Përleshje në Korishë të Prizrenit, pesë të arrestuar

Policia raporton se mbrëmë rreth orës 22:30 minuta, në parkingun e një qendre tregtare në Korishë të Prizrenit policia e ka gjetur një automjet me dritare të thyera dhe pranë derës një person të shtrirë në tokë.

Është thirrur emergjenca të cilët e kanë marrë të lënduarin për ta transportuar në spital. Pas një hetimi fillestar, Policia e Stacionit “Veriu” ka arritur t’i identifikojë katër të dyshuar: dy me mbiemër Beqiraj dhe dy Gashi dhe t’i sjellë në stacion për procedura hetimore.

Më pas, tek porta e stacionit paraqitet edhe i dyshuari i pestë, xhaxhai i dy të dyshuarve të mëparshëm i cili në shenjë zemërimi nuk i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtar dhe më pas i ka sulmuar fizikisht dy policë me ç’ rast njëri prej tyre trajtohet në emergjencë për lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit për 48 orë

Më Shumë

Hapet në Prizren edicioni i tretë i Panairit Tradicional të Grave Zejtare

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, në bashkëpunim me HWK Koblenz, ka organizuar për herë të tretë Panairin Tradicional të Grave Zejtare, i...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit