Home Blog Page 103

Hedhja e mbeturinave në Dobërdelan, Muharremaj paralajmëron ndëshkime

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj hedhjes së paligjshme të mbeturinave inerte në fshatin Dobërdelan, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për autorët.

Sipas tij, kjo zonë në fshatin Dobërdelan është pastruar disa herë.

“Por dikush po mendon që situatën e shfrytëzon dhe i shpëton dënimit, me hudhje të mbeturinave inerte, vend e pa vend”, ka deklaruar Muharremaj, raporton PrizrenPress.

Ai ka bërë të ditur se rasti tashmë është identifikuar nga institucionet përkatëse dhe ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga autori. “E ftojmë autorin (tash i njohur për institucionet përkatëse) t’i largoj menjëherë dhe natyrisht me mosveprim do ta marrë gjobën e merituar sipas ligjit”.

Duke folur për situatën e përgjithshme, Muharremaj ka theksuar se mbeturinat mbeten shqetësim i përbashkët. “Situata me sasinë e mbeturinave në qytet e kudo në fshatra është ende shqetësim i yni i përbashkët”.

Ai ka përmendur edhe zhvillimet e fundit lidhur me tarifën e shërbimit, duke falënderuar Asamblenë Komunale për vendimin e marrë. “E falënderoj Asamblenë Komunale që dje votoi për ndryshim të tarifës”.

Megjithatë, sipas tij, EKO-Regjioni ka shprehur shqetësime lidhur me këtë vendim. “EKO-Regjioni doli me një njoftim të ri, që çmimi prej 6 euro nuk është i mjaftueshëm për ta menaxhuar përballjen me situatën e re”.

Muharremaj ka theksuar se çështja nuk duhet të politizohet. “Kjo situatë, aspak nuk është politike dhe s’kemi nevojë ta ngarkojmë qytetarin me debate që prodhojnë ndasi të panevojshme”.

Ai ka vlerësuar punën e ndërmarrjes dhe ka kërkuar bashkëpunim për gjetjen e zgjidhjes. “EKO-Regjioni ka bërë punë të shkëlqyeshme gjithmonë dhe mendoj se duhet ta ndihmojmë në gjetjen e zgjidhjes”.

Në fund, kryetari i Suharekës ka bërë thirrje për dialog dhe vendimmarrje të përbashkët. “Unë ju ftoj që bashkë edhe më tutje ta gjejmë zgjidhjen e re… E ftoj Asamblenë Komunale që bashkë ta analizojmë dhe të vendosim për situatën e re”./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

0

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me të lënduar dhe 40 me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar 2,233 tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme nga raporti i 24 orëve të fundit.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 35 aksidente trafiku me të lënduar dhe 40 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu, policia ka shqiptuar 2 mijë e 233 tiketa trafiku.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 19 persona, shtatë janë dërguar në mbajtje, asnjë person nuk është ndaluar në ndalim policor, ndërsa tre persona janë në vuajtje të dënimit.

Delirium

0

Nga Mimoza Ahmeti

I thyer,
i errët,
i vrertë,
qëndroj, dritëlëshoj,
mjaltë rrjedh nga vrujet e mia.

I thyer në pikën më të dobët,
të të mbeturit vetëm,
që askujt s’i sjell dëm,
por mua më mbaron
prej dhimbjesh
që kullojnë ëmbëlsi
gjaku të shtypur
në vetmi.

Oh, gjeniale është kjo gjendje,
kur ndërsa kuptoj që gjithshka kam humbur,
lumturinë e pafundme ndjej,
të qenies sime
që e kam në dorë,
atë s’mund të ma dhurojë
asnjë lavdi, kurorë.

Lavdi…ç’është kjo fialë?
Nga mbërriti tek unë,
si ka dalë?
Shpikje!
(Me siguri
ndonië ambicion i dobët.
i panatyrë)

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

0

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83.

Me fitore, Ylli tani është i katërti me 39 pikë dhe ka bërë hap të madh drejt sigurimit të kësaj pozite.

Bora e ka të sigurt vendin e tretë. Aktualisht i ka 41 pikë, ndërsa deri në fund të kampionatit është edhe një xhiro për t’u luajtur.

Për Borën ishte humbja e dytë rresht.

Ylli e fitoi çerekun e parë 23:19, ndërsa Bora u kthye në periudhën e dytë dhe shkoi në pushim me epërsi prej pesë pikëve, 42:37.

Prishtinasit e fituan edhe periudhën e tretë 16:15, ndërsa vendimtare ishte periudha e fundit.

Suharekasit i fituan 10 minutat e fundit 31:21 dhe iu gëzuan fitores me katër pikë dallim.

Kaluan në epërsi 77:74 me pikët e Scott Bamforthit dhe më nuk e lëshuan epërsinë e krijuar, ndonëse Bora u afrua në 80:79, pesë sekonda para fundit kur realizoi Rrezart Memedi.

Bamforth ishte i pandalshëm në fitore me 38 pikë, tetë asistime e katër kërcime. Pikë dyshifrore pati vetëm edhe Tyreek Smith, 10 gjithsej.

Shaquan Jules ishte më i miri te skuadra prishtinase me 19 pikë e 9 kërcime.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

0

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura në gjeneratat e reja, raporton PrizrenPress.

“Sot patëm nderin të mirëpresim znj. Ajlin Shishko, drejtoreshë e DKRS-së, e cila vizitoi klubin tonë dhe përgëzoi vajzat për përkushtimin, punën e palodhshme dhe sukseset e arritura gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e KB Junior 06.

Gjatë vizitës, Shishko ka vlerësuar në veçanti sukseset e fundit të klubit, ku basketbollistet e Junior 06 janë shpallur kampione të Kupës së Kosovës në kategoritë U14 dhe U16, duke dëshmuar cilësi, disiplinë dhe shpirt garues të lartë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

0

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR
-U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi

Shkruan:
Prend Ndoja,
Long Island NY

Ka pasë shkruar një mirditor i madh, me origjinë nga Domgjoni i Fanit, Poeti Kombëtar, Atë Gjergj Fishta:
Vërtet kemi Bajram e Pashkë,
Por Shqipninë e kemi bashkë.
Me këto vargje prifti patriot e poet dëshmonte jo vetëm përparësinë e atdheut mbi çdo gjë, por edhe bashkëjetesën e harmonishme midis besimeve fetare ndër shqiptarë. Një tradite të tillë kombëtare dhe fetare e vazhduan edhe shumw misionarw tjerë të besimit katolik, ndër ta ishte edhe prifti, Dom Kelmend Spaqi, që dje është ndarë nga jeta. Dom Kelmendi ishte një misionar i devotshëm, me origjinë nga Spaçi i Mirditës, i cili e kryente me besim e përkushtim detyrën e tij, gjithnjë në shërbim të popullit dhe të ruajtjes së traditave më të mira të kombit dhe të kishës katolike. Edhe për këtë prift me ndjenja të thella atdhetare e humane besimtarët myslimanë e katolikë ishin vëllezër, ishin përpara së gjithash shqiptarë. Këtë e dëshmon edhe një episod që ai e ka treguar vetë e që e kanë dëshmuar sa e sa besimtarë të Gllogjanit e të fshatrave përreth. Dom Kelmendi tregonte: Ishte data 4 prill i vitit 1999, koha e luftës së fundit në Kosovë, kur serbët mundoheshin ta zhduknin e ta zhbinin racën arbërore. Paramilitarët kishin marrë 12 burra dhe i shtynin me pushkë që t’i çonin tek vendi i pushkatimit. Dom Kelmendi shkoi drejt tyre e u doli përpara. “Nuk e di se si e gjeta forcën e guximin, -tregonte ai, – dhe ia mora serbit automatikun duke i thënë: Ti s’ke zemër me i vra. Ose do më vrisni edhe mua, ose asnjë”. Ata e panë sa i vendosur ishte, i lanë 12 burrat të ktheheshin në kishë dhe i thanë priftit: Ti dhe besimtarët e tu rrini në kishë. Myslimanët na i jep ne, e dimë ne se çka bëjmë me ta. Në kishë ishin strehuar qindra besimtarë myslimanë e katolikë, burra, gra, fëmijë, të plagosur e të lodhur nga lufta. Pranë tyre ishin motrat e nderit, që u shërbenin me përkushtim. Por përgjigja e priftit qe e prerë: Kurrën e kurrës. Këtu nuk ka as katolikë e as myslimanë. Ka shqiptarë, të gjithë njerëz të pafajshëm. Pushkatomëni së pari mua e motrat shërbyese të Zotit. Vetëm pasi të kaloni mbi trupat tanë mund t’i prekni ata.

Por nuk është vetëm ky episod, që tregon integritetin atdhetar e fetar të këtij misionari të shenjtë. Traditën shqiptare dhe dashurinë për vëllezërit myslimanë ai e kishte treguar edhe në një rast tjetër, në muajin e Ramazanit. Njerëzit të lodhur e të çorientuar nga lufta e kishin humbur orarin kur duhej të bënin faljen sipas ritit mysliman. Aq më tepër që afër fshatit Gllogjan nuk kishte xhami. Dom Kelmendi u interesua dhe siguroi oraret e sakta të faljeve. Dhe kur vinte ora e iftarit dhe syfyrit, ai i binte me përpikmëri këmbanës së kishës, duke i njoftuar besimtarët se tani ishte ora e saktë. Me këtë gjest, sa fetar aq njerëzor, ai u thoshte vëllezërve të besimit tjetër: “Nuk jeni vetëm”.

Mbrojtja që u bënte Dom Kelmendi besimtarëve myslimanë dhe kundërshtimi që u bëri serbëve duke mos i lënë të hynin në kishë, i tërboi forcat serbe. Ata e dinin mirë se po të vrisnin priftin dhe motrat që shërbenin në kishë, do të bënin jehonë në opinionin ndërkombëtar, sidomos tek Amerika dhe NATO-ja. Ndaj u tërhoqën. E keqtrajtuan priftin, por ai u rezistoi, duke treguar që përpara popullit nuk i dhimbsej jeta e tij, se i bindej vetëm misionit të tij të shenjtë dhe ndërgjegjes së tij shqiptare.

Qëndrimi i tij stoik na kujton dom Luigj Palajn dhe plot martirë të tjerë të kishës katolike, që nuk u trembën edhe kur jeta e tyre ishte në fije të perit.

Nesër mbrëma Dom Kelmend Spaqi do të bënte ritin e Udhës së Kryqit, udhës së kalvarit të Krishtit, që e çonin drejt kryqëzimit. Kurse të dielën do të festonte tok me besimtarët Pashkën e ringjalljes së Krishtit. Por zemra e tij pushoi dhe shpirti i tij mori udhën e amshimit pikërisht në këto ditë festash për të mbetur gjithnjë i paharruar në kujtesën e besimtarëve të tij dhe të popullit shqiptar të zonës ku jetoi e shërbeu me devotshmëri e atdhetarizëm.

Shkolla e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren shënon 64-vjetorin e themelimit

0

Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren ka shënuar sot 64-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive dhe kulturore.

Drejtori i shkollës, Mehdi Krasniqi, gjatë fjalës së tij, theksoi se përvjetori i 64-të përbën një moment reflektimi për arritjet e deritanishme të institucionit, si dhe një shtysë për angazhime të reja dhe përmirësime në të ardhmen.

Në kuadër të programit festiv, nxënësit Viola Rakaj dhe Jon Germizaj interpretuan përmes këngës dhe fjalës artistike, duke shtuar atmosferën e veçantë të aktivitetit.

Ngjarja u përmbyll me një program artistik të pasur, ku nxënësit e shkollës prezantuan talentin dhe kreativitetin e tyre.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

0

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në sigurinë kombëtare dhe gatishmërinë mbrojtëse të vendit.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ai në seancën e jashtëzakonshme rreth rritjes së çmimeve të naftës , theksoi se përkundër se kjo çështje shpesh trajtohet si krizë ekonomike dhe sociale, pasojat e saj shkojnë më thellë dhe prekin drejtpërdrejt sektorin e sigurisë.

“Rritja e vazhdueshmeve e karburanteve në tregjet ndërkombëtare dhe pasqyrimi i kësaj rritjeje në tregun tonë të brendshëm shpesh diskutohet vetëm si një krizë ekonomike dhe sociale, mirëpo sot jam këtu për të ngritur një alarm mbi një dimension tjetër po aq kritik, ndikimin e drejtëpërdrejtë në sigurinë kombëtare dhe gatishmërinë mbrojtëse të vendit”.

“Sektori i sigurisë dhe mbrojtjes nuk është një konsumator i zakonshëm, ai është një system që mbështetet në lëvizshmërinë, trajnimin e vazhdueshëm dhe reagimin e shpejtë. Kur çmimi i derivaveteve rritet pa një strategji kompensuese ne prekim tri shtylla kryesore të sigurisë sonë, siç janë gatishmëria operacionale dhe mobiliteti, trajnimi dhe pë4rgatitja profesionale dhe logjistika dhe zingjiri i furnzimit”, shtoi ai.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren ngrenë shqetësime për ujësjellësin, energjinë dhe parkingjet

0

EC Ma Ndryshe ka mbajtur takim me banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren, në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, ndërsa zyrtarët e KEDS-it, ndonëse janë ftuar, nuk kanë qenë të pranishëm.

Në këtë takim, sipas njoftimit, janë diskutuar problemet që prekin komunitetin, si furnizimi dhe cilësia e ujit të pijes, rrjeti i vjetër i ujësjellësit, përkatësisht gypat prej asbesti dhe kërkesa për zëvendësimin e tyre. Gjithashtu janë trajtuar edhe problemet me furnizimin me energji elektrike, gjendja e shtyllave elektrike si dhe kabllot e shumta të vendosura në to.

“Në të njëjtën kohë është theksuar edhe problemi me vendparkingjet në lagje dhe nevoja për zgjidhje praktike, për të cilat janë dhënë edhe propozime alternative nga banorët”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë ofruar sqarime mbi shërbimet ekzistuese dhe kanë inkurajuar qytetarët që të raportojnë problemet përmes kanaleve zyrtare, si dhe t’i adresojnë kërkesat me shkrim për zgjidhje konkrete.

“Takimi u përmbyll me një vizitë në terren me kryetaren e këshillit lokal të lagjes, ku nga afër u panë problemet e evidentuara, me fokus të veçantë në gjendjen e shtyllave elektrike”, thuhet më tej.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”, të zbatuar nga EC Ma Ndryshe, me mbështetje nga Qeveria Gjermane dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), përmes GIZ Kosovo./PrizrenPress.com/