Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka publikuar pamje të bukura të fshatit Pouskë.
Sipas tij, ky fshat është vendi i duhur për të filluar udhëtimin dhe eksplorimin e zakoneve dhe bukurive të fshatrave tradicionale të Kosovës.
Postimi i Totajt
Përshëndetje nga fshati Pouskë – një oazë e qetësisë dhe bukurisë në mes të bjeshkëve të mahnitshme, me një pozicion të veçantë që ofron pamje panoramike të qytetit të Prizrenit, duke e bërë atë një vend të privilegjuar për të shijuar bukurinë natyrore dhe pjesën urbane në të njëjtën kohë.
Ky fshat i bukur, me njerëz të mrekullueshëm, është një vend ku historia, kultura dhe bukuria natyrore bashkohen në një harmoni perfekte.
Nëse dëshironi t’i njihni zakonet dhe bukurinë e fshatit tradicional të Kosovës, Pouskë, është vendi i duhur për ta filluar udhëtimin tuaj”, shkruan Totaj në Facebook.
U gëzova shumë që s’të pashë sot pranë lumit
Aty ku dikur sodisja pulëbardhat e harruara në fluturimin e tyre pafund.
U gëzova shumë që s’ta dëgjova as sot zërin e ngjirur të dëshpërimit
Dashuria për ty s’është urrejtje
as adhurim heretikësh.
Ti ike para gëzimit tim
Para fjalës që më shpoi në zemër si heshtë mesjete
Ku dielli i përgjakur s’është sinonim shtrigash
Është mallkim i hershëm
Që të bukur e ka vetëm emrin.
PDK në Malishevë ka bërë një reagim kundër kreut të Nismës Fatmir Limaj, i cili të shtunën njoftoi se ka marrë mbështetjen e familjes së Isni Kilajt, që aktualisht ndodhet në Hagë.
Sipas PDK-së, Limaj po keqpërdorë procesin e Hagës dhe po përdorë emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve, për të përfituar politikisht.
Por, PDK në Malishevë thotë se “qytetarët e Malishevës tashmë e kanë kuptuar “qëllimin fisnik” të Limajt.
“Ngarendjet e tij teposhtë-përpjetë, lokal më lokal, odë më odë, vendosja e dorës në shpinë me secilin që takohet, janë veprime tashmë demode, jashtë kohës. Janë lodhur njerëzit me këtë lloj të bërit politikë. Është barrë për qytetarin ta përballojë këtë lloj aktrimi me vite të tëra”.
Reagimi i plotë:
MALISHEVA PENG I AMBICIEVE TË FATMIR LIMAJT
Keqpërdorimi i situatave në momente të caktuara, sikurse tani që po keqpërdoret procesi e Hagës nga Fatmir Limaj, nuk është ndonjë risi. Veprimet përçarëse, sidomos në Malishevë, zanafillën e kanë që nga lufta e UÇK-së.
Kjo gjendje vazhdoi edhe pas luftës. Veprimet e tij janë evidente, “përçaj e sundo”. Kontribut i tij është përçarja e veteranëve në dy grupe të mëdha, Brigada 121 dhe Brigada 122. Situata edhe më e keqe ishte brenda PDK-së, duke krijuar grupacione, ndërsa vet Fatmir Limaj ishte dominues, sepse vet i kishte krijuar këto grupe. Në këtë kuptim dega e PDK-së nuk kishte përfaqësim në qendër, si subjekt. E rëndësishme për Limajn ishte faktorizimi i tij, e jo edhe i Malishevës. Dega e PDK-së ishte një bastion i votave, kishte arritur deri në mbi 14 000 vota. Këtë numër e përdorte Limaj dhe grupi i ngushtë i tij.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 arriti t’i përçajë dy bashkëpunëtorët më të ngushtë, Gani Krasniqin dhe Isni Kilajn, për të dalë prap dominues ndaj të dyve. Votuesi i PDK-së ishte në pozitë të vështirë, po megjithatë përkrahja ndaj PDK-së nuk mungoi.
Ambiciet e Limajt nuk po ndaleshin, tash pretendimet e tij ishin edhe në nivelin qendror. Dhe prap do të përdoret Malisheva si një plaçkë, sidomos në zgjedhjet e vitit 2013, duke ngritur kauza gjoja për keqpërdorimet që po bëheshin nga qeverisja e Isni Kilajt, ndërsa këto ditë janë të shpeshta vizitat e tij në këtë familje, duke e paraqitur brengën dhe shqetësimin e tij. Kjo është politika “e kërbaçit dhe e kulaçit”. Janë të njohura deklaratat e tij kundër Isni Kilajt, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, kundër PDK-së dhe vlerave të saj.
A e meritoi qytetari i Malishevës një trajtim të tillë, e sidomos votuesi i PDK-së?!
Pas këtyre zgjedhjeve (2013), IQM-ja në fillim, e më vonë Nisma Socialdemokrate, filloi me diferencimet ndaj votuesve të PDK-së. Me dhjetëra e qindra të larguar nga puna, vetëm për bindje politike. Kjo gjendja vazhdon edhe sot.
Politika e subjektit Nisma Socialdemokrate, që në thelb është e krijuar nga inatet dhe grupit të ngushtë të interesit, në strategjinë e saj ka vetëm mashtrimin, propagandën, demagogjinë, hipokrizinë.
Ky subjekt problem e ka pragun, kështu ishte prej fillimit. Moskalimi i pragut në zgjedhjet e fundit është tregues i qartë që ky subjekt i ka ditët e numëruara. Andaj sjellja e Limajt vetëm nëpër Malishevë tregon nivelin “e politikës së tij vizionare”.
Të mundohesh të ngresh kauza, në emër të një “Fronti të përbashkët” është edhe një përpjekje e tij e dështuar.
Ta keqpërdorësh procesin e Hagës si një kauzë, dhe të përdorësh emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve, për të përfituar politikisht, kjo nuk do ndonjë koment.
Qytetarët e Malishevës tashmë e kanë kuptuar “qëllimin fisnik” të Limaj. Ngarendjet e tij teposhtë-përpjetë, lokal më lokal, odë më odë, vendosja e dorës në shpinë me secilin që takohet, janë veprime tashmë demode, jashtë kohës. Janë lodhur njerëzit me këtë lloj të bërit politikë. Është barrë për qytetarin ta përballojë këtë lloj aktrimi me vite të tëra.
Partia Demokratike e Kosovës është subjekt serioz, me një bazë në të kaluarën dhe vizion të qartë për të ardhmen. Ne ftojmë të gjitha ata që njohin dhe besojnë në vlerat e PDK-së t’i bashkëngjiten këtyre vlerave, e jo një subjekti që mendon vetëm përfitimet e çastit.
KB Bashkimi ka dhënë lajmin e mirë sa i përket gjendjes shëndetësore të Terrance Fergusonit.
Amerikani debutoi të shtunën mbrëma në ndeshjen ndaj Golden Eagle Yllit, por nuk pati edhe shumë minuta në fushë pasi u përball me telashe shëndetësor.
Ferguson u rrëzua në tokë derisa po vraponte për në fazën e sulmit, teksa u largua me barrelë nga palestra, për t’u rikthyer sërish te ekipi prizrenas disa minuta më vonë – por, më nuk u paraqit edhe në lojë.
Klubi prizrenas ka njoftuar sot se 25-vjeçari i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore pas ndeshjes dhe sipas mjekëve, ai nuk ka ndonjë problem serioz.
Helmimi me ushqim dhe lodhja nga udhëtimi thuhet se ishin shqetësimet e vetme.
Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:
“Ju njoftojmë se pas kontrollave mjekësore pas ndeshjes Basketbollisti Terrance Ferguson është në gjendje stabile shëndetësore dhe nuk ka ndonjë shqetësim serizoz! Sipas raportit të mjekëve mbrëmë ishte në pyetje një helmim nga ushqimi që ka konsumuar gjatë ditës dhe gjithashtu rezultat i lodhjes pasi që lojtari ka arritur në Prizren diten e mërkurë dhe nuk ka pas kohë të mjaftueshme për tu adaptuar dhe nuk ka asnjë shqetësim tjeter. Sot ai është në gjendje shumë më të mirë dhe ka filluar ta marrë vetën dhe do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar ekipin”.
Qeveria e Kosovës e ka prezantuar logon për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së. Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke vrarë 55 anëtarë të familjes Jashari.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, 30 këmbësorë humbën jetën si pasojë e aksidenteve në trafik. Rasti i fundit që ndodhi në Prishtinë, ka bërë që policia t’i shtojë masat e sigurisë në rrugë.
Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, tha për RTK se këmbësorët janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë të cilët nuk kanë mbrojtje dhe kanë një rrezikshmëri të lartë.
“Duke pasur parasysh sjelljen e drejtuesve të automjeteve që nuk i japin përparësi edhe niveli pastaj është prezent, këmbësori ka të drejtë me bë kalimin e rrugës edhe mbi 100 metra ku nuk ka vendkalim për këmbësorët”, tha ai.
Eksperti i trafikut rikujton se ngasësit kanë edhe patentë shoferë, andaj duhet të kenë më shumë kujdes.
“Për shoferet këshilla është të kenë kujdes ndaj këmbësorëve pasi drejtuesit e automjetit e kanë një patentë shofer, kurse këmbësorët nuk kanë njohuri si me kalu rrugën. Prandaj i bie përgjegjësia ndaj drejtuesve të automjetit të kenë një kujdes më të shtuar në raport me këmbësorët”, tha ai.
Sipas policisë, në nivel vendi janë realizuar 804 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferët për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë shkaktuar 50 aksidente e gjatë vitit 2023, 30 këmbësorë humbën jetën në aksidente trafiku.
3 marsi është shpallur Dita Botërore e Shkrimtarëve dhe festohet çdo vit, që prej vitit 1986.
Dita Botërore e Shkrimtarëve është themeluar nga Kongresi ndërkombëtar i PEN Club, një shoqatë në gjithë botën e shkrimtarëve të themeluar në Londër në vitin 1921, për të promovuar miqësinë dhe mbështetjen intelektuale në mesin e shkrimtarëve nga të gjitha anët e botës.
Emri për organizimin u krijua nga letra e parë të fjalëve “poetëve, eseistë dhe romancierëve”, por në të vërtetë ajo përfshin shkrimtarë të të gjitha formave të letërsisë, duke përfshirë gazetarët dhe historianët. Ideja për të krijuar organizatë të tillë i takon shkrimtarit anglez C.A. Daëson Scott dhe presidenti i saj i parë ishte John Galsëorthy. Në ditët e sotme PEN Club International ka qendrat e saj në mbi 130 vende.
PEN Club International është organizata më e vjetër globale letrare që thekson rolin e letërsisë në zhvillimin e kulturës botërore, duke luftuar për lirinë e shprehjes. Gjithashtu festohet edhe 23 prilli, Dita Botërore e Shkrimtarëve, Dita Botërore e Poezisë etj.
Në rrugën transit në Prizren nuk po hiqet një shtyllë e rrymës. P
Premtimet për largimin e saj ishin të shpejta, por jo edhe zhvendosja e shtyllës, shkaku i disa problemeve të cilat, sipas zyrtarëve, pritet të përfundojnë pas dhjetë ditësh. Shtëpia që pengonte ndërtimin e rrugës u hoq, por shtylla e rrymës mbeti.
Për banorët e një lagje në Prizren, një shtyllë e tensionit të lartë, ka qenë rrezik i përhershëm. Shtëpia që e kishte zënë këtë rrugë tranzit u hoq nga komuna, por ata mezi presin që edhe shtylla të dislokohet nga këtu.
Banorët kërkojnë reagim më të shpejtë të komunës sepse rreziku për aksidente është i lartë.
“Po kjo shtyllë që është e tensionit të lartë kjo nuk po hiqet edhe kjo shtyllë komunikacionit çdo ditë e natë i pengon shumë. Kjo është shumë e rrezikshme për banorë se pikërisht ku kam qen duke kaluar kanë qenë dukë pritur një grua me dy fëmijë ka ardhur një automjet bukur shpejt këtu kur është ardhur këtu shiko aty është një lloj zalli i rrumbullakët edhe kur e ka pa që ngushticë se ishte edhe në telefon ai ka frenuar ka qen gati dhe duke i shkel”, tha për RTK Milazim Rexhepi, banor i lagjes “Arbanë”
Për këtë rast, RTK raportoi edhe para një muaji. Atëherë reagoi kryetari i komunës, Shaqir Totaj, i cili pati thënë se shtylla e rrymës do të zhvendoset nga rruga. Por shtylla ende është aty.
Zyrtarët për energjetikë në drejtorinë e shërbimeve publike, thonë se punët nisën menjëherë, por pati disa probleme.
“Ne kemi marrë një zgjidhje teknike nga KEDS, dhe gjitha punimet që janë bërë deri tash janë bërë janë bërë në bazë të zgjidhjes së KEDS, vonesat janë bërë për shkak të disa pengesave që janë paraqit që na jemi munduar me i menagju dhe kemi pas sukses në këtë anë, punimet kryesore veç thuajse kanë përfunduar ka mbetur vetëm zhvendosja e shtyllës së montimi i shtyllës në pjesën ku do të zhvendoset, dhe kjo procedurë pritet që të përfundoj brenda 10 ditëshit”, tha Miranda Thaçi Mustafa nga Drejtoria për Shërbime Publike.
Derisa duhet pritur edhe dhjetë ditë, që të hiqet një shtyllë, rruga e Transitit të vjetër mbetet ndër më të ngarkuarat nga qarkullimi i automjeteve.