14.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Të gjitha testet e djeshme për COVID-19 nga Malisheva kanë rezultuar negative

Dje në territorin e Komunës së Malishevës, të gjitha analizat nga testet e bëra për COVID-19, kanë rezultuar negative.

Konfirmimi i analizave është bërë në komunikimin zyrtar të komunës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë, është me pesë raste aktive.

“Gjendja është nën kontroll dhe numri i personave aktiv me COVID-19, është pesë persona, shumica prej tyre gati tërësisht të shëruar, por ne të gjithë duhet të tregojmë kujdes maksimal për tu ruajtur nga përhapja e virusit. Edhe pse kjo gjendje është e kontrollueshme dhe e qetë, Shtabi Komunal Emergjent, është në monitorim dhe menaxhim të vazhdueshëm të situatës, por për tu ndier të gjithë të sigurt, duhet ti respektojmë masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet tona shëndetësore”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Berisha gjithashtu ka përsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët, që të mbajnë distancën sociale, të mbajnë maskat mbrojtëse, higjienën e duarve, dhe në maksimum t’u shmangen grumbullimeve të njerëzve./PrizrenPress.com

Më Shumë

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

I caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve personit që plagosi ish-vjehrrin në Dragash

  Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se të dyshuari me inicialet O.M i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, pasi...

Lajmet e Fundit