11.8 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 1234

Voziti i dehur dhe kanosi policët, arrestohet një person në Rahovec

0

Është arrestuar një ngasës i automjetit të premten në Rahovec, për kanosje ndaj policëve.

I dyshuari ishte duke vozitur veturën i dehur, në momentin kur është ndaluar nga patrulla policore, dyshohet se pastaj ai ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje, bën të ditur policia.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Organizata lidere e inovacionit dhe ndërmarrësisë në Prizren – Makerspace Innovation Center festoi 6-vjetorin e themelimit

0

Organizata Makerspace Innovation Center Prizren ka shënuar gjashtë vjetorin e themelimit, në një kremte ku morën pjesë qindra të rinj, që ndjekin kurse trajnimi në programe të ndryshme në fushën e ndërmarrësisë, edukimit joformal a inovacionit.

Në një postim në rrjetet sociale të kësaj organizate thuhet se “rrugëtimi ka nisur si një vizion i një grupi pasionatësh për teknologjinë dhe krijimtarinë” për mijëra të rinj në qytetin e Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Makerspace Innovation Center është shndërruar në një qendër të jashtëzakonshme të përkrahjes së startupeve me programe ndërmarrësie, platformë e shkëmbimit të ideve dhe një qendër e hapur për ngritjen e kapaciteteve të të rinjve përmes programeve trajnuese dhe të punësimit, vatër rrjetëzimi për një komunitet të tërë pa dallim, e një hapësirë për të gjithë me energji krijuese dhe motivuese! Në këtë 6 vjetor, ndajmë përjetimet e përbashkëta, sukseset, sfidat dhe arritjet që kemi shënuar deri sot! Faleminderit të gjithëve që jeni pjesë e rrugëtimit tonë!” thuhet në mesazhin e kësaj organizate.

Disa nga programet më të njohura janë Idea to Scale, Power Up, KODE, EDGE e shumë të tjerë duke bashkëpunuar nga afër me shumicën prej organizatave kryesore ndërkombëtare në vend si GIZ, ITP, USAID, Komuna e Prizrenit, HELP Kosovo, Swiss Ep, etj.

Dhjetëra kompani të reja innovative kanë dal nga programet e Makerspace sikurse janë Casper Scooters, Termini.Beauty, Pikpik, Dachclass, Simularch Studio, Rentby, MTECH Studio, Parks, etj.

Po ashtu, nga viti i kaluar, Makerspace IC Prizren ofron edhe hapësirën e veçantë të Coworking Space ku mund të shfrytëzohen zyrat dhe hapësirat gjatë 24 orëve.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryetari i Prizrenit priti komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur komendantin  e KFOR-it, Ozkan Ulutas dhe ambasadorin Mustafa Babür Hizlan.

Ata , në këtë takim kanë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me stabilitetin e gjendjes së sigurisë në Kosovë, veçanërisht në qytetin e Prizrenit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjatë bisedës theksuan rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe autoriteteve lokale për adresimin e çështjeve të sigurisë.

Gjithashtu, diskutuan për sfidat e sukseset e qeverisjes lokale dhe forcimin e marrëdhënieve mes administratës e qytetarëve të Komunës së Prizrenit si dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në proceset e qeverisjes.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe Zyra Ovale

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Trepça vazhdon me fitore, mposht Golden Eagle Yllin

0

Trepça ka realizuar edhe fitoren e katërmbëdhjetë radhazi në basketboll.

 

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të javës së 21-të të Prince Caffe Superligës kundër Golden Eagle Yllit është mbyllur me rezultatin 78:73 (17:26, 18:17, 23:13, 20:17).

Lojtari më i dalluar për Trepçën ishte Jordy Tshimanga, i cili shënoi 18 pikë dhe mori 19 kërcime, ndërsa Drilon Hajrizi dhe Darnell Edge kontribuan me 18 dhe 16 pikë.

Në anën tjetër, për mysafirët, u dalluan Nate Grimes me 18 pikë dhe tetë kërcime dhe Alonzo Verge Jr me 20 pikë.

Në tabelën e Superligës, Trepça kryeson me 19 fitore dhe dy humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli renditet në pozitën e katërt me 12 fitore dhe nëntë humbje.

Haradinaj pasi Rahoveci zgjidhet e para në Grantin e Performancës: Kudo që qeverisë AAK-ja e dëshmon që është opsioni i duhur

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka uruar kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, pas renditjes së kësaj komune që udhëhiqet nga partia e tij, si e para në Grantin e Performancës Komunale për vitin 2022.

Haradinaj tha se për komunën e Rahovecit nuk është hera e parë që vlerësohet kësisoj, dhe sipas tij, ajo është kampione në çdo matje nga organizatat kredibile vendase dhe ndërkombëtare.

” Aleanca kudo që qeverisë, ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është alternativa e duhur për qytetarin e për Kosovën. Komunat ku qeverisim ne, kanë dhe vazhdojnë të përjetojnë zhvillim të hovshëm në secilin segment, për çka i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës kryetarëve tanë të cilët e kanë marrë punën me seriozitetin më të lartë”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Haradinaj tha se AAK-ja vazhdon të jetë e tillë, pasi sipas tij, ky është vizioni i kësaj partie.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Malisheva fiton 628,551.69 euro nga Granti i Performancës Komunale

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë me dije se komuna që drejton ka fituar 628,551.69 euro nga Granti i Performancës Komunale.

“Falë angazhimit të madh të qeverisjes sonë komunale dhe përkushtimit të administratës sonë, për sa më shumë transparencë dhe shërbime efektive për qytetarët tanë, sot Komuna jonë ka fituar grantin më të madh deri më tani, pra 628,551.69 euro, dhe është në mesin e vetëm 11 komunave që janë përfituese të kësaj skeme financimi, që përkrahet nga partnerët ndërkombëtarë”.

“Ju siguroj se me këtë përkushtim që qeverisja jonë komunale ka në funksion të realizimit të politikave që ndikojnë direkt në zhvillim ekonomik dhe rritjes së shërbimeve ndaj qytetarëve, në vlerësimet e ardhshme Malisheva do të jetë edhe më e suksesshme”, ka njoftuar Kastrati.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Deputetja Balje i përgjigjet OJQ-ve, rreth kërkesës për shkarkimin e saj

0

Disa Organizata për të drejtat e njeriut i janë drejtuar me një letër publike kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, në të cilën i kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut.

Por deputetja Duda Balje, ka thënë se asnjë pozitë, mendimi i askujt apo ndonjë presion nuk do të mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e saj.

“Për ju pesë organizata LQBT + që kërkoni dorëheqjen time. Edhe një herë, ju keni të drejtë të kërkoni dorëheqjen time nga posti i kryetarit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, por unë kam të drejtë të mos mbështes kërkesat tuaja. Asnjë pozitë, mendimi i askujt apo ndonjë presion nuk do të mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e mia.E konsideroj detyrë time të luftoj për një familje dhe shoqëri të shëndetshme, normale, tradicionale, për dispozitat e besimit tim dhe vendimet e shumicës dërrmuese të njerëzve në vendin tonë”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndryshe në një letër publike të publikuar në Facebook, CEL Kosovo, ka thënë se mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë.

“Me këtë rast, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut. Nuk mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë. Njëherit, kërkojmë edhe shkarkimin e Labinotë Demi Murtezi nga ky komision për gjuhën e saj shpifëse dhe të urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+”, kanë shkruar në letrën publike dërguar Konjufcës.

“Ne kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të reagojë menjëherë dhe të ndërmerr masa për të garantuar se pozitat publike janë të mbajtura nga persona që respektojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut pa dallim për të gjithë ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Kosovës”, thuhet aty tutje.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëvendosje në Prizren: Pushteti i pazareve, në krizë të numrave

0

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas dështimit të dytë të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Reagimi  plotë

Pushteti lokal i udhëhequr nga PDK dhe Shaqir Totaj, edhe pse ka degraduar si kurrë më parë duke dhënë resurse publike në shërbim të blerjes së votës së kuvendarëve, prap se prap po duket që pazaret e reja po i mbulojnë parazet e vjetra, e për pasojë Shaqir Totaj është në krizë të numrave në Kuvend.

Edhe sot, për të dytën herë radhazi dështoi mbajtja e mbledhjes së Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit për shkak të mungesës së korumit.
Si Lëvizje VETËVENDOSJE! dhe opozita në tërësi, sot lëshuam mbledhjen e Kuvendit Komunal pasi që nuk dëshirojmë të bëhemi hisedar në shkeljet e ligjit që po i bënë pushteti lokal, e gjithë kjo si pasojë e këmbënguljes së pushtetit për të vazhduar seancën kundërligjshëm edhe pse sipas ligjit në fuqi, pikat e rendit të ditës duhej të shqyrtoheshin paraprakisht në Komitetin për Politikë dhe Financa, por që kishte dështuar një gjë e tillë për shkak se pushteti nuk i ka numrat për vendimarrje.

Si Lëvizje VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, përmes grupit tonë të Kuvendarëve i bëjmë thirrje të gjithë kuvendarëve, sidomos atyre që kanë fituar votat e qytetarëve nën petkun e opozitarit, që të jenë në krye të detyrës duke mos iu nënshtruar diktatit të Shaqir Totajt në dëm të interesit të qytetarëve të komunës tonë.

Grupi i Kuvendarëve të Lëvizjes në Kuvendin Komunal në Prizren.

09.02.2024

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Liria e gatshme për Ballkanin

0

Liria e Prizrenit të dielën e pret Ballkanin, në luftën e ashpër për mbijetesë.

Kryetari Valon Osmani tha se Liria nuk do të dorëzohet

“Ne, gjatë gjithë kohës, nga mbarimi i stinorit vjeshtor, jemi munduar të bëjmë më të mirën. Kemi angazhuar shumë futbollistë cilësor.

“Liria nuk e ka ndërmend në asnjë moment të dorëzohet. Përkundrazi, me përkrahjen e publikut, që është më i miri në vend, do të jemi arrë e fortë për çdo skuadër”.

“Jemi të bindur se do të mbijetojmë. Këtë e meritojnë adhuruesit e shumtë. Liria është hijeshia e Albi Mall Superligës. Është brend në vete. Nga këtu buron edhe optimizmi ynë, se suksesi në arritjen e objektivit s’do të mungojë”

“Liria  ka bërë shumë prurje cilësore. Në këtë drejtim krahas rezultateve që synojmë e që janë prioritet, do të tregojmë dhe ndeshje kualitative.Rasti i parë është mu kundër kampionit në fuqi, ku do të tregojmë vlerat tona”, ka thënë Valon Osmani, fare në fund, para sfidës me Ballkanin, duke kërkuar mbështetjen e qytetit dhe rrethinës për arritjen e qëllimit”,tha Osmani.

 

Ndeshja, Liria-Ballkani, luhet të dielën në “Përparim Thaçi”, në ora 13.00.

#ForcaLIRIA
ARPAGJIK’T ????

Në UBT promovohet libri “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i autorit Musa Sabedini – një libër voluminoz për fushën e gazetarisë

0

Me praninë e rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesorëve, studentëve, miqve dhe familjarëve, profesori, autori, gazetari dhe publicistit, Musa Sabedini, promovoi librin voluminoz “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i cili është një libër profesional dhe kryesisht trajton gazetarinë online, etikën dhe sfidat e vetërregullimit.

Rektori Hajrizi foli rreth rëndësisë së botimit të librave të tillë profesional dhe akademik, si dhe dha perspektivën e tij mbi integrimin e inteligjencës artificiale në gazetari.“Marrë parasysh kohën e teknologjisë dhe të digjitalizimit duhet të diskutojmë më thellë për këtë tematikë, ku në bazë të fokusit shihet se nuk ka shumë botime në drejtim të mediave online. Edhe pse në Kosovë kemi mbi 400 portale, në një mënyrë ose tjetër, ky koncept, ose ky libër do të shërbejë për të bërë një punë më të përgjegjshme”, ka thënë Rektori Hajrizi.

Dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Ferid Selimi, në fjalën e tij përgëzoi autorin për guximin dhe vullnetin për t’u marr me krijimtari të tillë, e cila mund të jetë shpesh sfiduese.

“E përgëzoj për guximin që ka autori dhe profesori Musa Sabedini, për t’u marr me krijimtari të tillë. Të merresh me krijimtari apo hulumtime rreth problematikave të shumta është një çështje e ndërlikuar dhe profesori nuk po heziton asnjëherë”, është shprehur Selimi.

Recensenti Safet Zejnullahu tha se libri do të mbulojë një boshllëk të madh në studimet rreth medias së internetit në Kosovë.

“Libri “Gazetaria online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i autorit Musa Sabedini, do të mbulojë një boshllëk të madh në studimet rreth medias së internetit në Kosovë. Përveç material i duhur për studentët e gazetarisë, ky libër do të shërbejë si bazë e mirë edhe për studimet e ardhshme në këtë fushë”, tha Zejnullahu.

Për librin folën edhe profesori Adnan Merovci dhe Bejtush Gashi, të cilët përgëzuan autorin dhe u shprehën se fusha e gazetarisë ka nevojë për botime të tilla për t’u zhvilluar në mënyrën e duhur.

Profesori, gazetari, publicisti, autori i librit “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, Musa Sabedini, falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë promovim të këtij libri, njëherit rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizin, dekanin e Fakultetin Media dhe Komunikim, Ferid Selimi, recensentin Safet Zejnullahu, duke besuar se ky libër do të jetojë gjatë dhe do të shërbejë shumë për studentët, gazetarët dhe profesionistët e medias.

“Gazetaria Online në përgjithësi është një zhanër, që ka shumë sfida e telashe profesionale, të papritura, të panjohura dhe bukur delikate. Ata që nuk e kanë provuar, peshën e kësaj zeje dhe se kanë përjetuar rëndësinë që ka, e kanë të vështirë dhe të pamundur, madje të flasin apo debatojnë hapur për këtë zeje, tashmë fort të aktualizuar. Libri po vije si rezultat i njohjes së thellë, i përjetimit shpirtëror të botës digjitale dhe online, që sjell ky risk, sa delikat e sfidues, aq edhe i shpejt dhe dobiprurës për botën bashkëkohore”, tha Sabedini.

Ai tutje tha se libri ka për qëllim të shpërfaq të mirat, anët negative, anën pozitive që krijon ky gjigant brilant, që po depërton në çdo qenie krijuese, për shkak të shpejtësisë marramendëse, që ka dhe depërtimit në botën dhe intelektin e çdo njeriu.

Libri ka 493 faqe ndërsa botues është UBT.

Libri “Gazetaria online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, ka për synim ti mësoj dhe edukojë jo vetëm studentët, por të gjithë ata që duan të jenë pjesë, e këtij rrjeti profesionistësh, që kanë përzgjedhur ti përshtaten kodeve të etikës dhe standardeve profesionale të raportimit online.

Libri andaj merret, me të arriturat në këtë fushë, me përdorimin e uebsajtave të rinj dhe mundësinë, që ata kanë të punojnë, në këtë fushë, pa shpenzuar shumë.

Në Kapitullin e parë libri trajton historinë fillimisht të lindjes së gazetarisë online – digjitale, kompleksitetin e saj në kuptimin funksional dhe praktik, për teletekstin, videotekstin, për epokën elektronike dhe dixhitale, për gjuhën e përdorur në internet, për inovacionin dhe gazetarinë online, për lindjen e internetit që ka shpejtuar zhvillimin e medieve online ose mediet e reja, për World Wide Web, për web faqet, për internetin sot, për web 2.0, për strukturën e Web-it, për përmasat e World Wide Web, për Web 3.0, për internetin dhe raportimi për web, për stilin e të shkruarit në median online – web, për digjitalizimin e mediave që solli ndryshime të rëndësishme edhe për profesionin e gazetarit, për terminologjinë e re për median online, për karakteristikat, dhe parimet e Gazetarisë Online, për përparësitë dhe mangësitë e gazetarisë online, për disavantazhet dhe mungesa e fokusit në gazetari cilësore, për të ardhmen e medieve online, për standardet e reja të raportimit në gazetarinë online, për portalet dhe lexuesit atraktiv tek portalet, për artikullin Online dhe standardet e raportimit, për periudhën e vërtetë të gazetarisë online, për gazetaria online e cila kërkon besnikëri, saktësi, korrektësi dhe paanshmëri, për historinë e Gazetarisë Online, për Google, Yahoo, Hotmail, Facebook, Twiter, Instagram, Tik Tok, për bullizmin kibernetik, për websitet individuale të lajmeve, për krijimin e bllogjeve, për ndikimin e mediave sociale në blog, për portalin, përkufizimin dhe përgjegjësin, për rolin e administruesit të faqes në portal, për dizajnin dhe uebsajtet e lajmeve ditore, për reklamimi online – dhe ndikimin e tyre në gazetarinë online, për rolin e reklamës në tregun mediatik dhe në raportim, për artikullin e sponzorizuar, përkufizimin, karakteristikat dhe dizajnin, për rrezikun nga sulmet kibernetike etj.

Kurse në Kapitullin e dytë gjithashtu, kam trajtuar gjithçka që dihet mbi gazetarinë online, në Kosovë dhe rajon, për median online, që është trend i zhvillimeve të medieve në tërë botën, për vebsitet e para në Kosovë dhe kush konsiderohet nxitës i gazetarisë online, për lindjen e gazetarisë online në Kosovë dhe pse nuk dihet numri i saktë i portaleve, për gjendjen e portaleve dhe organizimin e brendshëm të mediumeve online në Kosovë, për faktin se a dihen dhe kush janë pronarët e portaleve në Kosovë, për transparencën e pronësisë së mediave në Kosovë, për portalet e vetëshpallura, të cilat vuajnë nga mungesa e profesionalizmit, për portalet në Kosovë, dëshmi dhe fakte, për portalet kryesore në qytetet e Kosovës, për ombrellën e gazetarisë online – KMShK, dhe çfarë duhet të dinë qytetarët, për ankesat ndaj portaleve, për rregullat e procedurës së KMShK, për ankesat e pranuara për shkeljet e Kodit të Etikës, për marketingun në portale, për financimin e mediave online, që është problemi më i madh në Kosovë, për gazetarinë qytetare, mediat sociale dhe platformat e tyre, për përparësitë dhe mangësitë e gazetarisë qytetare, për përgjegjësitë e gazetarisë qytetare, për mediet sociale, rrjetet sociale, ose mediat e gjeneratës së re, për rrjetet më të mëdha sociale në shifra, për mediat sociale dhe momentet e bukura, për zhvillimin e gazetarisë online në rajon, në Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Mal të Zi, për uebsajtet individuale më të klikuara në Shqipëri, për portalet dhe mediet online, më me ndikim në Shqipëri, për vetërregullimin e mediave online në Shqipëri, për mediat Online në Bujanoc e Preshevë etj.

Kurse në Kapitullin e tretë kam trajtuar shqetësimet kryesore me të cilat preokupohet Gazetaria Online në Kosovë, duke filluar nga etika, vetërregullimi dhe sfidat, për integritetin dhe gazetarinë e pavarur, për etikën e gazetarisë, përkufizimin, historinë dhe rëndësinë e saj për mediet, për Kodin e Etikës së Gazetarisë, për ndershmërinë e gazetarëve që është kategori e cila kërkohet në mënyrë ultimative, për rëndësinë thelbësore të kodit të etikës për një gazetari të përgjegjshme, etikën e medias digjitale, problemet e veçanta etike, për praktikat dhe normat, për paanshmërinë, konfliktet e interesit dhe gazetarinë partiake, për etikën dhe legjislacionin në Kosovë, për rregulloret dhe ligjet për mediat në Kosovë, për ligjet mbi lirinë e informimit në Ballkan, dhe si prezantohet Kosova, për lirinë e shprehjes, për të drejtat e gazetarëve, siguria e tyre dhe mbrojtja e lirisë së medias, mëdyshjet e gazetarit në teren, për vetërregullimin për median online, lajmet e ngutshme dhe të pa verifikuara, për gazetarinë e “like”-ve që po e dëmton gazetarinë profesionale dhe shoqërinë, për gabimet dhe joshjen nga portalet kosovare, për efektet e pëlqimeve, në perceptimin e opinionit publik dhe opinionin personal, për shpifjen dhe fyerjen, për ligjin për shpifjen në internet dhe mediat sociale, nga këndi i avokatëve ndërkombëtar, për identifikimin e shpifjeve në internet, për gjuhën e urrejtjes, lajmet e rreme, dezinformimin dhe keqinformimin në mediet online në Kosovë, për vendosjen e aksesorëve për rrjetet sociale dhe lajmet e rreme, për bullizmin në Tik Tok, nga gjuha e urrejtjes deri tek tragjedia, për sfidat e medias online në Kosovë që janë të shumta, dhe cilat janë sugjerimet profesionale, për plagjiaturën, copy – paste, për të drejtat e autorit të mbrojtura nga ligjet, për transparencën e munguar të medias online në Kosovë, për risitë dhe kërkesat e gazetarisë online, për censurën dhe vet censurën tek gazetarët kosovar, për gazetarët kosovar, që punojnë pa kontrata pune, për Inteligjencën Artificiale dhe sfidat ndaj gazetarisë online etj.

Libri është edhe më i dobishëm, në një kohë kur në Kosovë e rajon ekzistojnë qindra portale, uebsajte, rrjete sociale e media tjera online, që veprojnë në mënyrë ligjore, e jo ligjore, me respektim të etikës, e me shkelje ekstreme të saj.

Ky libër nuk do të kishte vlerë profesionale, nëse nuk do e trajtonim me kujdes edhe vetërregullimin e portaleve në Kosovë, ose median digjitale, nga e cila më së shumti dëmtohet ose mund të pësoj dëme ligjore vet lexuesi i saj.

Libri rrëfen edhe për njohurit e shumta profesionale, që ndërlidhen me standardet e raportimit dhe kriteret që duhet të kenë, lajmet e shumta të plasuara në publik.

Me kujdes andaj në libër është shkruar edhe për të gjitha prapaskenat e këtij digasteri problematik dhe tejet misterioz, që në fakt as media, e gazetar me përvojë të gjatë, e kanë të vështirë të japin definicione, e vlerësime për të kuptuari e drejtë dhe të qartë, mbi rolin që duhet të ketë media online.

Libri pashmangshëm pasuron këtë gjuhë goditëse, pasuron mënyrën e komunikimit në raport me publikun, pasuron gazetar, redaktor e botues të portaleve, të cilët edhe mund të përfitojnë nga njohurit shkencore, e studimore të prezantuara mjeshtërisht në këtë libër, me literaturë të kompletuar dhe krahasuese me vendet e rajonit.

Një pjesë e librit i kushtohet edhe gjendjes së medieve online, në Maqedoni e Shqipëri, për të parë dallimet në funksion të ekzistimit dhe përvojave që kanë këto shtete fqinje.

Kuptohet që nuk pretendojmë të jemi fundi i këtij studimi ose prezantimi, sepse nuk mund ta dimë asnjëherë rrëfimin, pas 20 viteve të avancimit të kompjuteristikës, e cila pritet të sjell avancime, e risi edhe më të mëdha në fushën digjitalizues, e ku pashmangshëm bëjnë pjesë edhe mediet online, por shpresoj dhe mendoj, se libri është një ndihmesë dhe një shtytje për ata studiues të rinj, që e duan dhe e përjetojnë të bërit realitet Gazetarinë Online, me kritere, me standarde dhe etikë të avancuar.

Të gjithë këta kapituj në vete përmbajnë dilema dhe shqetësime të shumta profesionale, të cilat i kuptojnë dhe mund t`i zgjidhin apo përjetojnë, vetëm ata që e kanë provuar në kurrizin e tyre të jetuarit, me orë të tëra mbi laptopin inteligjent, që aq sa na gëzon, e lumturon, po aq na shkakton edhe telashe, strese e sfida, gjatë praktikimit të gazetarisë online.