3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Barca me Kupë të Mbretit

Barcelona rrëmben gjithçka edhe këtë sezon në Spanjë, duke mposhtur në Finalen e Kupës së Mbretit Sevillan me golat e Jordi Alba dhe Neymar në kohën shtesë.

Katalanasit rrezikuan shumë përballë andaluzianëve në “Vincente Calderon” ku luajtën për rreth 50 minuta me 1 lojtar më pak, por arritën të ruanin qetësinë duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë pas 90 minutave pa asnjë gol.

Shkëndijën e parë e dha Messi në minutën e 6, ndërsa Sevilla replikoi me Coke në të 17-ën. Një prej momenteve më delikate të ndeshjes u shënua në minutën e 36 kur Mascherano e la Barcelonën me 10 lojtarë pas ndërhyrjes së gabuar në dëm të Gameiros.

Ndërkohë, Pique ishte shumë pranë golit të avantazhit në minutën e fundit të pjesës së parë. Sevilla u rikthye në fushë e transformuar duke regjistruar një shtyllë me argjentinasin Banega, ndërsa në të 66-ën, Krichoëiak nuk ishte i saktë. Skuadrat u barazuan në numër lojtarësh vetëm në fundin e ndeshjes kur Banega u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes ndaj Messit në hyrje të zonës së rreptësisë por kapiteni katalanas nuk arriti të ekzekutonte saktësisht goditjen e dënimit duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë. 9 minuta nga rifillii i ndeshjes, Sevilla reflektoi lodhjen në këmbët e saj pasi linja mbrojtëse u kap në befasi nga asisti i Mesit për Jordi Alban që arriti ta ndalte topin në rrjetë.

Ishte Neymar ai qe dyfishoi pak momente me pas. Minutat deri në fund nuk dhuruan asgjë më shumë. Katalanasit konfirmohen dominues në Spanjë ku edhe Sevilla nuk arriti t’u rrëmbente trofeun e dytë më të rëndësishëm, duke u mjaftuar vetëm me suksesin në Europa League. 28 Kupa Mbreti për Barcelonën që lë pas Athletic Bilbaon me 22 dhe Realin e Madridit me 19.

Më Shumë

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Lajmet e Fundit