7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Zyrtare! FBK anulon sezonin e basketbollit

Federata e Basketbollit së Kosovës ka zyrtarizuar pak çaste më parë anulimin e sezonit. Prej disa javësh, basketbolli ishte ndërprerë totalisht, për shkak të pandemisë COVID-19. Sot, është njoftuar se ky sezon do të fshihet dhe si sezoni i Superligës së Kosovës, ashtu dhe Superliga e Femra, është anuluar, duke mos i shpallur kampione dy ekipet e vendit të parë.

Më poshtë, dhe njoftimi i FKB:

31 mars 2020

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, në bazë të kompetencave të veta statutare, sot unanimisht ka marrë vendim që të anulojë garat në Superligën e Kosovës dhe Superligën e Femrave për edicionin 2019/20 dhe me këtë rast nuk do të shpallen kampionët e këtyre dy kompeticioneve.

Bordi i FBK-së do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet që ndërlidhen me pandeminë COVID-19 dhe gjatë muajit prill do të vendos për vazhdimin apo jo të garave të tjera në kuadër të FBK-së. Në lidhje me modalitetet e garave të tjera Federata e Basketbollit të Kosovës do të njoftojë opinionin me kohë pas konsultimeve në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Bordi i FBK-së ka qenë i detyruar të marr një vendim të tillë për shkak të përhapjes së pandemisë COVID – 19, ku numri i të infektuarve në vendin tonë ka përjetuar rritje të madhe në disa ditët e fundit. Për Bordin e FBK-së rëndësi ka shëndeti i basketbollistëve/eve, punëtorëve sportivë, shikuesve dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin e garave të FBK-së. Vendimi hyn në fuqi më 31.03.2020. Në emër të Bordit të FBK-së:

I juaji, Arben FETAHU Kryetar
Federata e Basketbollit të Kosovës

Më Shumë

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Lajmet e Fundit