20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 1220

Sot varroset veterani i UÇK-së, Edip Celina

0

Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Prizren ka njoftuar se sot do të bëhet varrimi i veteranit të UÇK-së,Edip Celina.

Varrimi bëhet  me ikindi, në xhaminë e Bajraklisë.

Ndërkaq, homazhe do të bëhen  në varrezat e Martirëve në Prizren, duke filluar nga ora 15:30.

Ish-ushtari i UÇK-së, Edip Celina, ndërroi jetë dje./PP/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Në Malishevën urbane”, Limaj inspekton punimet në “Sheshin e Dëshmorëve” në Malishevë

0

Kryetari i Nismës Sociale Demokrate, Fatmir Limaj, ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet në “Sheshin e Dëshmorëve” në Malishevë. Kjo komunë udhëhiqet nga Ekrem Kastrati, i cili vie nga Nisma Social Demokrate.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Malisheva Urbane është njëri nga projektet më madhore të kësaj komune. Ky projekt përfshin sheshin, parkingun nëntokësor dhe pjesët tjera përcjellëse.

Limaj ka falendëruar të gjithë bashkëpuntorët e këtij projekti.

“Progres i jashtëzakonshëm, mirënjohje e veçantë bashkëpunëtorëve në perkushtimin për përfundimit e punimeve në afat rekord”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

57 vjet nga lindja e Kurt Cobain, artisti që akoma i reziston kohës

0

57 vjet nga lindja e Kurt Cobain, ndikimi dhe popullariteti i të cilit nuk ka humbur aspak, përkundër që kanë kaluar disa vite që ai edhe ka vdekur, shkruan KultPlus. 

”Ai kishte një ndjeshmëri që i bënte njerëzit të ndiheshin më pak të çuditshëm, më pak të vetmuar”, shpjegon Danny Goldberg, i cili ka qenë në biznesin e muzikës që në vitet ’60, transmeton KultPlus.

Autor ose bashkautor i të gjitha sukseseve të Nirvanës, Kurt Cobain vrau veten më 5 prill 1994 në shtëpinë e tij në Seattle, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej nga kishte origjinën, ndërkohë që grupi i muzikës rock ishte bërë një fenomen global në më pak se tre vite.

”Imazhi i tij në media u deformua disi dhe u lidh më shumë me vdekjen e tij se sa me jetën dhe veprën”, vë në dukje Sonic Youth, i cili ka pasur në drejtim një tjetër grup të pavarur rock-u.

Në librin e tij «Në shërbim të shërbëtorit: në kujtim të Kurt Cobain», të publikuar këtë javë, Danny Goldberg flet për një muzikant të avancuar për kohën e tij, një personazh melankolik dhe me një shpirt të gjallë dhe shumë human.

“Zëri i tij kishte një shpirt të pabesueshëm”, thotë ai duke shtuar se «ai reflektonte cënueshmëri dhe afrimitet si rrallë kush».

Për të, muzika e Kurt Cobain vazhdon të dëgjohet në të gjithë botën nga një brez që ka lindur pas vdekjes së tij.

«Ai është një artist vepra e të cilit është e përjetshme», thotë Danny Goldberg që e kishte njohur kitaristin dhe kompozitorin amerikan në vitin 1990, pak para daljes së albumit «Nevermind», që e ngriti në qiell popullaritetin e Nirvanës.

Voziti 105 km/h në zonën 50/ Vozitësit të Prizrenit i pezullohet patentë shoferi për një vit

0

Një person u kap në Prizren duke vozitur me 105 km/h në zonën 50.

Policia e Prizrenit në rrugën “Rrustë Kabashi” gjobiti të dyshuarin me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalimin e drejtimit të mjeteve motorike për një vit.

Rasti ka ndodhur më 18.02.2024.

“Me datën 18.02.2024 njësiti policor nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Prizren, në pikë kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Rrustë Kabashi’’ në Prizren, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar me shenjë të trafikut është pesëdhjete (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë prej njëqind e pesë (105) km/h.
Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, e pesë (5) pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një viti (1)” .

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Mishetiq emërohet kryembrojtës i Thaçit

0

Luka Mishetiq është emëruar udhëheqës i ekipit mbrojtës të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Fidelma Donlon, e ka bërë emërimin e tij pas konfirmimit se nga ekipi mbrojtës janë larguar Gregori Kihou dhe Xho Rider, transmeton KlanKosova.tv.

Më 19 janar administratorja e kishte njoftuar panelin përmes një letre të dërguar nga Thaçi se kontrata e Kihou dhe Rider me të ka përfunduar.

Më 9 shkurt Mishetiq kishte informuar panelin se ai ka arritur marrëveshje me Thaçin për t’i pasuar ata si avokat. Derisa më 16 shkurt është konfirmuar emërimi i Mishetiq për ta drejtuar ekipin mbrojtës.

Aktakuzë ndaj Kobrës dhe katër të tjerëve për vrasjen në Prizren një vit më parë

0

Prokuroria Speciale (PSRK), njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe katër të të pandehurve tjerë me inicialet R.S., A.V., B.M dhe J.B.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Prokuroria ka bërë të ditur se i pandehuri Dibran Hoxhaj, akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen  për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’ nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’ nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Të enjten promovohet libri “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)” i autorit Fahri Musliu

0

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, ka njoftuar se të enjten me datë 22 shkurt me fillimin në ora 14:00, në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, do të bëhet promovimi i librit “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)” nga autori z. Fahri Musliu.

Libri “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)” përmban informata për proceset e ndryshme gjyqësore individuale dhe grupore, nëpër gjykatat e Serbisë, ku përpunohen në veçanti pesë procese që kanë zgjuar interesimin e opinionit të vendit dhe të atij ndërkombëtar: procesi gjyqësor kundër Flora Brovinës, procesi kundër Albin Kurtit, procesi kundër grupit të studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, ai kundër grupit gjakovar prej 145 vetash dhe rasti “Kleçka”- kundër kushërinjve Mazreku.

Kështu thuhet në njoftimin e Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë, të dërguar medieve.

Njoftimi i plotë:

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka kënaqësinë të ju ftoj në promovimin e librit “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)” nga autori z. Fahri Musliu, në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, të enjten, 22 shkurt 2024, në ora 14:00.

Në panel të diskutimit do të jetë autori i librit z. Musliu si dhe avokati i njohur z. Teki Bokshi i cili ka përfaqësuar shumë të burgosur në proceset gjyqësore që shtjellohen në këtë libër.

Libri “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)” përmban informata për proceset e ndryshme gjyqësore individuale dhe grupore, nëpër gjykatat e Serbisë, ku përpunohen në veçanti pesë procese që kanë zgjuar interesimin e opinionit të vendit dhe të atij ndërkombëtar: procesi gjyqësor kundër Flora Brovinës, procesi kundër Albin Kurtit, procesi kundër grupit të studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, ai kundër grupit gjakovar prej 145 vetash dhe rasti “Kleçka”- kundër kushërinjve Mazreku.

Gazetari dhe publicisti i njohur Fahri Musliu, karrierën e tij e nisi në gazetën ‘Rilindja’ në vitin 1968 dhe këtë profesion vazhdoi ta kultivonte deri në pensionim e tij në vitin 2013. Ai studioi Gazetarinë në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, nga ku edhe punoi fillimisht si korrespondent i rregullt i gazetës ‘Rilindja’ dhe bashkëpunëtor i shumë gazetave dhe revistave të tjera shqipe në Kosovë. Ai ka bashkëpunuar me gazetat ‘Borba’, ‘Nasha Borba’ e ‘Danas’ të Beogradit dhe ‘Vjesnik’ të Zagrebit. Ka punuar një periudhë të gjatë si korrespondent i seksionit shqip të ‘Zërit të Amerikës’ nga Beogradi e pastaj edhe ne Radio Televizionin e Kosovës.

Ky libër është botimi i dytë me plotësime i librit me titull ‘Gjykimet e pengjeve’ që autori Fahri Musliu e publikoi në vitin 2002.

Promovimi dhe diskutimi mbështetet nga Konfederata Zvicerane – Departamenti Federal i Zvicrës për Punët e Jashtme dhe National Endoëment for Democracy (NED).

Dëshmitari i radhës përmend këta emra, thotë se ishin drejtues të sulmit të ndodhur më 1998 në Rahovec

0

 

Dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë se drejtues të sulmit të ndodhur në vitin 1998 në Rahovec, ishin Ismet Tara dhe Sabahudin Cena.

Sipas mbrojtësit të Jakup Krasniqit, avokatit Aidan Ellis në një deklaratë të dhënë në vitin 2013 nga dëshmitari 46-të kur ka folur për këtë sulm, ka thënë se Ismet Tara dhe Sabahudin Cena e kanë drejtuar këtë sulm, këtë e konfirmoi sërish dëshmitari.

Sipas tij, deklaratën e ka mbështetur në atë se të gjithë shqiptarët deklaronin se Ismet Tara ishte komandat kryesor.

Ndërsa i pyetur lidhur me armatimin e popullatës civile serbe, dëshmitari ka thënë se të gjithë banoret e moshës madhore kishin marrë armë.

“Te gjithë banorët e moshës madhore kishin marrë armë në mbrojtje të territorit të qytetit”, tha dëshmitari.

Kurse, i pyetur se a është armatosur edhe familja e tij, dëshmitari tha se ai dhe vëllai i tij po.

“Unë dhe vëllai ishim armatosur për të mbrojtur territorin e qytetit”, tha dëshmitari.

Avokati Ellis e pyeti dëshmitarin nëse në një deklaratë të dhënë në vitin 2013, ka deklaruar se të gjithë shqiptarët ishin UÇK, ai tha se qëndron pas kësaj deklarate.

Sipas avokatit, dëshmitari kishte deklaruar se nëse nuk ishin të përfshirë aktivisht, ju ndihmonin financiarisht, ose në mënyra të tjera UÇK-së.

Sipas avokatit Ellis ajo çka ka deklaruar dëshmitari për udhëheqësit e UÇK–së në Rahovec, është e mbështetur në thashetheme apo përmes deklaratave që ka dëgjuar nga të tjerët.

Këtë deklaratë, e konfirmoi edhe vetë dëshmitari. Sipas tij, për strukturën e UÇK-së në Rahovec kishte marrë informata nga shokët shqiptarë.

Dëshmitari tha se Sabahudin Cena ka qenë udhëheqës politik sepse mbante takime edhe shfaqej në gazeta dhe se kumtesat e tij politike dilnin në gazeta.

Dëshmitari i 46-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, punëtor i Ministrisë së Brendshme të Serbisë

(Përditësuar, ora 11:12)- Dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W00498, ka thënë se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori Niko Barling, dëshmitarin ka filluar ta marrë në pyetje avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari tha se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë dhe merret me emigrantë.

Ndërsa, kur u pyet se a është këshilluar nga punëdhënësi i tij lidhur me paraqitjen e tij me një emër tjetër gjatë procesit të dëshmisë, kjo gjë u mohua nga dëshmitari.

“Jo, punëdhënësi im nuk e dinë fare që unë sot jam këtu”, tha ai.

Dëshmitari i 46-të i ZPS-së fillon dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me kodin W00498, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në seancën e mbajtur më 1 shkurt 2024, dëshminë e filloi dëshmitari i 45-të i ZPS-së, Hajrush Kurtaj, i cili pritej që ta vazhdojë edhe sot dëshminë, por dëshminë po e filloi dëshmitari i 46-të, i cili po dëshmon pa masa mbrojtëse dhe identiteti i tij nuk u bë i ditur.

Sipas përmbledhjes që ZPS-ja lexoi në sallën e gjyqit, ky dëshmitar do të dëshmojë për rrëmbimin e anëtarëve të familjes në zonën e Rahovecit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim ky dëshmitar në pyetje është marrë nga prokurori Niko Barling, ku tha se edhe pse kishin shpresë që babai dhe vëllai i tij mund të ishin gjallë, ata u gjetën të vdekur.

“Më 2007 na thanë se e gjetën ADN-në e vëllait dhe babës tim. Në qershor shkova i mora eshtrat e tyre”, tha dëshmitari.

Këtë seancë, përmes video-lidhjes është duke e përcjellë gjykatësi Christoph Barthe dhe Jakup Krasniqi.

Para dëshmisë së këtij dëshmitari, trupi gjykues lëshoi një urdhër gojor, duke urdhëruar Luka Mishetiqin që të dorëzojë listën e përditësuar të anëtarëve të ekipit mbrojtës të mbrojtjes së Thaçit deri më 11 mars.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

===Në Dhomat e Specializuara në Hagë po dëgjohet dëshmitari i 46-të, me numër W00498 në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Ky dëshmitar ka pranuar para trupit gjykues se është punëtor i MUP-it serb, i cili punon me emigrant.

Ai po merret në pyetje nga avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit. I pyetur nëse është këshilluar me punëdhënësin e tij që pranë trupit gjykues të paraqitet me emër tjetër, ai u përgjigj se punëdhënësi i tij nuk e di as që ai është në Hagë.

Dëshmitari me numër W00498 po pretendon se babai dhe vëllai i tij, janë vrarë nga ish pjesëtarë të UÇK-së.

 

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Vdes legjenda gjermane, Andreas Brehme

0

Legjenda gjermane, Andreas Brehme ka vdekur sot në moshën 63 vjeçare.

I ndjeri do të kujtohet për golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit të vitit 1990 kundër Argjentinës në Romë.

Mbrojtësi i majtë po ashtu e kishte fituar Bundesligën me Kaiserslauternin dhe Bayern Munichun, plus titullin e Serie A me Interin.

Brehme kishte luajtur 86 herë për Gjermaninë, shkruan mediumi gjerman “Bild”.

Bayern Munichu e ka shprehur mërzinë dhe dhimbjen për humbjen e njërit prej legjendave të tij.

Gjiganti bavarez e ka përshkruar Brehmen si një person mjaft special, i cili do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes së Bayernit, i cili iu shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve të ish-futbollistit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

33 vjet nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës

0

Para 33 vjetësh, më 20 shkurt 1991, dhjetëra mijëra qytetarë u ngritën për ta shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i bustit të diktatorit komunist, Enver Hoxha, u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Pamjet e atyre ngjarjeve në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare. Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë, raporton Top Channel.