3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Wenger flet për interesimin ndaj Aubameyangut

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se klubi londinez nuk është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton zeri.info

Së fundmi ishte raportuar se Aubameyang gjendet në objektivat e Arsenalit, si një zëvendësues i mundshëm për sulmuesin Alexis Sanchez.

Manchester City është duke shprehur interesim të madh për 29-vjeçarin dhe mendohet se Pep Guardiola dëshiron të bëj një ofertë për lojtarin në janar..

Reprezentuesi kilian do të jetë futbollist i lirë gjatë verës dhe është thënë se Wenger mund ta shesë sulmuesin në janar, para se ta humbë pa para në verë.

Sidoqoftë, i pyetur nëse Aubameyang është një objektiv i mundshëm për Arsenalit, Wenger u përgjigj: “Jo, nuk është një mundësi”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit