13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Salah nuk luajti por Cavani ndërroi fanellën me të – kjo është arsyeja

Takimi ndërmjet Uruguajit dhe Egjiptit ishte shumë interesant dhe shumë i përfolur për disa arsye, fillimisht kishte shumë shkrime, më shumë nga dëshira sesa nga mundësia që Mo Salah të luante për Egjiptin, por kjoi duket se ishte pamundur.

Lëndimi që ia ka shkaktuar Sergio Ramos, është megjithatë e pamundur të sanohet kaq shpejt dhe kjo i kushtoi kombëtares së Egjiptit, që humbi me rezultat minimal dhe atë me gol të pësuar në fund të ndeshjes.

Mirëpo, pas ndeshjes Edison Cavani ka shkuar dhe pikërisht ka ndërruar fanellat me sulmuesin e Liverpoolit dhe më pas e pranoi edhe arsyen për një veprim të tillë.

“Shkova dhe kërkova fanellën e tij meqë fëmijët e mi çmenden pas tij. Është heroi i tyre” citohet të ketë pohuar Cavani, transmeton portali Kingfut.

Cavani po ashtu ka pohuar se ekipi i tij ka luajtur me mirë dhe e ka merituar fitoren, ndryshe barazimi do të linte shijë vërtetë të idhët.

Më Shumë

Lajmet e Fundit