19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 1221

Aksident në autostradën Prishtinë-Prizren, policia dhe ambulanca në vend të ngjarjes

0

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident i tillë ka ndodh edhe mëngjesin e sotëm në autostradën Prishtinë-Prizren.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Aksidenti ka ndodh saktësisht në para daljes për në Malishevë.

Në vend të ngjarjes janë Policia dhe Ambulancat, ndërkohë ende nuk dihet për dëmet e shkaktuara.

Moti sot me diell dhe vranësira

0

Për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-28 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 13°C, njofton Meteo Kosova,

‘Raportet e Kosovës me SHBA-në’- Kadri Kryeziu :Vërejtje me gojë, ende s’i kemi marrë vërejtjet me shkrim

0

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur për raportet e Kosovës me SHBA-në, ai në deklaratën të cilën e ka dhënë Hovenier ku thotë se është prekur cilësia e partneritetit mes Kosovës dhe ShBA-së e cilëson si vërejtje.

Gjithashtu Kryeziu në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun është shprehur se për deklaratë të cilën ka bërë Hovenieri Kosova ka marr vetëm një vërejtje me goje dhe jo me shkrim, raporton Gazeta10.

“Po këto janë vërejtje me gojë po flas kështu si një profesor dhe ende se kemi marrur vërejtjen me shkrim, deri sa janë me gojë nuk besoj që ka problem”, është shprehur Kryeziu.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Punimet në rrugën “De Rada” të Prizrenit, kanë ngjallur reagime te qytetarët

0

Qytetarët që banojnë në rrugën “De Rada” në Prizren ankohen për pengesat që po u sjell shtrirja e rrjetit të kanalizimit në këtë rrugë.

 

Sipas tyre, në këtë segment rrugor është punuar disa herë përgjatë dy viteve. Ata  thonë se përveçse kanë pengesa në qarkullimin e automjeteve, po pengohen edhe në punën në bizneset e tyre.

Vendosja e rrjetit të kanalizimit në rrugën “De Rada” në Prizren, ka ngjallur reagime të qytetarëve, raporton RTKlive.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ata thonë se bizneset kanë mbetur pa punë dhe qarkullimi rrugor shumë i frekuentuar po has në vështirësi.

“Këtu si për shembull nja 10 herë kanë punuar për qet kanal. Qet rrugën tash e kanë shtruar, si as një vjet valla”, tha Rami Shaljani, banor në rrugën “De Rada”.

Investimi është donacion disa milionësh i qeverisë gjermane përmes KFW-së. Komuna ka dhënë pëlqimin për këtë projekt, ndërsa kontraktori është i obliguar t’i përmbahet dinamikës së punës, tha drejtori i shërbimeve publike Çelë Lama.

“Një investim i tillë komuna nuk ka qysh ta refuzojë, kompania e cila e bën këtë hapje, ka me kthyar infrastrukturën në gjendjen ekzistuese, do me thënë, qytetarët të kenë durim, që brenda një afati kohor dy deri në tri javë do të na përfundojë ky projekt”, tha pwr RTK Çelë Lama, drejtor i shërbimeve publike.

Sipas drejtorit të departamentit për ujëra të ndotura pranë KRU “Hidroregjioni Jugor” studimi i gjendjes së kanalizimit në këtë terren është bërë pas rehabilitimit të kësaj rruge.

“Qeveria gjermane përmes një kompanie konsulente, kontraktuese, e ka bërë incizimin e komplet rrjetit të pellgut që ujin e ndotur e dërgon në impiant. Sepse interesi i qeverisë gjermane dhe i KFW -së i donatorit, është ti lidh projektet e saj, do të thotë fillimisht e ka ndërtuar impiantin, tash e rregullon sistemin e kanalizimit, në mënyrë që të rritet ndotja në impiant, sepse impiantet ndërtohen për të trajtuar ujë të ndotur”, tha për RTK Lulzim Paçarizi, drejtor i departamentit për ujëra të ndotura KRU ‘Hidroregjioni Jugor’

Sipas  drejtorit Lulzim Paçarizi, ky projekt është donacion i pastër i qeverisë gjermane dhe as komuna e as Hidroregjioni Jugor nuk kanë obligim financiar ndaj punë kryerësve. KFW gjermane pritet të realizojë edhe disa projekte të tjera në Prizren.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Berisha: Nisma Socialdemokrate do të rikthehet në Kuvendin e Kosovës

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, thotë se fryma e Nismës do të rikthehet në Kuvendin e Kosovës.

“Në Kuvendin e Kosovës, mungesa e frymës socialdemokrate nuk do të zgjasë shumë. Qytetarët po binden gjithnjë e më shumë për vlerat dhe synimet e partisë. Gabimi i bërë para tre viteve po dëmton shtetin e Kosovës, por me përkushtimin e tyre, shpresojmë që të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan Berisha në Facebook.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Nismës Socialdemokrate ka mbushur një dekadë.

Mungesa e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, sipas tij, ka pasur ndikim në zhvillimin e partisë, por pavarësisht kësaj, fryma e angazhimit dhe punës së madhe vazhdon të flasë përmes kryetarit Fatmir Limaj.

“Veprat dhe sakrificat e tyre janë një pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës, duke kontribuar në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit”./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

A do të shkarkohet Tuchel? Në Gjermani zbulojnë vendimin e Bayern Munich

0

3 humbje në 3 ndeshjet e fundit “minojnë” të gjithë sezonin e Bayern Munich. Bundesliga bëhet një mision thuajse i pamundur pas humbjes së fundit kundër Bochum, një disfatë shumë e rëndë që e dërgoi diferencën në minus 8 nga Leverkuseni kryesues.

Dukej se Bayern kishte bërë autokritikë pas humbjes kundër Lazio-s teksa Musiala kaloi ekipin e Tuchel në avantazh që në minutën e 14-të, por Bochum reagoi fuqishëm duke përmbysur rezultatin brenda pjesës së parë.

Pjesa e dytë u bë dhe më e vështirë teksa Upamecano u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 77-të duke shkaktuar penallti dhe duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Kjo ishte sfida e dyte radhazi, pas Lazio-s në Champions, që qendërmbrojtësi francez shkarkon penallti dhe ndëshkohet me karton të kuq. Stoger u tregua i saktë duke dërguar shifrat në 3-1. Në fund, në minutën e 87-të, Harry Kane ngushtoi rezultatin, por vetëm kaq, pa mundur të shmang humbjen e Bayern.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Stoli i Thomas Tuchel merr një tjetër goditje të fortë, por sipas mediave gjermane, palët do të vijojnë bashkëpunimin. Sky Sport gjerman shton se Tuchel nuk ka ndërmend të jap dorëheqjen ndërsa as drejtuesit e klubin nuk dëshirojnë të nxitohen në një kohë kur Tuchel ka një mesatare prej 2,02 pikë për ndeshje. Fillimisht klubi i Bayern njoftoi pas humbjes së trajneri nuk do të fliste në konference për shtyp, por më pas Tuchel doli përpara mediave duke theksuar se në këtë sfidë gjithçka shkoi ters, ishin të pafat, por loja e shfaqur nga ekipi i jep besim për të ardhmen.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

8 vjet nga vdekja e shkrimtarit të madh

0

Umberto Eco, i lindur më 5 janar 1932, ishte një shkrimtar, filozof, kritik letrar, semiolog dhe profesor universiteti italian. Njihet më së shumti për romanin e tij të 1980 Il nome della rosa, më pas shkruajti romane të tjera si Il pendolo di Foucault dhe L’isola del giorno prima. Romani i tij Il cimitero di Praga, botuar më 2010, kryesoi listën e librave më të shitur në Itali.

Umberto Eco, një shkollar në fushën e errët të semiotikës, që u bë autor i suksesshëm romanesh, mbi të gjitha me veprën “Emri i Trëndafilit”, vdiq në vitin 2016 në Itali. Ai ishte 84 vjeç. Si një semiotikan, Eko kërkoi të interpretonte kulturat përmes shenjave dhe simboleve të tyre ? fjalëve, ikonave fetare, banerave, veshjeve, notave muzikore dhe madje edhe filmave vizatimorë.

Ai ka publikuar mbi 20 libra mbi këto çështje ndërsa jepte mësim në Universitetin e Bolonjës, më i vjetri në Europë. Por në vend që të veçonte jetën e tij akademike nga krijimtaria e tij popullore, Eko përfshiu në shtatë romanet e tij shumë prej shqetësimeve të veta akademike. Në bashkimin e këtyre dy botëve, ai nuk ka qenë kurrë më i suksesshëm sesa tek “Emri i Trëndafilit”, romani i tij i parë, që u publikua në Europë në vitin 1980.

Suksesi qe i madh dhe ai shiti më tepër se 10 milionë kopje në rreth 30 gjuhë dhe pati edhe një adaptim kinematografik në Hollivood.

Libri tregon për ngjarjet që ndodhin në një manastir italian në shekullin 14, kur murgjit vriten nga besimtarë të tjerë duke risjellë bukur një qasje filozofike të Aristotelit, harruar kohë më parë.

Umberto Eco ishte një prozator, kritik, filozof, semiotikan dhe profesor italian me peshë të madhe në letërsinë dhe kulturën europiane. Ai lindi më 5 janar 1932 dhe u nda nga jeta më 19 shkurt 2016.

Filluan punimet në rrugën “Shuaip Spahiu” në Prizren, bllokohet ura afër Administratës

0

Është bllokuar për qarkullim ura afër Aministratës  së Prizrenit, për shkak fillimit të punimeve  të kanalizimit në rrugën “Shuaip Spahiu”.

Ajo do të jetë e mbylluar pesë ditë të kësaj jave.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj,ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

“Kërkojmë nga qytetarët mirëkuptim  dhe të shfrytëzojnë rrugët alternative për të iu shmangur tollovive në trafik, pasi edhe ura përballë objektit të Administratës do të jetë e mbyllur, ndërsa qytetarët duhet të shfrytëzojnë urën afër objektit të “Beledijes” në drejtim njëkahësh për kyçje në rrugën kryesore”, tha Lamaj./TVP/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Bashkëshortja e Rexhep Selimit tregon arsyet e largimit të avokatit nga ekipi mbrojtës në Hagë

0

Shqipe Mehmeti Selimi, deputetja dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit ka dhënë detaje lidhur me njërin nga avokatët e tij, i cili është larguar nga ekipi mbrojtës.

Ajo ka sqaruar në Facebook se një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young.

“Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores. E falënderoj avokatin Young për punën e palodhshme në mbrojte të Rexhës”, ka shkruar ajo.

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, gjendet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020, pas konfirmimit të aktakuzës që përfshiu krerët më të lartë të shtetit.

Sipas aktakuzës, ish-pjesëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohet për veprat penale të ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjeve e zhdukjeve me forcë të personave midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Krimet pretendohet se janë kryer në Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe në fshatin Cahan të Hasit.

Besiktasi e refuzoi ofertën milionëshe të klubit anglez për Rashicën

0

Milot Rashica është duke shkëlqyer në futbollin turk, fillimisht me Galatasarayn e tutje me Besiktasin.

Kjo ka bërë që në adresë të yllit kosovar të arrijnë oferta nga vendet tjera.

Njëra prej tyre ka arritur nga Anglia, respektivisht nga Championshipi (niveli i dytë i futbollit anglez).

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk “Takvim”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Leeds United i ka ofruar 7 milionë euro për 27 vjeçarin.

Por, mediumi turk raporton se klubi nga Stambolli e ka refuzuar këtë ofertë, derisa lojtari është i kënaqur dhe i lumtur në Turqi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Leedsi planifikon ta bëjë një tjetër tentativë për përfaqësuesin kosovar gjatë verës që vjen derisa po mundohet të rikthehet në elitën e futbollit anglez.

Rashica kishte nënshkruar kontratë me klubin nga Superliga turke verën e kaluar nga Norwich City për 5,25 milionë euro.

Vushtrriasi e kishte kaluar një sezon në formë huazimi në Galatasaray pasi hasi në vështirësi në fanellën e Norwichit, ku vinte nga eksperienca e shkëlqyeshme në Gjermani me Werder Bremenin. /Gazeta Express/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri