12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 104

Caktohet masa e paraburgimit për 15 kryesues të votave që u arrestuan në Malishevë

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinion publik, se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka realizuar veprimet lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës.

Në kuadër të këtyre veprimeve janë intervistuar gjithsej 58 (pesëdhjetë e tetë) persona, prej të cilëve 15 (pesëmbëdhjetë) kryesues dhe 43 (dyzet e tre) komisionerë.

Krijojmë webfaqe për biznese

Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 15 (pesëmbëdhjetë) kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.

Ndërkaq, pas grumbullimit të provave relevante, intervistimit të tyre, 43 (dyzet e tre) komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të veprave penale që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kërkohen hetime edhe për votat e zgjedhjeve lokale në Prizren

0

Një grup kandidatësh nga parti të ndryshme që garuan për Kuvendin Komunal të Prizrenit kanë dorëzuar të mërkurën një kërkesë në Prokurorinë Themelore në Prizren për  hetimin e procesit zgjedhor  lokal.

Sipas kërkesës, kandidatët kërkojnë që hetimet të përfshijnë edhe votat për Kuvendin Komunal nga zgjedhjet e mbajtura më 12 tetor 2025.

Krijojmë webfaqe për biznese

Ata shprehin dyshime se gjatë procesit të numërimit të votave mund të ketë pasur parregullsi.

Fejzë Kabashi, kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se kërkesa është dorëzuar në emër të tij dhe rreth 40 kandidatëve të tjerë. Sipas tij, pjesë e procesit të numërimit kanë qenë disa nga komisionerët dhe zyrtarët zgjedhorë që tashmë ndodhen në paraburgim dhe po hetohen për dyshime lidhur me manipulim votash në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Kabashi theksoi se ruajtja e materialeve zgjedhore është e domosdoshme për, siç tha ai, “zbardhjen e plotë të çdo dyshimi” dhe për garantimin e transparencës së procesit zgjedhor.

Kandidatët nënshkrues, sipas tij, presin që institucionet e drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjin.

Deri në publikimin e këtij lajmi, Prokuroria Themelore në Prizren nuk ka dhënë ndonjë përgjigje zyrtare lidhur me këtë kërkesë.TV Prizreni

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kushtetuesja merr vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit ishte jokushtetuese

0

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur se zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Vendimi është marrë sot, pasi rasti ishte iniciuar nga Igor Simiq dhe nëntë deputetë të tjerë të Listës Serbe.

Me shumicë votash, Gjykata konstatoi se Vendimi i Kuvendit i 10 tetorit 2025 ka shkelur nenin 67 të Kushtetutës, pasi Rashiqi nuk ishte propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, siç e kërkojnë dispozitat kushtetuese.

Gjykata theksoi se e drejta e propozimit për nënkryetar nga komunitetet joshumicë i takon ekskluzivisht shumicës së deputetëve të atij komuniteti dhe se mekanizmat e debllokimit, përfshirë shortin, mund të përdoren vetëm në rrethana përjashtimore.

Megjithatë, bazuar në parimin e sigurisë juridike, Kushtetuesja vendosi që aktgjykimi të mos ketë efekt prapaveprues, ndërsa kërkesa për masë të përkohshme u refuzua njëzëri.

Njoftimi i plotë nga Gjykata Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 28 janar 2026, ka vendosur në rastin KO325/25, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve nga seanca e Kuvendit të Kosovës”, e mbajtur më 10 tetor 2025, të parashtruar nga Igor Simië dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata, ka vendosur: (i) të deklarojë, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, kërkesën të pranueshme; (ii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër, që Vendimi [Nr.09- V-071] i Kuvendit të Republikës së Kosovës i 10 tetorit 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës; (iii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër që, bazuar në parimin e sigurisë juridike, ky aktgjykim në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues; si dhe (iv) të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masë të përkohshme.

Aktgjykimi fillimisht sqaron se parashtruesit e kërkesës kontestuan “procesverbalet nga seanca e Kuvendit të Kosovës”, e mbajtur më 10 tetor 2025, për të cilat pretenduan se janë në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës, pikën 1 të paragrafit 6 të nenit 12 [Zgjedhja e Nënkryetarëve të Kuvendit] të Rregullores së Kuvendit, si dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës, përfshirë Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO265/25. Përveç kësaj, parashtruesit e kërkesës kërkuan nga Gjykata të vendosë masë të përkohshme.

Në këtë kontekst, Gjykata theksoi se pas hyrjes në fuqi të Aktgjykimit të saj në rastin KO265/25, më 10 tetor 2025, vazhdoi Seanca Konstitutive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të fundit të Kuvendit, gjegjësisht nënkryetarit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb. Kryetari i zgjedhur i Kuvendit ftoi përfaqësuesin e shumicës së deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb që të propozojë me shkrim dhe verbalisht kandidatin apo kandidaten për nënkryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ky i fundit propozoi deputetin Slavko Simië. Duke qenë se votimi dështoi për 3 (tri) herë radhazi për kandidatin e propozuar, për shkak se i njëjti nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, procedura e propozimit dhe votimit për nga 3 (tri) herë u përsërit edhe për 8 (tetë) prej deputetëve tjerë të propozuar nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb, votime këto të cilat dështuan në secilin rast. Në të njëjtën ditë, Kryetari i zgjedhur i Kuvendit kërkoi nga përfaqësuesi i shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit Serb që të propozojë deputetin e radhës të pakandiduar deri në atë moment nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, respektivisht, deputetin Nenad Rašië. Megjithatë, si rezultat i refuzimit për të propozuar të njëjtin nga radha e shumicës së deputetëve të komunitetit Serb, Kryetari i zgjedhur i Kuvendit vlerësoi se deputetët e këtij komuniteti po “refuzojnë” që të propozojnë kandidatin e pakandiduar deri në ato momente, prandaj vazhdoi me procedurën e shortit të përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 12 të Rregullores së Kuvendit, me ç’rast, konstatoi se ka mbetur vetëm një kandidat pa nu votuar 3 (tri) herë radhazi dhe hodhi në votim emrin e tij. Deputeti Nenad Rašië mori 71 (shtatëdhjetë e një) vota për, 9 (nëntë) kundër dhe 24 (njëzet e katër) abstenime. Me këtë rast, Kryetari i zgjedhur i Kuvendit konstatoi se ishte zgjedhur edhe nënkryetari i fundit  Kuvendit, përkatësisht nënkryetari nga komuniteti Serb, dhe e përmbylli Seancën Konstituive të Kuvendit, e cila kishte filluar më 15 prill 2025.

Në meritat e kërkesës, Gjykata konstatoi se objekt i vlerësimit në këtë rast, është çështja nëse procedura për zgjedhjen e deputetit Nenad Rašië si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, nëpërmjet Vendimit [Nr.09-V-071] të Kuvendit të 10 tetorit 2025, është në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit. Duke iu referuar parimeve të përgjithshme që burojnë nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, të cilat janë të përcaktuara në praktikën gjyqësore të Gjykatës, e që janë relevante në rrethanat e rastit konkret, rezulton se: (i) Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe 5 (pesë) nënkryetarë, të cilët formojnë Kryesinë e Kuvendit; (ii) 3 (tre) nënkryetarë propozohen nga 3 (tri) grupet më të mëdha parlamentare; ndërsa 2 (dy) nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend, përkatësisht komunitetin Serb dhe komunitet tjera që nuk janë shumicë; si dhe (iii) në mënyrë që të zgjedhën kandidatët për Kryetar/e dhe nënkryetarë, kërkohen votat e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit, përkatësisht 61 (gjashtëdhjetë e një) vota.

Në kontekst të procedurës për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e deputetëve që nuk janë shumicë, Aktgjykimi nënvizon se e drejta e propozimit, sikurse që është përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit dhe në shkronjën dhe frymën e Kushtetutës, të konfirmuar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i takon shumicës apo numrit më të madh të deputetëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, të zgjedhur sipas nënparagrafëve 1 dhe 2 të paragrafit 2 të nenit 64 [Struktura e Kuvendit] të Kushtetutës, të cilët gëzojnë legjitimitetin më të madh demokratik brenda komuniteteve përkatëse. Aktgjykimi thekson se, ky standard është me rëndësi thelbësore për mbrojtjen kushtetuese të të drejtave të komuniteteve që nuk janë shumicë edhe në kuptim të kërkesave të paragrafit 7 të nenit 58 [Përgjegjësitë e Shtetit] të Kushtetutës, ngase është përgjegjësi e shumicës që të sigurojë përfaqësim efektiv të komuniteteve që nuk janë shumicë në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në Kryesinë e Kuvendit. Njëkohësisht, është përgjegjësi e komuniteteve që nuk janë shumicë, që në realizimin e të drejtave kushtetuese, të sillen në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës.

Aktgjykimi më tutje sqaron se mekanizmat e debllokimit, përfshirë (i) që votimi për kandidatin/en e njëjtë mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për të njëjtin kandidat; dhe (ii) procedura e shortit, duhet të vijnë në shprehje vetëm në rrethana përjashtimore dhe për qëllimin për të cilin ato janë përcaktuar, përkatësisht në funksion të konstituimit të Kuvendit, duke pasur parasysh edhe afatet kohore të përcaktuara në Kushtetutë, në mënyrë që organi legjislativ të bëhet funksional brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh, sikurse përcaktohet me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës.

Siç është elaboruar në Aktgjykim, zbatimi i këtyre mekanizmave në një mënyrë që do t’i mundësonte shumicës së deputetëve të Kuvendit të përcaktojë përfaqësuesin e një komuniteti që nuk është shumicë, pa propozimin e deputetëve të atij komuniteti, në thelb, do të përbënte anashkalim të garancive formale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. Kjo për arsye se, propozimi i kandidatëve për nënkryetarë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë është e drejtë e shumicës së deputetëve të atyre komuniteteve.

Ky parim ka rëndësi veçanërisht duke pasur parasysh përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë, të cilët nuk i kanë votat e nevojshme për të siguruar zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në Kryesinë e Kuvendit.

Në aplikimin e parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret, Gjykata, siç ka sqaruar në Aktgjykim, arriti në përfundimin se shumica e deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit për nënkryetar të Kuvendit, respektivisht, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, duke propozuar 9 (nëntë) kandidatë. Për pasojë, zgjedhja e deputetit z. Nenad Rašië në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit Serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë.

Gjykata në fund sqaron që, bazuar në parimin e sigurisë juridike, ky Aktgjykim në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka dalë në një konferencë për media bashkë me Policinë e Kosovës, lidhur me aksionin e zhvilluar sot për dyshimet e manipulimeve me vota, në Komunën e Malishevës.

Gashi ka njoftuar se në Malishevë kanë qenë 75 vendvotime, ku 9 mijë e 57 vota janë të shtuara, ndërsa  7 mijë e 996 janë të hequra.

Në total, diferenca ka qenë 17 mijë e 53 vota.

Po ashtu, kryeprokurori bëri të ditur se 18 kryesues dhe 50 komisionerë janë intervistuar, ndërsa janë ndaluar për 48 orë gjithsej 15 kryesues, teksa për të dyshuarit e tjerë do të vendosin për masën e sigurisë.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Statujë për Ismail Kadarenë në vendin e kafes së tij të përditshme te Liqeni Artificial

0

Në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, miqtë dhe familjarët kanë përjetësuar kujtimin e kolosit të letërsisë shqiptare me një statujë bronzi të vendosur te kafeneja “Juvenilja”, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, vendi ku shkrimtari pinte kafen çdo mëngjes.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare, e cila u ul në tavolinën e tij të zakonshme. Skulptura është realizuar nga Henri Nimani, ndërsa ideja ka qenë e aktorit Timo Flloko.

Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare, por vepra dhe kujtimi i tij mbeten të përjetshme./dritare.net

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi gati për sfidën ndaj Tiranës në Prizren

0

Skuadra e Bashkimit është gati për përballjen ndaj Tiranës në kuadër të Ligës Unike të femrave, raporton PrizrenPress.

Ndeshje që do të zhvillohet më 29 janar, me fillim nga ora 17:00, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Takimi pritet të jetë mjaft interesant, pasi të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv, ndërsa Bashkimi do të kërkojë ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas dhe përkrahjen e tifozëve për të arritur fitoren./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Këta janë kandidatët të cilëve iu hoqën vota në Malishevë

0

 

Urdhër për ndalim akoma s’është marrë, por të dyshuarit do të përballen me dyshimet për keqpërdorime.

Por cili është rezultati pas rinumërimit ne këtë komunë, ku tashmë është përmbyllur procesi?

Nga LVV, katër kandidatët, të cilëve u janë hequr më së shumti vota janë Valon Hoti, Gani Krasniqi, Adnan Rrustemi dhe kreu i partisë, Albin Kurti, raporton Klankosova.tv

Kandidatët e Nismës, subjektit politik që doli i dyti në këtë komunë, por megjithatë s’e kaloi pragun, të cilëve iu minusuan vota janë Vesel Krasniqi, Besjanë Mazreku, Xhevahire Izmaku dhe Mevludin Krasniqi.

Vota të dyshimta u larguan edhe nga rezultatet e kandidatëve të PDK-së.

‘Kampioni’ në nivel vendi, Fetah Paçarizi, në Malishevë ka 728 vota më pak se sa iu shënuan në numërimin e parë, raporton Klankosova.tv

Mospërputhje janë gjetur edhe te disa emra të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gëzim Hazrolli, Lumir, Abdixhiku, Xhavit Uka dhe Esra Myrtezani, janë kandidatët që kanë nga 22 deri në 340 vota minus. /Klankosova.tv

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prokuroria interviston komisionerët për dallaveret me vota në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur të mërkurën një aksion lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në komunën e Malishevës, duke intervistuar dhjetëra komisionerë.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Drin Domi, ka konfirmuar për KOHËN se aksioni ka të bëjë me dyshime për manipulime me vota në favor të kandidatëve për deputetë.

Krijojmë webfaqe për biznese

Ngjashëm si në Prizren, edhe në Malishevë, dallimet më të mëdha në numrin e votave pas rinumërimit janë evidentuar te Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Në këtë parti, kandidati Gazmend Maliqaj ka rezultuar me 927 vota më pak, ndërsa Fetah Paçarizi, i cili në Prizren kishte mbi 6 mijë vota më pak, në Malishevë ka pasur 728 vota më pak. Po ashtu, kandidati Adnan Thaqi ka humbur 703 vota pas rinumërimit, ndërsa Hajdar Beqa dhe Arbnor Salihu kanë pasur nga 244, përkatësisht 209 vota më pak.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati Valon Hoti ka pasur 312 vota më pak, ndërsa Gani Krasniqi 271 më pak pas rinumërimit.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike e Kosovës (LDK), vetëm kandidati Gëzim Hazrolli ka shënuar një dallim më të theksuar, me 340 vota më pak pas rinumërimit në Malishevë.

Për dallavere me vota nga kandidatët për deputetë, në një aksion të Prokurorisë, u arrestuan 109 persona në Prizren.

https://prizrenpress.com/421746-2h/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mungesë e ndriçimit publik në një pjesë të rrugës Rahovec–Malishevë

0

Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët se në rrugën “Shkodrani”, përkatësisht në aksin rrugor Rahovec–Malishevë, në një segment të saj aktualisht mungon ndriçimi publik.

Sipas njoftimit, kjo situatë ka ardhur si pasojë e heqjes së disa shtyllave të ndriçimit dhe disa drunjve dekorativë.

Kjo ndërhyrje është realizuar me kërkesë të kompanisë që është duke investuar në fluturake në fshatin Zatriq, për shkak të përgatitjeve finale për transportin e pjesëve të fluturakeve.

Nga Komuna e Rahovecit bëhet e ditur se ndriçimi publik dhe elementet e larguara do të rikthehen pas përfundimit të transportit dhe punimeve përkatëse.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë pjesë të rrugës, duke i falënderuar njëkohësisht për mirëkuptimin.