8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri prej tyre i konfirmuar pas vdekjes

Bazuar në rezultatet zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot janë regjistruar tri raste të prekur me COVID-19, ku njëri prej tyre është konfirmuar pas vdekjes.

Sipas njoftimit të Komunës, personi që ka vdekur sot në orët e para mëngjesit, H.E. (1963) nga fshati Ngucat, pasi ka ndërruar jetë është konifmruar, se ka qenë i prekur edhe me COVID-19. Ky rast e shënon personin e katërt të vdekur në Komunën e Malishevës, të prekur edhe me COVID-19.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 90 të prekur, 76 janë shëruar, 10 janë aktiv dhe 4 persona kanë vdekur.

Shtabi Komunal Emergjent, përsëri ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, për mbajtje të maskave, mbajtje të distancës, mos frekuentim të vendeve ku ka grumbuj të njerëzve dhe pastrim të shpeshtë të duarve.

“Respektimi i masave dhe i rekomandimeve, është arma e vetme për tu mbrojtur nga kjo pandemi”, ka thënë nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent.

Berisha ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore./PrizrenPress.com

Më Shumë

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Lajmet e Fundit