11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Prizren: Bunarfest publikon agjendën e plotë për edicionin e 14-të

 

Festivali tradicional i cili organizohet çdo vjet në qytetin e Prizrenit dhe shquhet me garën atraktive të lëshimit me goma në lum, Bunarfest, sivjet do ta organizojë edicionin e 14-të në datat 16-17 qershor.

Organizatorët e festivalit tashmë e kanë bërë publike edhe agjendën e plotë të këtij edicioni.

Festivali do të fillojë me aktivitetin mjedisor të pastrimit të lumit Lumbardhi të shtunën më 16 qershor nga ora 10:00, në bashkëpunim me vullnetarë dhe organizata të tjera të vendit.

Ndërsa në mbrëmjen e 16 qershorit, nga ora 22:00 do të bëhet hapja solemne e këtij edicioni me koncertin muzikor në terrenin e basketbollit në Marash të Prizrenit, ku do të performojnë yjet e muzikës Hip-hop siç janë BimBimma, Ergen dhe Elinel, derisa do të jenë të shoqëruar edhe nga DJ-ët, Dandara dhe Lilac.

Aktiviteti kryesor, lëshimi me goma në lum do të organizohet të dielën më 17 qershor nga ora 15:00, ndërsa më pas do të ketë edhe performancë muzikore në hapësirën e Kejit (Përballë xhamisë së Sinan Pashës) nga DJ Gamblemania dhe “mjeshtri i mikrofonit” – XhurimDema.

Bunarfest tashmë e ka hapur edhe aplikimin për garues dhe thirrjen për vullnetarë.

Të interesuarit që dëshirojnë ta provojnë kënaqësinë e lëshimit me goma në lum, duhet të aplikojnë online nëpërmjet linkut: http://40bunarfest.org/aplikacion-per-pjesmarje/, derisa ata që dëshirojnë të jenë vullnetarë në këtë edicion të festivalit mund të aplikojnë nëpërmjet këtij linku: http://40bunarfest.org/thirje-per-vullnetare/.

Më Shumë

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Lajmet e Fundit