Shënohet rasti i parë i vdekjes nga pickimi i rriqrave në Malishevë

Një person i moshës 44-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e infektimit nga pickimi i rriqrave. Lajmi u bë i ditur nga vet komuna e Malishevës.

“Në natën në mes të së shtunës dhe të dielës, një person nga Komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Për gjashtë vite me radhë në Komunën e Malishevës, nuk ka pasur raste të vdekjeve me EHKK, ndërsa për pesë vite radhazi nuk ka pasur as raste të infeksionit. Vdekja I.B. (1976), është konfirmuar nga SHSKUK, përkatësisht drejtori Basri Sejdiu, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës, bazuar në të dhënat e deritanishme, tashmë i ndjeri, edhe pse i prekur me EHKK, nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës, ka pasur nevojë edhe për terapi me oksigjen.

Lidhur me rastin sot është mbajtur një takim urgjent i shtabit komunal për EHKK, si dhe çështja është trajtuar edhe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve

Më Shumë

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Totaj pret në Prizren ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen dhe ish-deputetin gjerman Volkmar Klein

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim miqësor ish-kongresmenin amerikan Robert D. McEwen, i njohur si Bob McEwen, aktualisht...

Lajmet e Fundit