11.8 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 1235

8.3 milionë euro grant, këto janë komunat që përfituan

0

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal sot ka nënshkruar Grantin e performancës komunale në vlerë prej 8.3 milionë euro me 11 komuna.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e nënshkrimit të këtij granti u tha se komunat përfituese nga ky grant janë Peja, Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi.

Nënkryetari Zogaj flet për prishjen e koalicionit me PDK-në në Prishtinë: …
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës tha se tha sot bëhet vlerësimi dhe mirënjohja për ato komuna që kanë performuar më mirë.

“Pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt BE-së është, ka qenë dhe do të mbetet administrata moderne publike, administratë efikase, administratë publike llogaridhënëse, transparente dhe çka është shumë me rëndësi një administratë publike e depolitizuar”, u shpreh Bislimi.

Sipas tij, nëse duan të avancojnë në rrugëtimin tonë drejt BE-së atëherë duhet të jenë të suksesshëm e të vendosur në reformimin e administratës publike.

Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se sot kur flasin për grantin e performancës duhet cekur se në vitin 2021 e kishin gjetur këtë grant të anuluar dhe këtë skemë të mbyllur nga qeveritë e mëhershme që sipas tij e kishin vlerësuar grantin me vetëm 4 milionë euro.

“Që nga viti 2021 deri në vitin 2023 janë financuar mbi 143 projekte me mbështetje prej 20 milionë euro. Në vitin 2024 janë ndarë 8,3 milionë euro shtesë për projektet e tjera”, u shpreh Krasniqi.

Zyrtare: Stivi Frashëri i bashkohet Lirisë

0

Stivi Frashëri është transferi më i ri i Lirisë së Prizrenit.

Klubi prizrenas njoftoi për nënshkrimin e Frashërit me ta, shkruan Gazeta Express.

Sezonin e kaluar, Stivi Frashëri ishte pjesë e Ballkanit, duke treguar paraqitje të mira dhe duke qenë njëri prej portierëve më të dalluar në Superligën e Kosovës.

‘Jam i fascinuar me pritjen këtu. Liria është klub i madh, e Prizreni e don dhe njeh futbollin. Bashkë me shokët e skuadrës dhe tifozët do të bëjmë më të mirën’, ka thënë Frashëri të premten, pas stërvitjes.

143 vjet nga vdekja e Fjodor Dostojevskit

0

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi.

Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski’ arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua.

Cai Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anullonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit. Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg.

Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim”(1866) dhe “Vëllezërit Karamazov”(1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.

Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës’ një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Dostojevski vdiq më 9 shkurt të vitit 1881./ KultPlus.com

Kurti lajmërohet nga ShBA-ja: Të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja e BQK-së mbron të gjithë qytetarët

0

Albin Kurti, kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka publikuar një shkrim në “X”, që është reagimi i parë pas përballjes në Këshill të Sigurimit të OKB-së me Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë.

Ai ka shkruar se Kosova do të jetë i përkushtuar të sigurojë që rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës të mbrojë të gjithë qytetarët.

“Fjalimi im në KS të @OKB. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë.” – shkroi ai.

Nëse Fury tërhiqet sërish nga lufta me Usyk, do të merrte një vendim që do ta dridh botën e boksit

0

Oleksandr Usyk do të marrë pjesë në një luftë të caktuar më 18 maj edhe nëse Tyson Fury tërhiqet përsëri, kanë konfirmuar kampi i boksierit ukrainas.

Promovuesi i ukrainasit, Alex Krassyuk, ka sugjeruar se medalisti i pamposhtur olimpik, Filip Hrgovic, mund të futet në vend të ‘Gypsy King’ nëse planet për një luftë të padiskutueshme titulli shtyhen për herë të tretë.

Fury dhe Usyk fillimisht duhej të shkonin ballë për ballë më 23 dhjetor, por fitorja e papritur e turbullt e britanikut ndaj yllit të UFC, Francis Ngannou, në fund të tetorit e bëri atë të zhvendoset në shkurt. Me afrimin e meçit të riorganizuar, Fury pësoi një prerje të keqe në vetull në sparring javën e kaluar që kërkoi 11 qepje dhe një periudhë të zgjatur rikuperimi.

Turki Alalshikh zbulon sekretin për shtyrjen e duelit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk
Tashmë është caktuar një datë e tretë, me rripat e peshave të rënda të Usykut, WBA, WBO dhe IBF, si dhe titulli WBC i Furyt, janë në tryezë më 18 maj. Promovusi i Usyk është i bindur se një luftë do të zhvillohet pavarësisht nëse Gypsy King shfaqet, me Hrgovic si sfiduesin e mundshëm.

“Në rast se ai (Fury) tërhiqet nga lufta, një zëvendësim duhet të parashikohet paraprakisht”, shpjegoi Krassyuk. “Në rast se, për ndonjë arsye, ai do të ketë një ‘prerje në thembër’ apo ndonjë gjë tjetër, një përballje do të zhvillohet në çdo rrethanë”, përfundoi ai.

Kampi i Usykut luajti me idenë e tërheqjes së Hrgovicit për të zëvendësuar Furyn dhe për të vazhduar me datën e ndeshjes së këtij muaji, por 37-vjeçari në vend të kësaj do të kthehet në shtëpi për të parë vajzën e tij të porsalindur, të rigrupohet dhe të kthehet në maj. /Telegrafi/

Gjendet një mjet shpërthyes në oborrin e ish-bodrumit të verës në Krushë të Vogël

0

Një person ka raportuar se në oborrin e ish-bodrumit të verës ka gjetur një mjet që dyshohet të jetë minë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 07:35 në fshatin Krushë e Vogël, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se njësiti policor ka dalë në lokacion si edhe EOD e FSK-së.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e ish-bodrumit të verës ka gjetur një mjet qe dyshohet të jetë minë. Njësiti policor kanë dalë në lokacion është njoftuar EOD e FSK-së”, thuhet në raport.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Diell e vranësira edhe sot, temperaturat deri në 16 gradë

0

Intervale më të gjata me diell pritet të kemi ditën e premtë, por se ditën kalojnë edhe vranësira.

Temperaturat në mëngjes zbresin në 2C e 4C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 14C e 16C, njofton Prishtina Weather.

Butë mbetet edhe përgjatë fundjavës, me më shumë vranësira. Temperaturat maksimale zbresin në 13C e 14C.

Ditën e diel po parashihen kushte edhe për të reshura shiu. Java vijuese fillon me më shumë vranësira dhe të reshura shiu kohëpaskohe. Temperatura zbresin në 10C e 11C.

Festë në Prizren, derbi i takon Bashkimit

0

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 78:84 (19:26, 31:22, 14:21, 14:15), në përballjen që u zhvillua në Prizren, e që i takonte javës së 21-të të Superligës.

Njëherësh këto dy skuadra do të përballen në çerekfinale të Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll. Turneu i Kupës zhvillohet më 13-17 shkurt në Gjakovë.

Në shtatë minutat e parë të ndeshje u zhvillua lojë e barabartë, por prizrenasit më pas shkëputen në 17:26, derisa çereku i parë përfundon 19:26. Pejanët u rikthyen fuqishëm në periudhën e dytë, duke përmbysur shifrat në 44:38, derisa pjesa e parë përfundoi 50:48.

Perioda e tretë ishte interesante, ku herë njëra skuadër ishte në epërsi e herë tjetra, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 64:69. Edhe në dhjetë minutat e fundit ishin interesante, por Bashkimi i përkrahur nga tifozët në Prizren arriti të triumfojë 78:84.

Më i miri te Peja ishte Larry Thomas me 17 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Erik Copes me 24 pikë dhe nëntë kërcime.

Peja është e dyta me 15 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi i gjashti me tetë fitore e 13 humbje.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

0

RENELUAL TAHIRI prezanton  banesa në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !

Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.

Si dhe mund të na kontaktoni:

+383 44 128 112 ; +383 49 613 613

[email protected]

www.renelualtahiri.com

Kliko videon 

https://fb.watch/mjLbiAFWad/

Kurti – Vuçiqit: Jeni vendi që njiheni për gjenocid, vrasje e tortura

0

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur me kërkesë të Serbisë.

Fjalën Kurti e mori pas një sërë akuzash të presidentit serb ndaj Kosovës.

Kurti para të pranishmëve demantoi akuzat e Vuçiqit duke theksuar se Serbia është shtet i njohur për gjenocid e vrasje. Ai përmendi masakrën e Srebenicës e e atë të Kosovës.

“Është një ironi shumë e thellë dhe njëfarë ndjenje dystopian për këto pretendime të rrejshme për persekutime nga një vend që  është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20 dhe pastaj kërcënimet autoritare ndaj paqes dhe sigurisë. Ky Këshill i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës në vitin 1993 për shkak të shkeljeve të rënda dhe krimeve sipas Konventës së Gjenevës”, ka thënë Kurti para të pranishmëve, përcjell Insajderi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Serbia ka urdhëruar, planifikuar dhe kryer vrasje, tortuara, gjenocid në Srebenicë dhe në Kosovë”.

I pari i ekzekutivit potencoi se Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut.

“Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumetnike dhe shumë-kulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik. Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumetnike për të gjithë”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se BQK po bën gjithçka që serbët në territorin e Kosovës, për të mos pasur telashe pas ndalimit të dinarit.