7.4 C
Prizren
E diel, 25 Janar, 2026

Testi i Maturës, në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren janë testuar 42 maturantë

Të premten është organizuar Testi i Maturës për nxënësit kosovarë që janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe që kanë pasur nevojë për pikët e Testit.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Provimi është mbajtur për 103 nxënës, në bazë të një vendimi të Këshillit Shtetëror të Maturës. Nxënësit, sipas njoftimit, dëshmi e kanë pasur dokumentin e pranimit në universitetet ndërkombëtare.

Në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë janë testuar 61 nxënës nga disa komuna, kurse në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren janë testuar 42 maturantë prizrenas.

Më 13 korrik do të publikohet rezultati i testit të mbajtur të premten.

Testi për shumicën e maturantëve në vend është shtyrë për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë.

Më Shumë

Petrit Kryeziu, ish-gazetari që si kryeprokuror po lufton krimin

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu ka marrë vëmendjen në muajt e fundit me vendimet për nisje të aksioneve kundër aferave korruptive,...

E rrahu nënën deri në vdekje, autori i krimit në Dragash u dënua tri herë për dhunë në familje

Rasti i rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua dyshohet se u vra nga i biri, tronditi...

Lajmet e Fundit