Home Blog Page 1238

Hazrollaj, ‘Ylli i javës’ në Superligë

0

 

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”.

Ky çmim për javën e 22-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Drilon Hazrollaj. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Isuf Llumnica, Fatmir Mehmeti dhe Arton Hajdari.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i javës” për xhiron e 22-të t’i takojë Drilon Hazrollajt, pasi ai ishte përcaktues në fitoren e Malishevës kundër Feronikelit 74, 2:1, me dy gola të shënuar (78’, 89’). Ai njëherësh përkundër moshës së re është futbollist që merr guximin për të qenë lider dhe ndër më të merituarit për serinë e suksesshme të skuadrës së tij. Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e FC Malisheva, Drilon Hazrollaj e ndau Makfire Bllaca Kyqyku, menaxhere e blerjes në Albi Mall. Pasi mori këtë çmim futbollisti i Malishevës u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i dytë për mua. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik, pasi me ndihmën e tyre arrita të kem një performancë të mirë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, ka thënë Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

222 vjet nga lindja e shkrimtarit francez, Victor Hygo

0

Victor Marie Hugo lindi në 26 shkurt të 1802, pothuaj 13 vjet pas shpërthimit të Revolucioni francez. Ishte geniu i kohës së tij dhe i të gjitha kohërave.

Nderimet e ceremonisë së vdekjes (22 maj 1885), 83 vjeç u bënë nën Harkun e Triunfit dhe u varros në Panteonin e Parisit i shoqëruar nga një kortezh prej 2 milionë shpirtrash. Është babai i letërsisë franceze, nuk mjafton numërimi i veprave të tij në shumë fusha si poet, dramaturg, romacier, frymëzues romantik, dizenjator, pjesëmarrës në konfliktin frankoprusian, deputet, senator, mbajtës i Legjionit të Nderit dhe emri i një rruge në Paris. Edhe fjalët e tij të fundit: “Ceci est le combat du jour et de la nuit… Je vois de la lumière noire” (është lufta e ditës dhe e natës…shoh dritën e zezë) përsëriten ende sot në shkolla kur studiojnë jetën e turbullt dhe veprën e tij.13 vepra për teatër, 9 romane, 28 volume me poezi,15 ese edhe deri në vizatime e fotografi, pasione të vona, por jo më pak të forta.

Iu kundërvu Napoleonit, kudërshtoi dënimin me vdekje dhe ishte në favor të të drejtave të grave. Peradoria e dytë franceze e dënoi me ekzil për dy dekada. Mbrojti riovimin e sistemit të edukimit dhe të ligjeve aristokrate. Hyri në zemër të popullit me dy nga monumentet e tij: “Katedralja e Parisit” dhe me “Të mjerët”. Një tjetër grusht: zgjedhjet e 8 shkurtit të 1871 sjellin në pushtet monarkët, por populli mohon këtë lloj ndryshimi dhe shpërthen një revoltë e përgjakshme dhe mjaft e famshme “Komuna e Parisit”. Përpara këtij represioni kundër komunarëve, Viktor Hygo shkruante: “Disa banditë vranë 64 pengje…dhe ne iu përgjigjëm duke vrarë 6000 të burgosur!”

Fama e tij ishte e pamasë.

Por zogu i fatkeqësisë vinte vërdallë…në 12 tetor të 1822 martohet me Adèle Foucher, një mike e fëmijërisë dhe disa vite më e madhe se ai. Një vit më parë i kishte vdekur e ëma, Sophie Trébuchet, vdekje që e kishte tronditur shumë. Nga martesa lindin 5 fëmijë, Léopold, Lèopoldine, Charles, François–Victor, y Adèle. Djali i parë i mbijeton vetëm 3 muaj. Leopoldine i vdes pa mbushur të 20-at, Charles vdes në moshën 45 vjeçare dhe Francois-Victor në të njëjtën moshë me Charles-in. Vdekje aspak të mëshirshme këto. Leopoldine bie nga varka në Senë, nuk di të notojë, i shoqi hidhet në ujë për ta shpëtuar dhe të dy mbyten. Charles vdiq nga tuberkulozi, François–Victor nga kanceri.

Përsa i përket Adelës, e mbijetuara e vetme, i kalon ditët e saj në një spital psikiatrik për shkak të një dashurie jo korresponuese. Përsëri një goditje tjetër. Eugene, vëllai i Viktor Hygoit ishte edhe ai i dashuruar pas Adele Foucher-it dhe kur këta u martuan u çmend dhe përfundoi në një çmendinë. Fatkeqësitë ende nuk kishin mbaruar. I ndodhur në ekzil nga Napoleoni III njohu Juliette Drouet e martuar me një skulptor dhe më pas një dashnore e një milioneri që e kishte çuar më parë në Gjermani dhe më vonë në Bruksel. Nata e parë e dashurisë ndodhi në shkurt të 1833, datë që Viktor Hygo e përdori në “Të mjerët” për dasmën e Mariusit dhe Kozetës.

Don Zhuan i padominueshëm nuk reshti së flirtuari dhe Adele e dënoi me një romancë të saj me kritikun letrar Charles Augustin Sainte–Beuve, admirues i Hygosë. Adèle Foucher vdiq në moshën 46 vjeçare në krahët e Viktor Hygosë, i cili vazhdonte të ishte dashnor i Juliette Drouet dhe që mbeti për gjithë jetën deri në vdekjen e tij më 22 maj të 1885. Juliette Drouet kishte vdekur dy vite më parë nga kanceri.

Hygoi nuk i shkoi në funeral, por shkroi në anën e prapme të një fotografie këto fjalë: “50 vite dashuri. Ka qenë ndër më të bukurat martesa”. Përtej ngjarjeve politike, shkrimeve, tragjedive të fëmijëve të tij, çmendurisë së vajzës së tij të vetme të mbijetuar dhe e të vëllait të tij, përtej dashurive të tij, nuk kanë ndodhur rastësisht.

Romantikët, besimtarët e devotshëm të fateve tragjike, hijet, qiparisat që rrethojnë varrezat, sigurisht edhe varret, oguret e tmerrshme, trishtimi, melankolia nuk besuan kurrë në dritën, në lumturinë si dhe në gëzimin. Dhe Viktor Hygoi e përmbushi përjetësisht këtë dekalog, këtë rregull të lojës, këtë dënim, këtë labirint pa rrugëdalje. / Burimi: Theworldnews.net / KultPlus.com

Mësimdhënësit e mirëpresin vlerësimin për licencë të avancuar

0

Një pjesë e madhe e mësimdhënësve po e mirëpret paralajmërimin e Ministrisë së Arsimit se nga qershori i këtij viti, mësimdhënësit të cilët janë të gatshëm, do t’i nënshtrohen vlerësimit për licencë të avancuar. Edhe njohës të arsimit po vlerësojnë së ky është një proces i duhur dhe së ky vlerësim do të jetë në mënyrë vullnetare.

Që nga muaji qershor të gjithë ata mësimdhënës të cilët dëshirojnë të gradohen me licenca të avancuara, do t’iu nënshtrohen disa vlerësimeve sipas kritereve të cilat pritet të vendosen nga Ministria e Arsimit.

Paralajmërimin e ministres së Arsimit, Arberie Nagavci, për vlerësimin e mësimdhënësve që nënkupton avancimin e licencës e njëkohësisht edhe rritje të pagës, po mirëpritet dhe nga vetë mësimdhënësit.

Drejtori i Shkollës fillore të mesme të ulët “ Dituria”, në Shkabaj, Landirt Dragusha, i tha Radio Kosovës së gjysma e mësimdhënësve janë për një vlerësim të tillë.

“Ky paralajmërim për vlerësim nga një pjesë e madhe e mësimdhënësve është mirëpritur, për shkak që kjo parasheh edhe ngritje të pagës. Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata mësimdhënës që dëshirojnë rritje të pagës dhe njëkohësisht të sfidohen. Pse mos ta bëjnë një testim të tillë?! Gjysma e mësimdhënësve janë për këtë lloj testimi”, tha ai.

Përkundër që testimin me shkrim për mësimdhënësit në vazhdimësi e ka kundërshtuar Sindikata e Arsimit, këtë herë këtë lloj vlerësimi, për avancim të licencës, nuk po e kundërshton as SBASHK-u.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i tha Radio Kosovës se SBASHK-u vazhdon të kundërshtojë testimin e të gjithë mësimdhënësve të cilat janë të licencuar, ndërsa për sa i përket vlerësimit për avancim të licencës, uron që të ketë sa më shumë mësimdhënës të cilët do të jenë të gatshëm t’i nënshtrohen.

“SBASHK-u në vazhdimësi ka qenë kundër testimit më shkrim të njohurive të mësimdhënës që aktualisht janë në sistem dhe e kanë licencën e punës. Procesi i gradimeve, kalimi nga kjo licencë e punës në licencë të avancuar pritet që ministria t’i bëjë të ditura kriteret. Uroj që të këtë sa më shumë kandidatë që do t’i nënshtrohen këtij vlerësimi dhe, i mbetet secilit mësimdhënës të vendosë vetë, pasi ky proces është vullnetar”, theksoi ai.

Se ky vlerësim i mësimdhënësve është i duhur e thonë e dhe njohës të çështjes së arsimit. Dukagjin Pupovci i tha Radio Kosovës së kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata mësimdhënës të cilët në mënyrë vullnetare duan t’i nënshtrohen këtij vlerësimi .

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Ministria e Arsimit ka paraparë vlerësimin e performasës, i cili ua mundëson mësimdhënësve që të kualifikohen në një kategori me të lartë. Për shembull, tash të gjithë janë në një kategori, kanë licencën bazike. E, tash kush dëshiron të marrë licencë të avancuar, duhet të hyjë në provim së pari. Avancimi në licencë natyrisht sjell rritje page”, tha ai.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur se ky vlerësim parasheh tri nivele të licencave: licencën e karrierës, licencën e avancuar dhe licencën e përhershme. Kalimi nga një licencë në tjetrën realizohet përmes vlerësimit të performansës, i brendshëm dhe i jashtëm dhe vlerësimit që pritet të organizohet nga Ministria e Arsimit.

Në rast se mësimdhënësi kalon nga licenca e karrierës në licencën e avancuar, parashihet edhe një shtesë në pagë. Këto nivele të licencave vlejnë vetëm për arsimin parauniversitar. Zbatimi i këtyre niveleve të licencës do të fillojë pas finalizimit të kuadrit ligjor.

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

 

Arrestohen katër të dyshuar për vrasje në tentativë në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar, të dielën në Rahovec, katër të dyshuar nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer vrasje në tentativë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmjen e 24 shkurtit ,teksa dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes  janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedurë hetimore dhe është iniciuar si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Arrestohet një person në Prizren , dhunoi dhe kërcënoi një grua

0

Është arrestuar një burrë në Prizren, i cili dyshohet se ka dhunuar dhe kërcënuar vazhdimisht familjaren e tij.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vazhdimisht ka pasur dhunë dhe kërcënime nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Sulmon fizikisht gruan, arrestohet një burrë në Malishevë

0

Është arrestuar një burrë në Malishevë i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Rrezikon deri në katër vite burg, ja kur pritet që gjykata të marrë vendimin për Luiz Ejllin

0

Luiz Ejlli gjithashtu edhe fituesi i “Big Brother VIP 2”, ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë. Gjykata e Fierit më datën 26 shkurt në orën 12:45 do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë ku do të japë edhe pretencën për Ejllin.

Seanca për t’u paraqitur ishte caktuar data 12 shkurt, por që më pas u shty për datën 26. Prokuroria atje kërkon ta shpallë fajtor Luiz Ejllin për falsifikim të dokumenteve e kryer në bashkëpunim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, për këtë vepër penale në bazë të Kodit të Procedurës Penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim. Pasi prokuroria të japë pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëjë mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendosë.

Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A., si të pajustifikuara me burime të ligjshme. Nëpërmjet këtyre dokumenteve, “FactCheck” sjell për herë të parë historinë për të cilën drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sekuestro e kërkuar asokohe nga Prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021. Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A ,i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë te noteri Luiz Ejlli. Më 25 shkurt 2022, shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij, ishte bërë te zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në faximile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015”.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kjo deklaratë sipas prokurorisë, kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kishte marrë për të shlyer një kredi. E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasuror që po kryente Prokuroria e Lushnjës.

Kaq ka mjaftuar që Prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu, dhe veprimet e bëra disa vite më parë. Prokuroria ka kërkuar në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë deklaratë noteriale dhe ajo rezulton si deklaratë, por në emër të një tjetër shtetasi dhe aspak bashkëshortes së shtetasit F.A për të cilin hetimi pasuror ishte finalizuar me sekuestro.

Mospërputhja e këtyre deklaratave ka shtyrë Prokurorinë të hap regjistrin e ish-noterit Ejlli dhe aty ka zbuluar se as para datës 16.12.2015 e as pas kësaj date, shtetasi F.A s’kishte kryer asnjëherë një veprim noterial te zyra e Luizit. Në konkluzion të këtij hetimi dhe veprimeve noteriale të verifikuara hap pas hapi, Prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim intelektual ku s’është falsifikuar shkrimi apo vula, por përmbajtja e një dokumenti është ndryshuar.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ndalur te përgjegjësia penale apo motivi i kryerjes së këtij krimi, prokuroria thotë: “Rezulton e provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka pasur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë.

Falsifikim Intelektual sipas prokurorisë provat pasi, duke qenë se shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokument (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai te noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikuara, por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal”.

 

 

 

 

 

Nicole Scherzinger tregon figurën e saj të pabesueshme me bikini të zeza, gjatë pushimeve

0

Nicole Scherzinger tregoi figurën e saj të pabesueshme gjatë festës së saj të dytë të vitit, të shtunën, pasi nuk pati asnjë pushim në pesë muaj.

Ylli i “Pussycat Doll”, 45 vjeçe, u relaksua nën diell e veshur me bikini të zeza.

Duke ndarë një imazh në Instagram nga resorti i saj luksoz në Maldive, ajo ka pozuar për një seri fotografish pranë pishinës, shkruan DailyMail.

Nicole u shtri buzë ujit përpara se të qëndronte në ballkonin e saj dhe të hidhte krahët në ajër.

“Gëzuar të shtunën, njerëz të bukur” – i ka shkruar ajo montazhit.

Nicole u nis për të paktën shtatë udhëtime të pabesueshme në vitin 2023, përpara se të fillonte rolin e saj të ri të aktrimit.

Ajo mori një rol kryesor në një version të “Sunset Boulevard” dhe që atëherë është përshëndetur për performancën e saj dhe ka fituar çmime.

Por pas muajsh provash, shfaqjesh dhe eventesh, sensacioni i këngës është i lumtur që po shkëput pak kohë nga programi i saj shumë kaotik. /Telegrafi/

Të martën, Zelensky në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainën

0

Në Tiranë do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Europës Juglindore të përfaqësuar në nivel kryeministrash.

Në vizitën e tij të parë në Tiranë, Zelensky do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët më të lartë të shtetit.

Presidenti ukrainas pritet të mbërrijë në Tiranë në mbrëmjen e 27 shkurtit, ndërsa më datë 28, të mërkurën, do të marrë pjesë në samitin ku do të jenë pjesëmarrës edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore, raporton RTSH.

Detajet e vizitës, nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht për shkak të nivelit të lartë të sigurisë mbi të cilin do të zhvillohet kjo vizitë. Pjesë e këtij samiti, përmes një video mesazhi do të behet edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, siç njoftoi vetë kryeministri Edi Rama nga Ankaraja më 20 shkurt.

Punimet e samitit do të zhvillohet në ambientet e pallatit të Kongreseve, aty ku do të mbahet ceremonia pritëse, ndërsa në përfundim të sesioneve të mbyllura për mediat do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërsa më 29 shkurt në Tiranë do të takohen liderët e 6 vendeve të rajonit, të cilët do të diskutojnë për planin e rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin europian. Në këtë takim pritet të jetë e pranishme edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka falënderuar presidentit shqiptar, Bajram Begaj për solidaritetin e vendit tonë me Ukrainën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Zelenski shprehet se pret me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane, si për vendet tona ashtu edhe për Evropën në tërësi.

Kapet hajni që vodhi në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së në Prizren

0

Pas një bashkëpunimi të ngushtë të institucioneve të sigurisë, është kapur hajni që kishte vjedhur në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sot u raportua në media se, dje pasdite në Prizren, një hajn kishte hyrë në shtëpinë e një zyrtari të AKI-së, me ç’rast ia kishte vjedhur çantën e dorës, në të cilën gjendej arma dhe ID e tij.

Burime të KP thanë se, motivet e kësaj vjedhjeje janë ende të paqarta, porse hetimet do të zbardhin gjithë situatën.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve