11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Qeveria dyfishon asistencën sociale për mbi 24 mijë familje

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka thënë se mbi 24 mijë familje do të marrin dyfishin e asistencës sociale në Kosovë për tre muaj, tetor, nëntor dhe dhjetor.

Kryeministri Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kanë bërë të pamundurën që të jenë në krahë të qytetarëve.

“Kemi bërë të pamundurën që të jemi krahë i të gjithëve! Tani, mbi 24 mijë familje marrin dyfishin e asistencës sociale. #vazhdojme”, ka shkruar kryeministri Hoti në Facebook.

Ndryshe, të premten Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro, 200 milionë euro më pak se buxheti i vitit 2020. /Telegrafi/

Më Shumë

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Lajmet e Fundit