16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Seferi dorëzohet ndaj Fury – nuk mund ta vazhdojë meçin

Salla rekreacionale-sportive “Manchester Arena” ishte e mbushur për meçin Sefer Seferi – Tyson Fury.

Anglezi i quajtur “Gipsy King” është kthyer në ring pas 3 vjetëve dhe për kundërshtar zgjodhi pikërisht shqiptarin Sefer Seferi.

Raundi i parë filloi me dy boksierët duke e manifestuar këtë meç shumë të pritur me përshendetje të njëritjetrit duke vallëzur. Seferi ishte agresiv në disa moment, gjë që e bërin Furyn të qesh dhe të ngacmoj duke i ngritur duart lartë që ta ndezur atmosferën për publikun. Seferi përsëri kah fundi i raundit të parë lansoi disa goditje mirëpo Fury nuk u tremb. Raundi i parë përfundoi me jo seriozitet në meç nga të dy boksierët.

Seferi ishte me i tërhequr në raudin e dytë me Fury që lëshoi hapin para në tentim për të sulmuar shqiptarin dhe njëkohësisht për të kërkuar nokautin, mirëpo Seferi qëndronte më larg Fury të cilin e priste me qëllim që ai të ndjejë shenjat e para të lodhjes.

Fury filloi të jetë më agresiv më vazhdim të meçit. Seferi përsëri largohej Fury. Boksieri anglez goditi Seferi i cili menjëherë e përqafonte atë për të ristartuar luftën mes tyre, pasi që forca e Fury është e papërballueshme në këtë diskrepancë fizike. Fury në raudin e tretë goditi fuqishëm në disa raste Seferin.

Minutat e para të raundin të katërt, pamë një Sefer më agresiv i cili sulmonte gjigantin anglez pa ndërprerë. Fury morri veten pasi tronditi Seferin me një goditje uppercut. Sekondat fundit të raundit të tretë nuk pati luftë ndërmjet boksierëve, të cilët nga lodhja krijuan distancë mes tyre.

Pas përfundimit të raundit të katërt Sefer Seferi ka dorëzuar meçin pasi nuk mundi të vazhdojë tutje.

Fury fiton në ndeshjen 26-të në karrierë, pa asnjë humbje ndërsa Seferi pëson humjen e dytë. /Insporti

Më Shumë

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Lajmet e Fundit