Thaçi,Haradinaj,Veseli,Limaj, Pacolli, e pse jo edhe Mustafa e Kurti,që të përbashkohen bashkërisht edhe para botës demokratike të faktojnë se në këmbim të lirisë kundër robërisë së Serbisë mbi Kosovë kanë dhënë gjakun e dëshmorëve, mjera të tillë, gjymtyrët e martirëve dhe invalidëve të luftës,nënave bijave tona u është përdhunuar dinjiteti moral e shpirtëror, janë vrarë mijëra fëmëjë, e pleqë. Janë mijëra familje qe ende s’kanë ku derdhin lot për të afërmit e tyre pa varr e nishan.

Këto a nuk janë dhembje?

A nuk janë gjak?

A nuk janë shpirt, për të pasur lirinë?

Kosova, jo më pak se një shekull i ka dhënë Serbisë, djersë mundi gjak e çka jo tjeter, Prandaj, ju që e keni ndihmuar shtetësinë i keni ndihmuar ata bijë e bija të këtij kombi që patën guximin e kurajon që me një automatikë Poliçani që të vetëdijshëm që pas pesë plumbave u lakohet gryka t’i dalin para ,atij arsenali të madh të armatimi jugosllav. Sepse,ata kishin ardhur në pozitën ja vdekje ja liri.

Kjo e fundit mund të duhet prozaike. Por,këtë prozaike mund ta marrin vetëm ata infantil politik e njerëzor, që ose ishin pa ndjenja atdhetare e pa ndjenja shpirëtrore se Kosovës i duhej liria si drita e syve të ballit.

Rasti i fundit si Vasfije Krasniqi Gudman,e cila vetëm me një rikujtim të sajë e përloti, jo vetëm Kosovën por, edhe Ballkanin, Prandaj, z Palmer, a mendon një realiet të hidhur sikur të gjitha nënat e vajzat kosovare të dhunuara të deklaroheshin athua do të pyesnit Kosovën “A jeni të gatshëm të jepni diçka në këmbim të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë’ Jam i bindurf se Jo, sepse po të mësonit të vertetën e hidhur barbare edhe vrasjen e foshnjeve edhe në bark të nënave kosovare do të përloteni edhe ju z,Palmer, E tek atëherë do të flitshit si thuhet me “dorë në zemër” dhe do të shkruanit e do ti thoshit Serbisë, Mos kërkoni nga Kosova asgjë ,por, dëmet ia ktheni dhe lirinë mos ja trazoni,,Jam i bindur për këtë.

Por,ndoshta ju duhen më shumë fakte të japin institucionet tona nga ajo luftë e fundit e Kosovës, Shteti Juaj i madh e i nderuar z Palmer në kohën kur duhej, ishte në krah të së vërtetës ,ishte në krah të Kosovës,Tani jemi në finalen e asaj mirësie .

Dhe na duhet konfirmimi i së vërtetës e ajo është Serbia t;ia kompensojë dëmet Kosovës , moralem fizike dhe juridike, Prandaj Serbia i ka borxh Kosovës e aspak Kosova nuk i ka asnjë, borxh Serbisë vrastare, i respektuari z Palmer dhe popull mik amerikan.

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

“Më shumë fliste për shqiptarët në Maqedoni, se sfidat e Kosovës”: Totaj tregon detaje për takimin me Kurtin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj interesant nga takimi me kryeministrin Albin Kurti. Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte...

Lajmet e Fundit