3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Syri më i kaltër”

Fituesja e çmimit “Nobel” në 1993, Toni Morrison tronditi letërsinë dhe përfaqësimet e shoqërisë amerikane me veprat e saj. Lindur në Ohio, në Amerikën segregacioniste në vitet 1930, shkrimtarja nuk reshti së vëni në diskutim kujtimin, traumatik dhe mbuluar nga pluhuri, të skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Në 5 gusht mbushet viti nga ndarja nga jeta e autores së “Beloved”, në moshën 88 vjeç. Sidoqoftë, nëse ekziston vërtet një romanciere, pioniere dhe profete njëherazi, krejt krijimtaria e së cilës flet për ngjyrën e lëkurës, për fatkeqësitë, për dhunën, që është e natyrshme për të, për marrëdhënien e forcës që vendos midis qenieve njerëzore, të pafajësisë përballë së keqes, të kujtesës së shpërfytyruar, ajo është Toni Morrison.

Përmes njëmbëdhjetë romaneve të saj, por edhe ligjëratave, kurseve, librave që ka botuar, konferencave, përmes Pecola, Sethe, Tar Baby, Macon Mort, Florens, apo gjithë kastës së mrekullueshëm të personazheve të saj, ajo nuk ndaloi asnjëherë së treguari se çfarë do të thotë të jesh i zi në Shtetet e Bashkuara dhe t’i vësh fjalët në amnezi, verbëria për atë që është baza e historisë dhe identitetit amerikan, përkatësisht skllavërisë dhe racizmit.

Në këtë kuptim, Toni Morrison nuk ishte vetëm një romanciere e jashtëzakonshme, ajo gjithashtu kontribuoi për të lëkundur pamjen që ka në vetvete shoqëria amerikane. Ajo, e cila e sfidoi veten për të “shkruar mjaft mirë që çështja racore të ishte e rëndësishme, ndërsa nuk ishte e rëndësishme”, ajo arriti të tregojë fuqinë e fjalëve dhe letërsisë në të cilën gjithmonë besonte.

“Toni Morrison hulumtoi imagjinatën afrikano-amerikane, e cila deri më tani ishte eksploruar pak. Kur ajo botoi “Syri më i kaltër”, ky libër nuk u prit mirë nga komuniteti me ngjyrë, nga shkrimtarët me ngjyrë: sepse ajo nuk fliste për gjëra të mëdha të tmerrshme, por thjesht për një vajzë të vogël zezake, që ëndërronte t’i kishte sytë blu”, – Frédéric Joignot.

Në vitin 1993, përpara Akademisë Suedeze, e cila sapo i kishte dhënë çmimin “Nobel” për Letërsi, Toni Morrison mbajti një fjalim, në të cilin përshkroi një të moshuar të verbër, por të mençur, bijë e skllevërve, zezake, amerikane, e cila jetonte vetëm në një shtëpi të vogël larg qytetit, të cilës një ditë disa të rinj i shpunë një zog dhe e pyetën nëse ishte i gjallë apo i ngordhur. Zogu ishte metafora e gjuhës dhe gruaja një shkrimtare me përvojë… Ajo e konsideronte gjuhën në të njëjtën kohë si një “sistem”, “materie të gjallë” dhe një “veprim me pasoja”.

“Diti ta përdorë fuqinë e gjuhës, pasi dinte të përdorte fuqinë e saj si shkrimtare. Ajo luajti për t’i shndërruar kodet, duke i bërë një homazh të madh inteligjencës së lexuesit, pasi arriti të siguronte që të lexuarit të përfshihej prej fillimit të leximit, gjatë dhe pas”, – Christine Laferrière.

Gjatë gjithë jetës së saj, Toni Morrison u përpoq të shkonte përtej “vështrimit të zbrazët”. Dhe për të imponuar të sajën: atë të një gruaje zezake, që rridhte nga një familje skllevërish. Duke vendosur në zemër të tregimeve të saj afrikano-amerikanët, ajo lëkundi themelet e letërsisë amerikane dhe i hapi udhën një brezi të ri shkrimtarësh./Konica.al

Më Shumë

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Lajmet e Fundit