Home Blog Page 1255

Bashkëpunimi politik mes AAK-së dhe LDK-së për zhbllokimin e Asamblesë Komunale të Prizrenit

0

Në kuadër të takimeve me subjekte politike, si pasojë e gjendjes së krijuar në asamblenën komunale, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren ka vazhduar takimin sot edhe me LDK-në.

Kjo ka krijuar një frymë të re të bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike në asamblenën komunale të komunës së Prizrenit, në të mirë të qytetarëve të saj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike, si dhe koordinimi për zhbllokimin e Asamblesë Komunale të Prizrenit. Është e nevojshme që kërkesat e asambleistëve të merren parasysh dhe të mos shfrytëzohen vetëm si mekanizëm votues”, njofton AAK.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren falënderon Lidhjen Demokratike të Kosovës – dega në Prizren për gatishmërinë e bashkëpunimit. Shpresojmë që në bashkëpunim me subjektet politike në asamblenën komunale të Prizrenit, të ndërtojmë një opsion real për qeverisjen, që garanton sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën për qytetarët e komunës së Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj priti fëmijët e kopshtit ‘Nëna Kabrini’ në Prizren për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj sot priti fëmijët e kopshtit “Nëna Kabrini” në Prizren, të cilët bënë një vizitë të veçantë në Shtëpinë e Bardhë për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Fëmijët, shoqëruar nga edukatorët dhe stafi i tyre, i dhuruan kryetarit Totaj një pikturë të punuar me talent nga duart e tyre, me motive shtetërore.

Totaj shprehu kënaqësinë e tij për të kaluar kohë me fëmijët, të cilët i lanë mbresa me mendimet e tyre për Kosovën.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai gjithashtu theksoi frymën e festës së Pavarësisë dhe shpresën për të ardhmen e tyre.

“Me të qeshura dhe ndjenja të përbashkëta krenarie kaluam pak çaste me fëmijët, që më lanë mbresa me mendimet e tyre për Kosovën, me ç’rast mishëruam frymën e festës së Pavarësisë dhe shpresën për të ardhmen e tyre”, u  shpreh Totaj.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe fëmijë

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe fëmijë

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe fëmijë

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kosova e Shqipëria, me pavijon të përbashkët në European Film Market

0

Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë kanë hapur sot pavionin e përbashkët në European Film Market – EFM, i cili zhvillohet gjatë Berlinale – Berlin International Film Festival, në datat 15-21 shkurt, 2024.

Bëhet e ditur se gjatë këtyre ditëve në pavionin me numër 138, i cili gjendet në Hotel Marriot, Inge-Beishem-Platz 1, 10785, krahas promovimit të filmave tanë, do zhvillohen edhe takime të ndryshme me fonde të filmit, partneritete ndërkombëtare, përfaqësues festivalesh, producentë e distributorë të ndryshëm.

“Ndër materialet promovuese të filmave tanë, vizitorët po ashtu do mund të shfletojnë edhe katalogun e fundit me filmat e mbështetur nga QKK, të cilët janë në faza të ndryshme të prodhimit”, thuhet në kumtesën për media të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Agjentja e Pogbas: Ai po stërvitet për t’u rikthyer në fushë

0

Nga e premtja e 16 shkurtit, çdo moment mund të jetë i duhuri për dëgjimin e Paul Pogbas para Gjykatës Kombëtare Anti Doping.

Avokatët e mesfushorit francez kishin marrë shtyrjen nga 18 janari për të përgatitur mbrojtjen pasi lojtari i Juventusit rezultoi pozitiv me “pentadehydroepiandrosterone”, i cili është një hormon pararendës i testosteronit. Agjentja e tij Rafaela Pimenta hodhi dritë mbi të në një intervistë me “Cronache di Spogliatoio”.

“Pogba mund të kthehet të premten në fushë. Ai është gati për çdo situatë, ai është gjithashtu një kampion mendërisht. Pogba merr goditje, e tretë atë dhe vazhdon përpara. Ai stërvitet duke e ditur se duhet të jetë gati”, ka deklaruar agjentja e lojtarit francez.

Sinjali: Këta janë shtetasit e Shqipërisë që u arrestuan në Prizren, dyshohen për shpërndarje të parave false

0

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kanë kryer një aksion në rajonin e Prizrenit i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për falsifikim parash dhe sekuestrimin e rreth 25 mijë eurove false, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë:

Murat Gjuniku 44-vjeçar
Aleks Martini 32-vjeçar
Alfred Krepi 58-vjeçar
Oriola Spaho 36-vjeçare

Përmes një komunikate për media, PSRK njofton se gjatë aksionit aksioni janë ndaluar dy vetura, BMË X5 dhe Shkoda, me katër (4) persona, për shkak të dyshimit se personat të cilët gjenden në këto vetura shpërndajnë para të falsifikuara. Gjatë kontrollit në veturën BMË X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro.

“Prokuroria Speciale njofton se në këtë rast janë sekuestruar njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro, dy (2) automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe nëntë (9) telefona celularë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Po ashtu, të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe të njëjtit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë“, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të Prokurorit nga Prokuroria Speciale personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Futbolli evropian grumbulloi të ardhura rekord gjatë vitit 2023

0

 

Të ardhurat nga futbolli europian thuhet se kanë arritur shifrën rekord prej mbi 26 miliardë eurosh për vitin 2023. Të dhënat dalin nga raporti “The UEFA European Club Finance and Investment Landscape”, një analizë e UEFA-s.

Analiza, e cila merr parasysh 700 klube të divizionit të lartë në të gjithë Evropën, tregon se të ardhurat arritën një nivel rekord prej gati 24 miliardë euro në vitin financiar 2022 dhe të ardhurat pritet të rriten në më shumë se 26 miliardë euro në vitin financiar 2023.

Të dhënat që mungojnë për sezonin 2022-23 kanë të bëjnë me klubet që ende nuk e kanë miratuar buxhetin, për të cilat shifrat zyrtare nuk janë ende të disponueshme.

Në vitin 2022, të ardhurat e përgjithshme arritën në 23.9 miliardë euro, ku ligat kryesore evropiane ishin ato që udhëhiqnin: Anglia me 6.453 miliardë euro, Spanja 3.33 miliardë euro, Gjermania 3.329 miliardë euro, Italia 2,346 miliardë euro dhe Franca 1,995 miliardë euro.

Vlerësimet e rritjes për 2022-23 mbështeten nga rezultatet e 20 klubeve më të mira sipas të ardhurave në Evropë, të cilat kanë shënuar rritje të qartë. Mesatarisht, të ardhurat totale të 20 klubeve më të mira për sa i përket qarkullimit u rritën me 15.7% në 2023.

Rritjet më të mëdha absolute në të ardhura u raportuan nga Barcelona (+176 milionë euro), Paris St-Germain (+137 milionë euro), Milan-i (+126 milionë euro) dhe Napoli (+120 milionë euro).

Përsa i përket kostove, ndikimi më i lartë ka të bëjë qartë me shpenzimet e personelit (teknike dhe administrative, si dhe lojtarët) të cilat në vitin 2022 arritën në 16.9 miliardë euro, 15% më shumë krahasuar me nivelet para pandemisë.

Pagat e përgjithshme zinin 71% të të ardhurave të klubit, pak mbi treguesin e rrezikut prej 70% të vendosur nga Rregulloret e UEFA-s për Licencimin e Klubeve dhe Qëndrueshmërinë Financiare.

Tendenca për vitin 2023 duket të jetë një trend i rritjes, ndonëse dukshëm i moderuar në krahasim me atë të viteve të mëparshme. Klubet që kanë siguruar tashmë llogaritë për vitin e kaluar financiar kanë grumbulluar paga prej 9.7 miliardë euorsh, një rritje prej pak më pak se 4% krahasuar me vitin 2022, megjithë presionin e inflacionit të sjellë nga ekonomia në të gjithë Evropën.

Bazuar në këto të dhëna, në vitin 2022 janë regjistruar humbje të përgjithshme operative prej 900 milionë euro. Premier League pati një fitim mbi gjysmë miliardë, teksa paraqitje negative u regjistruan në Francë (-556 milionë euro) dhe në Itali (-376 milionë euro).

Pas një rezultati pozitiv operativ prej 1 miliard euro në vitin 2019, ndikimi i pandemisë çoi në rezultate negative prej 1 miliardë në 2020 dhe 2021, ndërsa në vitin 2022 shifra ra në 900 milionë euro.

Ka një përmbysje të trendit për vitin 2023, me klubet që tashmë kanë depozituar llogaritë e tyre duke regjistruar një rezultat pozitiv operativ prej gjysmë miliardë eurosh./Albanianpost.com

Nicolo Barella refuzon Manchester Cityn për Interin

0

Mesfushori i Inter-it, Nicolo Barella do të rinovojë kontratën me zikaltrit, duke refuzuar një ofertë nga Manchester City, thonë raportet nga Italia.27-vjeçari ka qenë objekt i interesit nga të dyja anët e Mançesterit, por raportet e fundit nga Italia sugjerojnë se ai ka vetëm një plan për të ardhmen e tij të afërt.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se presidenti i Inter-it, Steven Zhang duhet të vendosë se kur do të nisë negociatat. Megjithatë, rinovimi është vendosur mes Inter-it dhe agjentit të lojtarit, Alessandro Beltrami.

Tashmë janë zhvilluar dy takime, i pari në Lisbonë dhe i fundit në Riad gjatë ditëve të Superkupës. Një tjetër takim mes palëve është planifikuar në Madrid.

Megjithatë, pjesa më e madhe e punës është kryer, nuk ka distancë ndërmjet palëve në lidhje me vullnetin, shifrat apo modalitetet e marrëveshjes.

Aspekti më intrigues i rinovimit janë kushtet e propozuara, të cilat teknikisht do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku, por detajet do të finalizohen shumë më herët.

Inter-i po shqyrton, si për Barella ashtu edhe për Lautaro Martinez, idenë e përfshirjes së lojtarëve në të ardhurat e krijuara nga udhëtimi ndërkombëtar i klubit. Në thelb, sa më shumë fiton Inter-i nga kompeticioni i Champions League ose Kupa e ardhshme e Botës për Klube, aq më shumë lojtarët do të shohin rritjen e pagave të tyre.

Është një ide inovative. Lojtarët nuk do të marrin çmimin tradicional për të fituar një trofe, por do të kenë një bonus të performancës bazuar në të ardhurat e klubit të përfshira në kontratën e tyre.

Barella tashmë ka një marrëveshje deri në vitin 2026, e cila i garanton atij një pagë prej 6 milionë euro në vit. Ai tashmë është në krye për sa i përket pagave brenda skuadrës së Inter-it.

Me marrëveshjen e re Barella do të fitojë 7 milionë euro në sezon, falë përfshirjes së bonuseve lehtësisht të arritshme, disa pothuajse automatike dhe të lidhura me objektiva shumë minimale. Përveç kësaj, do të ketë bonuset e lartpërmendura.

Barella do të bëhet lojtari italian më i paguar në Serie A dhe fituesi i dytë më i madh te Inter-i pas Lautaro-s. /Albanianpost.com

Vdes Beqir Krasniqi, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës

0

Ka vdekur Beqir Krasniqi, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.

Latifi ka ndarë ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe ka kujtuar masakrën në Pastasel dhe se si shpëtoi Krasniqi.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndërkaq Latifi tha se gjurmët e gjenocidit serb po shuhen dita ditës.

 

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e njeriut të mirë e të respektuar, Beqir Krasniqit nga fshati Pastasel, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës. Në ditën kur forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë në fshatin Pastasel, bacën Beqir, vetëm një fije e hollë e ndante nga vdekja, por, për fatin e tij të mirë, shpëtoi për t’u bërë rrëfimtar dhe dëshmitar i gjallë i atij tmerri”, shkroi Latifi.

“Nga dita në ditë po shuhen gjurmët e gjalla të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar. U përulemi me nderim të veçantë veprës dhe kontributit jetësor të Beqir Krasniqit! Ngushëllime familjes Krasniqi! Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Beqir e shpirti i tij pushoftë në paqe!”./Gazeta10

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

Prizren/ Arrestohen 4 shtetas të Shqipërisë, u zunë me mbi 24 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara

0

Prokuroria Speciale ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë shpërndarë para të falsifikuara.

Ata janë arrestuar në një aksion për kontroll të veturave në rajonin e Prizrenit, që është ndërmarr nga Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Gjatë këtij aksioni janë ndaluar dy vetura, BMW X5 dhe Shkoda, me katër (4) persona, për shkak të dyshimit se personat të cilët gjenden në këto vetura shpërndajnë para të falsifikuara. Gjatë kontrollit në veturën BMW X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se në këtë rast janë sekuestruar 24 mijë e 600 euro, 2 automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe 9 telefona celularë.

“Po ashtu, të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe të njëjtit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Me aktvendim të Prokurorit nga Prokurorisë Speciale personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dështon miratimi i amendamenteve për ndryshime kushtetuese

0

Në mungesë të 2/3 të deputetëve jo-shumicë, ka dështuar miratimi i tri amendamenteve për ndryshime kushtetuese ku parashihej miratimi i “Vetting-ut”, në sistemin e drejtësisë.

Në sallë janë 87 deputetë, derisa deputetë të minoriteteve janë 8, e që për të bërë ndryshime kushtetuese, duhet të jenë të pranishëm 14 deputetë jo-shumicë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me ndryshime kushtetuese, tha se meqë nuk janë prezentë 14 deputetë jo-shumicë, nuk ekzistojnë kushtet për të realizuar një gjë të tillë.