Home Blog Page 1254

Përurohet objekti i shkollës në Landovicë

0

Të premten është bërë me me një manifestim solemn, përurimi i projektit për renovimin e tërësishëm të objektit dhe aneksit të ri të shkollës “ 26 marsi” në fshatin Landovicë.

Pjesë e këtë manifestimi, ishte kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, nxënës dhe stafi drejtues i shkollës “ 26 marsi” dhe banorë të Landovicës.

Kryetari Totaj, e vlerësoi të rëndësishme këtë ngjarje që po mbahet me rastin e fesëts së Pavarësisë së Kosovës, dhe tha se “duhet t’I vlerësojmë sukseset që po arrijmë, por me synim që të punojmë edhe më tepër sidomos në investimet për të ardhmen e të rinjve tanë përmes sektorit të arsimit”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj- Gutaj, tha se përmirësimi i infrastrukturës shkollore tregon përkushtimin tonë se sa i rëndësishëm është arsimi dhe edukimi, si dhe mbjellja e atdhedashurisë për të rinjtë tanë.

Drejtori i shkollës, Besnik Berisha, u shpreh falënderues për këtë projekt të rëndësishëm, duke mundësuar punë efikase për mjedis cilësor arsimor dhe frymëzues për nxënësit.

Përfaqësuesi i fshati, Islam Thaçi, në emër të komunitetit falënderoi komunën për investimet e duhura që po realizon në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme në këtë lokalitet. Nxënësja, Hume Gashi, u shpreh e lumtur që nga tani e tutje, nxënësit do të ndjekin mësimet në kushte shumë më të volitshme.

Vlera e përgjithshme e renovimit të tërësishëm të shkollës dhe ndërtimi i aneksit të ri, buxhetit të komunës së Prizrenit i ka kushtuar 572 mijë e 456 euro. Për të gjithë të pranishmit, u shfaq një program i pasur artistik nga nxënësit e shkollës./tv Prizreni/

Krasniqi – Hovenierit: PDK dëshiron avancimin e raporteve me SHBA-në

0

Kryetari  i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës sotme ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Krasniqi, në një njoftim në Facebook, thotëse me ambasadorin Hovenier ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Në prag të shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e pakusht e të parezervë të SHBA-ve në rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës”, shkruan Krasniqi.

Kreu i PDK-së zotohet se do të vazhdojë të angazhohet në këtë drejtim, të luaj rol konstruktiv në avancimin e raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndahen Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023, Anton Nikë Berisha merr çmimin “Azem Shkreli” për vepër jetësore

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023.

Anton Nikë Berishës i është dhënë çmimi për vepër jetësore “Azem Shkreli”.

Kurse çmimi për prozë i është dhënë, Afrim Demirit,  çmimi për poezi, Halil Matoshit, çmimi për kritikë/eseistikë u është dhënë Kujtim Shalës dhe Nysret Krasniqit, çmimi për përkthim Blertë Ismailit, kurse çmimi për krijimtari për fëmijë sivjet nuk është i dhënë askujt, ani pse ka pasur propozime për këtë çmim.

Juria e përzgjedhur nga MKRS-ja për çmimet e sivjetme, qenë në këtë përbërje: Bardh Rugova, kryetar; Naime Beqiraj, Alban Beqiri, Azem Deliu, Vlora Ademi, anëtarë.

Biden letër Osmanit: Përmbushni obligimet tuaja, të gjitha

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një letre të dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Kosovën për 16 vjetorin e Pavarësisë.

Në urimin një faqesh, Biden ndër të tjera ka kërkuar që liderët kosovarë të përmbushin të gjitha obligimet në kuadër të dialogut, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura ndër vite në procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimit Evropian.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Dialogut të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë eventuale”.

Biden në letrën e dërguar Osmani për nder të pavarësisë së Kosovës ndër të tjera ka potencuar se SHBA-të mbështesin fuqishëm Kosovën multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropian dhe euroatlantiike.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm- të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më të begatë”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Biden ka potencuar se mezi pret vazhdimin e bashkëpunimin për ndërtimin e rritjes ekonomike, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e shtetit të së drejtës.

“Unë gjithashtu pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të sigurisë dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar reformat e nevojshme për të arritur përfundimisht qëllimin e Kosovës për integrimin në BE. Dhe së bashku, ne do të vazhdojmë të ngrihemi për lirinë – përfshirë duke qëndruar së bashku me Ukrainën përballë agresionit brutal të Rusisë”.

Letra e plotë e Joe Biden

/Albanianpost.com

Kylian Mbappe ‘zyrtarizon’ largimin me parametra zero nga PSG

0

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe raportohet se ka informuar klubin se do të largohet nga “Parc des Princes” këtë verë.

Vitet e fundit, e ardhmja afatgjatë e 25-vjeçarit ka dominuar bisedat e tregut të transferimeve, pasi Real Madrid-i ka luftuar për ta sjellë atë në “Bernabeu”.

“Los Blancos” provuan fatin e tyre me një ofertë prej 200 milionë euro në ditën e fundit të dritares së vitit 2021, dhe ndërsa ata dështuan në këtë përpjekje, një transferim falas në kryeqytetin spanjoll me sa duket ishte në plan në vitin 2022.

Megjithatë, për habinë e Real Madrid-it, Mbappe vendosi një kontratë të re me “Les Parisiens”, duke i kushtuar të ardhmen e tij kampionëve francezë deri në vitin 2024 me opsionin e një viti të mëtejshëm.

Megjithatë, verën e kaluar, Mbappe i tha PSG-së se ai nuk kishte në plan të aktivizonte zgjatjen 12-mujore në marrëveshjen e tij, duke e lënë ata në rrezik për ta humbur atë në një transferim të lirë në fund të sezonit.

Mbappe për një moment ishte i përjashtuar nga skuadra përpara se të riintegrohej dhe PSG nuk kishte hequr dorë nga shpresa për të rënë dakord për kushte të reja me ish-yllin e Monaco-s, por telenovela e gjatë tani duket se po i afrohet fundit.

Sipas “The Athletic” dhe shumë mediave të tjera, Mbappe i ka thënë tani presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, i cili më parë këmbënguli se sulmuesi nuk do të largohej me një transferim të lire, se ai do të paketojë valixhet pasi marrëveshja e tij të përfundojë në qershor.

Raporti shton se kushtet e largimit të Mbappe-s nga PSG ende nuk janë rënë dakord plotësisht, por klubi do të pritet të komunikojë zyrtarisht largimin e tij pasi të gjitha palët të kenë shtrënguar duart për ndarjen.

Largimi i afërt i Mbappe nga “Parc des Princes” do t’i kursejë kampionëve francezë një pagë marramendëse prej 171.1 milionë paund në vit, të cilat klubi me shumë gjasa do t’i përdorë në përpjekjet e tyre për ta zëvendësuar atë me talent të ri.

Pas vendosjes së treshes së famshme Lionel Messi, Neymar dhe Mbappe për dy sezone, PSG tani po largohet nga nënshkrimi i superyjeve të njohur, pasi i ka parë të dy të parët të largohen për Inter Miami dhe Al-Hilal respektivisht vitin e kaluar.

Real Madrid-i është ende pretendenti kryesor për të transferuar Mbappe-n këtë verë, por është raportuar se kampi i sulmuesit ka mbetur i pakënaqur me ofertën e fundit të kontratës së “Los Blancos”, duke çuar në një vonesë në vendimin e 25-vjeçarit.

Mbappe do t’i japë lamtumirën PSG-së shtatë vjet pasi fillimisht u bashkua në huazim nga Monaco në 2017, një vit para se transferimi i tij të bëhej i përhershëm për 163 milionë paund, ende transferimi i dytë më i shtrenjtë në botë pas Neymar-it.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka shënuar rekord prej 243 gola në 290 ndeshje për PSG-në, si dhe ka regjistruar 105 asistime dhe ai ka fituar pesë tituj të Ligue 1 në “Parc des Princes”.

Mbappe nuk ka arritur ende një kurorë të lakmuar në Champions League me PSG-në, por ai ishte në aksion të mërkurën mbrëma, ndërsa skuadra e Luis Enrique mundi Real Sociedad 2-0 në ndeshjen e parë të 1/16.Albanian Post

Dokumentari i “Bekim Fehmiut” nga Valmir Tertini do të shfaqet në New York

0

Filmi dokumentar për Bekim Fehmiun pas premierës në Tiranë e Prishtinë do të prezantohet edhe në New York.

Ky dokumentar i cili paraqet copëza dhe histori nga jeta e autorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiut, është realizuar me skenar të Fahri Musliut dhe regji të Valmir Tertinit.

Dokumentari është xhiruar në gjashtë shtete: Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe Itali.

Filmi në New York do të shfaqet në këtë të shtunë, në Producers Club prej orës 20:00. Organizatorët bëjnë të ditur se për shkak të numrit të limituar duhet të rezervojnë ulëset në numrat: 9143547474 ose 3479823975. /KultPlus.com

Rahovecasi i dehur sulmon fizikisht një person, i shkakton lëndime trupore

0

Një person ka pësuar lëndime trupore në Rahovec pasi është sulmuar fizikisht nga një burrë i dehur.

Policia bën me dije përmes raportit se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkoh i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,

Prizren: Rrah nënën dhe motrën, arrestohet

0

Një person është arrestuar në Prizren pasi ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Policia njofton se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sigal Prishtina – Trepça, finalja e Kupës së Kosovës

0

Sigal Prishtina, është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës pas fitores ndaj Bashkimit me rezultat 66:71.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe i luftuar në parket, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar 19:23, derisa edhe periudha e dytë ishte e ngjashme me bardhekaltrit që për një nuancë ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me rezultat 36:44.

Lojë e barabartë u zhvillua edhe në periodën e tretë, me prizrenasit që tentonin të afrohen në rezultat, por bardhekaltrit menaxhuan lojën mirë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 50:60.

Edhe pse Bashkimi afroi shifrat, nuk arriti përmbysjen dhe Sigal Prishtina triumfoi 66:71 dhe u kualifikua në finale.

MVP i gjysmëfinales së dytë është shpallur Shaheed Davis i Sigal Prishtinës, i cili e mbylli ndeshjen me 21 pikë e pesë kërcime.

Finalja e madhe zhvillohet të shtunën në Gjakovë nga ora 17:00.

Më 17 shkurt në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit zbulohet busti i heroit Bashkim Suka

0

Të shtunën me datë 17 shkurt për përvjetorin e 16-të të pavarësisë së Kosovës, në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit do të bëhet zbulimi i bustit të heroit të kombit, Bashkim Suka. Këtë bust e ka mbështetë financiarisht Agjencia për Menagjimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memorialë të Kosovës.

Kështu thuhet në njoftimin e Shoqatave të Luftës së UÇK-së, në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar familje të dëshmorëve, invalid, veteran të UÇK-së dhe ju qytetar të komunës së Prizrenit, OVL e UÇK dhe shoqatat e dalluar nga lufta e UÇK-së dega në Prizren ne patronatin e kryetarit te Prizrenit Shaqir Totaj për nder të 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kemi paraparë disa aktivitete për ta kremtuar këtë datë historike për popullin tonë.

Me 17.02.2023 në ora 10:00 do të bëjmë homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve ne Landovicë.

Me 17.02.2023 në ora 10:30 në lagjen Ortakoll ne Rrugën ‘Vesli Clark’ në Prizren do te zbulohet busti i Heroit Bashkim Suka.

Prandaj ftoj të gjithë qytetarët e komunës sonë por edhe më gjerë që të na bashkëngjiten në këto aktivitete.

Urime!