4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Si fitohet Prizreni?!

Shruan: Abdullah Thaçi

Skena politike në vend është po aq e pa qëndrueshme sa vet arsyeja e të besuarit në parti politike. Distancimi nga një parti politike nuk nënkupton edhe distancim prej zhvillimeve politike në vend.

Edhe pse kisha dashtë të distancohem personalisht, sikur nga këto zhvillime nuk do të ishte varë e ardhmja jonë si shoqëri. Distancimi nga zhvillimet nënkupton lejimin e talljes, me të ardhmen tonë, nga matrapazët politik.

Prandaj, secili nga ne duhet të marr përgjegjësi personale, me resurset mentale dhe fizike që ja ka dhënë Zoti, e ta luftojë të keqën nga matrapazët që na përfaqësojnë në nivel vendimmarrës.

Ku do ku na bie hise të rrimë, kemi mundësi të dëgjojmë shqetësimet e shtresave të ndryshme për gjendjen ekonomike dhe politike në vend. Të gjithë në mënyrën e vet e thonë, kurrë nuk ka qenë më keq!

Por, ma keq nuk ka qenë as në Prizren?!

Për kundër divergjencave politike në nivel qendror, si do që perceptohet nga opinioni, niveli qendror e ka një opozitë e cila po gjen mekanizma juridik për të iu kundërvu pushtetit.

Për dallim prej qendrës, Prizreni është në gjumë total opozitar. Kjo, jo për arsyeje të iniciativave individuale, por për shkak të mos veprimit dhe koordinimit opozitar. Po të rrish individualisht me opozitarët e Prizrenit, nga ta do të kupton se punët nuk janë mirë. Ata i gjen të pa koordinuar përballë një pushteti ku kryetarin e komunës e ka të instaluar me vota të vjedhura dhe ku i njëjti me shumicën dërmuese të vartësve të tij janë të dënuar me vendim gjykate.

Ky kryetar përveç keqpërdorimit të detyrës zyrtare, për të cilën është i dënuar, ai njihet si kryetari i një qeverisje me moralin më të ulët në rajon. Vet ai është dokumentuar se me para publike, në një hotel në Amerikë, ka paguar faturën e filmave pornografik. E po ky kryetar i pa moralshëm, për veprime të ulëta në vendin e punës, ka suspenduar e mandej larguar nga puna pikërisht një vartës të tij!

Për të gjitha këto veprime, deri në degradim moral të një qeverisje lokale, nuk ka se të justifikohet heshtja dhe bashkëveprimi i këtij pushteti me eksponent të caktuar të opozitës brenda asamblesë lokale.

Bashkëveprimi i eksponentëve të “opozitës” me pushtetin e korruptuar dhe të degraduar moralisht nuk është pasqyra reale me të cilën reflektohet në opinionin prizrenas, ku shumica e qytetarëve as që besojnë se ka alternativë!

Përkundër kësaj, unë shohë një mundësi të madhe për kthimin e besimin dhe ndërrimin e pushtetit. Kjo duhet të bëhet me vullnet dhe sinqeritet.

Muaji qershor, është muaji kur Gjykata e Apelit, do të shqyrtojë vendimin në raport me klubin e të dënuarve në Prizren, me në krye Ramadan Mujën. Duke besuar në konfirmim vendimi, Prizreni brenda 45 ditëve nga ajo datë do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për këtë gjë, tash është koha, që liderët lokal të partive opozitare, të ulën dhe të japin mesazhin e fortë, i cili do të kthej shpresën për Prizrenin. Ata, për interesin e përgjithshëm duhet të pajtohen për një kandidat të përbashkët.

Ky rol, në këtë drejtim, me fuqinë politike që ka duhet të jetë i iniciuar nga kryetari i partisë më të madhe opozitare, kryetari i Degës së LDK-së në Prizren.

Personalisht e di, se gjetja e një kandidati të përbashkët nga opozita, më së paku i shkon për shtati një grupi të caktuar të njerëzve brenda Degës së LDK-së në Prizren. Ata, me fuqinë financier që kanë, të cilën e kanë rritur shumë fish nga pazaret me pushtetin e PDK-së, tentojnë të ndikojnë të kryetari i Degës së LDK-së. Ata, janë misionarët e deleguar, të kapur fort nga mafia, që do ta luftojnë fuqishëm që ideja e kandidatit të përbashkët opozitar të mos realizohet.

Iniciativa për këto takime është e drejtë legjitime e kryetarit të partisë, pa pas nevoje marrjen e miratimit nga askush. Në këtë aspekt, e drejta për ti mbledhur rreth një sofre të përbashkët i takon më të madhit.

Nga bashkëbisedimi me përfaqësues të partive opozitare në Prizren, ata në parim presin këtë lëvizje nga kryetari i Degës së LDK-së. Nëse ai i ka duart e lira për veprim, e që nuk është i kapur për ndonjë vegëze, duhet të filloj të reflektoj, pavarësisht mbështetjes që ka mund të ja jap dikush për tu bërë kryetar, e që sot provon ta kontrolloj dhe të ndikojë në vendimmarrjen e tij.

Personalisht besojë, se liderët lokal të opozitës e kanë para sysh se Ramadan Muja po ec i turpëruar nga karriga e pushtetit. Arsyet pse ai po ec nga ajo karrige janë të qarta. Ai nga aty po ec për shkak të denoncimit që një njeri, një ish asamblist i LDK-së me emrin Ridvan Hoxha ja ka bë klubit mafioz të këtij njeriu.

Ridvan Hoxha sot, për shkak të pa dëgjueshmërisë që ka pas nga sekserët brenda LDK-së, që edhe sot rrinë afër Dr. Haxhi Avdylit, për ta tërheq padinë kundër Ramadan Mujës, e në kundërvlerë për atë shërbim ta hap vetëm gojën dhe të kërkoj ç’far të ja do qejfi, ai nuk e patë bë.

Pavarësisht që sot vuan pasojat e këtij veprimi për mbrojtjen e interesit publik, ai edhe pse i pa punë, dinjitetshëm qëndron në shtëpi, por kur do që del në qytet fort ndershëm nderohet nga qytetarët e Prizrenit.

Prizrenit i duhet një njeri i ndershëm, që për nderin e të gjithëve ka sakrifikua vetën dhe familjen e tij.

Këtë radhë opozita e ka topin në terrenin e vet. Nëse ajo përballë PDK-së hynë e përçarë, me kandidat individual, atëherë një gjë është e sigurt, loja është e shitur ende pa ja fillua gara E tani, vet e paçi në qaf Prizrenin.

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Lajmet e Fundit