15.7 C
Prizren
E mërkurë, 28 Tetor, 2020

Përshëndetje emocionuese e Vedat Muriqit me Fenerbahcen – presidenti dhe legjenda e klubit turk me fjalë të mëdha për sulmuesin

Largimi i Vedat Muriqit nga Fenerbahce është përcjell me respekt, por edhe mërzi nga klubi i madh turk.

Si rrallë herë në futboll, ndarja e futbollist tonë me klubin e tij ka qenë vëllazërore dhe e ndjerë.

Pasi nënshkroi me Lazion, Muriqi është kthyer në Stamboll për t’u ndarë përfundimisht me ish-skuadrën e tij.

Nga ura e Stambollit, Muriqi është paraqitur në një video lamtumirëse me presidentin e klubit, Ali Koc dhe legjendën e futbollit turk, Emre Belezoglu.

Presidenti i klubit, Koc, ka thënë se në brendësi janë të thyer që Muriqi po largohet, pasi ai për një vit ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të klubit.

“Para nisjes së sezonit të ri, brendësia jonë është e thyer, pasi vëllai jonë do të largohet nga ne”.

“Edhe pse qëndroi vetëm një vit me ne, ne të gjithë shumë e deshëm, tifozët e deshën, pasi me zemrën e tij të madhe bëri gjithçka çfarë mundi për Fenerbahcen. E kemi të vështirë që ta plotësojmë vendin e  tij. Besojmë që edhe në Itali, sikurse qe ka pasur ngritje edhe atje do të shkëlqejë. Rruga e mbarë i qoftë, zoti e ndihmoftë. Në emër të Fenerbahces i uroj më të mirat”, ka thënë Koc.

Vedat Muriqi dhe Ali Koc

Muriq në anë tjetër shtoi se ka qenë nder dhe krenari që të vesh një fanellë si ajo e Fenerbahces.

“Ta vesh këtë fanellë për mua ka qenë nder dhe krenari dhe për këtë ju falënderoj. Po filloj një aventurë të re dhe nuk kam dyshim që do të jeni me mua. Zemra ime është me ju dhe në fund të sezonit pres të bëhemi kampion. Ju dua të gjithëve dhe shihemi”, deklaroi Muriqi.

Në anën tjetër ish kapiteni Emre Belozoglu, ka shtuar se gjithmonë dera e klubit do të jetë e hapur për sulmuesin shqiptar.

“Si njeri dhe si lojtarë jam kënaqur të luaj me Vedatin. Unë besoj që zemrat tona gjithmonë do të jenë bashkë. Kjo derë është gjithmonë e hapur për ty dhe i uroj suksese në karrierë”, deklaroi ai.

Emre Belozogliu dhe Vedat Muriqi

Muriqi i ka mbushur arkat e klubit të Fenerbahces me 18 milionë euro. /Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

Tetë rregullat etike që duhet të respektohen në rast se gjendeni para Mbretëreshës së Anglisë

Nëse jeni një person fatlum mjaftueshëm sa vetëm të kaloni afër Mbretëreshës Elizabetë, këto janë rregullat të cilat duhet ti respektoni. Edhe pse këto rregulla...

Ku u “avulluan” dy milionë eurot e shtetit, çka dihet deri tash

Mbi 2 milionë euro të Thesarit të Shtetit janë zhdukur gjatë këtij muaji. Për këtë rast, deri tash është arrestuar një person, i cili...

Ministria e Kulturës publikon përfituesit e dy konkurseve për librin

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka aprovuar financimin e botimit të librave si dhe blerjes së tyre për vitin 2020, shkruan KultPlus. Konkursi i...

Propozimi i ri, korsi vetëm për gratë në autostrada

Kompania e sigurimeve britanike “Sheila’s Wheels” ka bërë një propozim interesant duke kërkuar korsi të veçanta në autostrada vetëm për shoferet gra dhe madje...

Kosova me mungesa ndaj Turqisë, por synon fitoren e radhës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) është njëra prej pesë ekipeve që i ka shkaktuar humbje Turqisë në ciklin aktual. Në hapje të kampanjës...

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Në shkollat e Kosovës, mësimi vazhdon të mbahet herë në shkolla e herë në platformën online, për shkak të situatës që po përballen me...

Guardiona mund të largohet nga City

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City. Trajneri spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën, e cila i skadon në vitin 2021. Kjo ka bërë...

Befason Toni Kroos: Ky është klubi më i mirë në botë

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Bayern Munich, ka folur për këta të fundit...

E thotë UEFA: Shqipëria luan miqësore me Kosovën në këtë muaj

Shqipëria pritet që të luajë një miqësore kundër Kosovës. Këtë e thotë faqja zyrtare e UEFA-së, edhe pse ende nuk është konfirmuar ora e...

“Unë si koordinator nuk mund që me snajperkën time të luftës t’i ruajë sistemet e ndjeshme të çdo institucioni”

Koordinatori Nacional për sulme kibernetike, Zafir Berisha, i ka reaguar Agron Demit nga Instituti “GAP”, i cili e bëri përgjegjës për vjedhjen e dy...

Edhe një vdekje nga COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të...

Nisma dënon vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga buxheti i shtetit

Partia Nisma Socialdemokrate e ka dënuar aktin kriminal te? vjedhjes se? mbi dy milionë eurove nga buxheti i Kosove?s. Kjo parti u ka bërë thirrje...

Rasti Dehari, Prokuroria Speciale: Do të zhvillojmë hetime të pavarura dhe profesionale deri në ndriçimin e plotë të rastit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve, 22.10.2020 dhe 23.10.2020, në Kosovë kanë qëndruar ekspertët e Qendrës Universitare...

Prokuroria Themelore në Prizren, 9 aktakuza kundër 10 personave

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza, kundër 51 personave, për vepra të...

Vaksina gjermane kundër Covid-19 shkakton reagim imunitar në testet paraklinike

Kompania gjermane e bioteknologjisë, “CureVac”, tha të premten se vaksina e saj e mundshme kundër koronavirusit e ka nxitur reagimin imunitar gjatë testimit paraklinik...

Turqia nis hetimet ndaj revistës “Charlie Hebdo”, pas publikimit të karikaturës së Erdoganit

Drejtoria Turke për Komunikim tha të mërkurën se autoritetet e Turqisë do t’i marrin të gjitha masat diplomatike dhe ligjore që janë të nevojshme...

Lajmet e Fundit

Ballkani arratiset në kreun e tabelës

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm i renditjes tabelare edhe pas xhiros së nëntë të kampionatit. Sot, skuadra nga...

Haskuka e Hajdari vizituan Qendrën për Shërbime të Integruara

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, sot kanë vizituar Qendrën për Shërbime të Integruara (QSHI)...

Ministria e Kulturës publikon përfituesit e dy konkurseve për librin

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka aprovuar financimin e botimit të librave si dhe blerjes së tyre për vitin 2020, shkruan KultPlus. Konkursi i...

Ish hotel “Selaniku” në Prizren bëhet pjesë e listës së monumenteve në mbrojtje të përkohshme

Ndërtesa e ish hotel “Selaniku”, gjendet brenda kufijve të Qendrës Historike të Prizrenit, në Zonën e I-rë, Zona Tradicionale e Dyqaneve. Qasja në ndërtesë...

Erjona Sulejmani lëshon “bombën”: Këtij futbollisti nuk i rezistoj dot

Ish-gruaja e futbollistit Blerim Xhemajli në një libër të saj ka treguar disa sekrete. Eriona Suleimani është një modele nga Kosova që ka bërë një...