17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Demarkacioni: Pro apo Kundër NATO-s e Amerikës

SEREMB GJERGJI

Aprovimi behët më kushtin që në vitin 2030 për Zonat e Kontestuara të ri-diskutohen sërish ato zona të kontestuara. Me këtë vendim, Kuvendi i Kosovës i hapë rrugën një sërë procesesh me rëndësi për kombin tonë të ri.

Mos-aprovimi i DEMARKACION-it krijon edhe një ZBRAZTI të madhe ndërmjet ndihmesës/përkrahjes dhe shtrirjes STRATEGJIKE të NATO-s dhe Amerikës; dhe hapjes së rrugës së shtrirjes së influencës Serbo-Ruse në Kosovë.

Tash ne vendosim?! E rëndësishme është se në “Zonën e Kontestuar” nga institucionet udhëheqëse të Kosovës, nuk ka asnjë minierë, qytet, zonë strategjike apo ngjashëm, që nuk mund të pretë 10 vjet!

Kurse proceset e fuqizimit të shtetit nuk presin asnjë ditë.

Çka fitojmë me aprovim të DEMARKACIONIT – me kushtin e ri-negocimit të zonave të kontestuara?

Liberalizimi i vizave,
Forcim enorm të Sigurisë Kombëtare,
Anëtarësimin në NATO në vitin 2021,
Themelimin e ushtrisë nga 2020-2024,
Plotësimin e kushteve themelore të MSA-së,
Anëtarësimin në Kartën Ballkanike,
Anëtarësim në OKB në vitin 2020-2021.
Anëtarësim në BE në vitin 2028-2030.
Por, asnjëra në këto procese nuk do të fillohet nëse nuk e aprovojmë Demarkacionin, madje edhe me kushtin e ri-negocimit ne 2030. Mundësojmë rritjen e Sulmeve Terroriste, influencën Serbo-Ruse dhe zbehjen e fuqisë së BE-së dhe Amerikës në Kosovë.

Udhëheqësia e jonë/të zgjedhurit tanë, duhet ta kujtojnë se po e qojnë Kosovën drejt izolimit nga rruga Perëndimore. Në vitin 2030 Kosova do të jetë anëtar i NATO-s dhe BE-së dhe si pjesë e “Ligës së të Fortëve”, e ka shumë më të lehtë negocimin e secilit proces dhe secilit segment të lënë tash në gjysmë.

Kujtojeni se në vitin tjetër (2019) do të kërkojmë ndihmën direkte të Amerikës në kushtin që do ta paraqesë Serbia në njohjen e Kosovës si shtet. Askush tjetër s’mund të na ndihmoi. Andaj kush është kundër Amerikës sot, është kundër Kosovës nesër! Po tingëllon e ashpër, por kjo është e vërteta.

Bllokimet e filluar të udhëtimit jashtë vendit të çdo udhëheqësi kosovar përfshirë edhe familjet e tyre – është treguesi i parë se kush po e ndjekë rrugën kundër Amerikës dhe Perëndimit!

Më Shumë

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni Policor në Prizren vazhdon angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit publik dhe ekzekutimin e urdhërave gjyqësore. Sot, më 26 prill 2024, një operacion...

Lajmet e Fundit