Home Blog Page 1266

Memoaret e një polici

0

Xhandar isha me detyrë, jam edhe sot.

Shkollim të rregullt s’kam thuaja asnjë ditë. Zaten, e kam veshur uniformën, pse s’kisha shkollë dhe pse i druaja shërbimit ushtarak. Ja se u bëra ushtar i përjetshëm. Edhe ndonjë vjet, e më pret pensioni.

Në kohën time, prej xhandarit kërkohej të dinte ta përdorte mirë kërbaçin si dhe të kishte zemër. Këtu isha shembullor.

Nuk mohoj: kam rrahur, me faj e pa faj. Sipas urdhrit.

Por, kjo që më ndodhi në këtë fshat, sidomos gjatë mbledhjes së armëve, ma ka bërë një pikë të madhe në zemër.

Kam rrahur shumë njerëz, fshatarë të këtij fshati.

Kam rrahur para e mbrapa, gjoksit e shpinës.

Mua më angazhonin, më duket, më së shumti.

Rrihja e rrihja, derisa më lëshonte fuqia, më dhembnin nyjat e duarve, derisa më mërzitej kjo punë.

Tejkaloja çdo normë të ditës e të javës.

Urdhri ishte zot për mua.

Më kujtohet një fshatar i leckosur e me cullakun e dalë jashtë. Ishte i dobët, thatuk, si krandja e xhehenemit – themi ne. S’di si e pse… ma kujtoi babanë tim të ndjerë! Ndjeva dhembshuri. Nuk çova dorë në të.

Sapo më vuri re eprori, më qortoi:

Bjeri, fort! Para dajakut të gjithë njësoj!

Atëherë ia lëshova kërbaçin dredhë-dredhë… Po të mos më ndanin – desh e mbyta!

Pranoj: kam rrahur shumë. Djem e të rinj, burra e ndonjë plak.

E ndërgjegjja më ka brejtur: pse hidhesha mbi ta si i tërbuar?!?

Sa lot kam parë, sa klithje kam ndier!

Sa lutje e sa përbetime në babë e nënë.

Krejt sipas urdhrit. Ky ishte zot për mua.

Kjo më mundon, para sysh më dalin qindra fytyra!

Fragment nga romani “Zezona” i Musa Ramadanit.

LDK-ja organizon kujdestari për takime me qytetarët e Prizrenit

0

 

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren ka paralajmëruar çdo ditë takime me qytetarë, shkruan “PrizrenPress”.

“Qytetarët do të priten nga anëtarët e kryesisë dhe asamblistët e saj në zyrat e LDK-së në Prizren”, njofton LDK-ja në Prizren.

Mund të jetë një imazh i teksti

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kjo është gjyqtarja e Gjykatës në Prizren që u kërcënua nga personi që e kishte dënuar

0

Gjyqtarja e Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Vjollca Buzhala është kanosur së fundmi nga një person dhe motivi lidhet me punën e saj dhe gjykimin në një rast të mëhershëm. I dyshuari që e kërcënoi gjyqtaren tashmë është arrestuar dhe ndodhet në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, gjyqtarja Vjollca Buzhala, njëherit gruaja e prokurorit Ramiz Buzhala, e ka denoncuar rastin në Polici lidhur me kanosjen e të dyshuarit, përmes rrjeteve sociale.

FOTO: Gjyqtarja Vjollca Buzhala

Në bazë të informacioneve që ka Sinjali, personi që po dyshohet se e ka kërcënuar Buzhalën, kohë më parë është gjykuar dhe dënuar nga gjyqtarja për një rast për të cilin akuzohej dhe ky dyshohet të jetë motivi.

Denoncimi i saj ka vënë në lëvizje Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij dhe e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Derbi Peja-Bashkimi, hap sfidat e xhiros së 21-të

0

Superliga e basketbollit të Kosovës, rikthehet sonte me ndeshjen Peja-Bashkimi.

 

Rivalët e vjetër do të ndeshen në “Karagaçi” të Pejës, në një sfidë e cila pritet të prodhojë duel tejet interesant.

Kampionët e Kosovës ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e pesë humbje, derisa prizrenasit në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 13 humbje.

Xhiroja e 21-të do të vazhdojë nesër me dy ndeshjet radhës, ku do të përballen Trepça-Golden Ylli dhe Proton Cable Prizreni – Istogu.

Në “Minatori” do të ballafaqohen vendi i parë më të katërtin. Mitrovicasit janë liderë me 18 fitore e dy humbje, kurse therandasit kanë 12 fitore e tetë humbje.

Ndërkaq, në ndeshjen të ditës së premte do të përballen Proton Cable Prizreni me Istogun. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 15 humbje, kurse istogasit të fundit me vetëm një fitore e 19 humbje.

Kjo xhiro përmbyllet të shtunën në Gjakovë, ku pritet atmosferë e mirë, në duelin Vëllaznimi-Sigal Prishtina.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, derisa bardhekaltrit në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje.

Superliga / Java 21

Sot takohen:

19:00 Peja – Bashkimi

Të premten takohen:

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Proton Cable Prizreni – Istogu

Të shtunën takohen:

17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

Totaj takon strukturat e PDK-së

0

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka takuar strukturat e partisë që e drejton .

Sipas tij, PDK-ja mbetet e palëkundur në rrugën e saj.

“Në vazhdën e takimeve me nëndegët e PDK-së, së bashku me anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, sonte zhvilluam mbledhje me kryesitë e nëndegëve: “Ortakoll”, “Arbana”, “Jeta e Re”, “Ganimete Tërbeshi”, “11 Marsi”, “2 Korriku”, “Dardania” dhe “Petrova” ku diskutuam për aktualitetin politik në vend”, shkruan Totaj në Facebook.

“Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më serioz politik, është forcë e jashtëzakonshme që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“PDK-ja mbetet e palëkundur në rrugën për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë”./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mund të jetë një imazh i 3 personaMund të jetë një imazh i 11 persona dhe persona duke studiuar

“Oda e Prizrenit” merr pjesë në Panairin e 30-të të Ushqimit dhe Pijeve Ndërkombëtare në Antali të Turqisë

0

Nëntë anëtarë të Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit kanë marrë pjesë në Panairin e 30-të të Ushqimit dhe Pijeve Ndërkombëtare në Antalia të Turqisë.

Kryetari i “Odës së Prizrenit”, Afrim Tejeci thotë se në këtë panair do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi për punën praktike me disa kompani. /PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Vidhen mbi 9 mijë euro para dhe 10 mijë euro stoli ari në Malishevë

0

9 mijë euro para të gatshme dhe 10 mijë euro stoli të arit, dyshohet se janë vjedhur në një shtëpi në fshatin Astrazub të Malishevës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën, me datë 7 shkurt.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kështu të paktën në polici ka deklaruar pronari i shtëpisë, ku ka ndodhur vjedhja.

Ai tha se persona të panjohur kishin depërtuar nga një dritare.

Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.

Kurti e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në po këtë mbledhje, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Sot në New York do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, e paraparë me kërkesë të Serbisë. Seanca pritet të fillojë nga ora 21:00.

Moti në Kosovë me diell e vranësira

0

Në Kosovë parashihet të ketë mot me diell e vranësira dhe me erëra nga jugperëndimi.

Në Kosovë parashihet të ketë mot me diell e vranësira dhe me erëra nga jugperëndimi.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore, ndërsa rrallë në disa vise në Dukagjin mund të ketë ndonjë rigë shiu.

Minimalja parashihet rreth 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 16 gradë Ceslius.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.

Kanye West ballafaqohet me probleme të rezervimit të hapësirave për koncertet e tij, thotë se shkas janë “komentet antisemtike”

0

Rep artisti, Kanye West tani po i vë re ndryshimet negative pas fyerjeve të tij antisemitike.

Artisti 24 herë fitues i çmimit “Grammy-t” me sa duket pohoi se e ka të vështirë të arrijë rezervimet për vendet në koncertet e tij, duke sugjeruar se është për shkak të fyerjeve të tij në të kaluarën që kanë bërë që financat e tij të shemben.

Babai i katër fëmijëve, 46 vjeç, foli për vështirësitë e reja përmes një video të fshirë tani, të shkaktuar nga instalimi i protezave të tij prej titani prej 850 mijë dollarësh, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

Pasi u tha 19 milionë ndjekësve të tij në platformë se ai kishte probleme me rezervimin e arenave, ai shtoi, “Dhe ju e dini pse është kështu”.

Në një postim vijues, ylli i hitit “Jesus Walks” i krahasoi në mënyrë të çuditshme vështirësitë e tij me ato të Elvis Presley.

“Nuk më kanë lejuar të performoj për një vit. E ndjej sikur filmi i Elvis Presley-t”, tha ai.

West tha se e vetmja arenë që ai ka mundur të rezervojë për turneun e tij është Qendra e Bashkuar në qytetin e tij të lindjes, Çikago.

“Sapo shitëm United Center në shtatë minuta dhe unë thjesht dua t’u shpreh të gjithëve atje për të parë nëse është dikush që mund të ndihmojë me këtë. Është e vetmja arenë në të cilën kam pasur akses vitin e kaluar”, tha West.

“Dhe kur unë telefonoj, njerëzit thonë se nuk ka asnjë dobi për mua dhe ju e dini pse është kështu”, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se ai është futur në listën e zezë nga njerëzit që ndjekin sharjet e tij antisemitike.

“Pra, nëse ka dikush atje që mund të ndihmojë me këtë, ju lutemi bëjeni”, shtoi ai.

Vetëm gjashtë orë më vonë, West me sa duket konfirmoi se më në fund i është dhënë leja nga biznesi për të rezervuar vendet e tyre në fund të fundit.

West më pas postoi një pamje të ekranit të një teksti nga menaxheri i tij i rezervimeve, ku shkruhej: “Sasi e çmendur nr. ndaloni telefonatat nga e gjithë bota. Do të dërgojë oferta dhe përfitime të reja nesër”.

Menaxheri i tij i rezervimeve la të kuptohej gjithashtu se West po kërkon të sigurojë një vend në Australi.

Vendet që ai me sa duket është i interesuar të sigurojë përfshijnë Parkun Petco në San Diego, Kaliforni, Stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni, disa vende të NYC, Galaxy Arena në Hong Kong, si dhe Brazilin, Kinën dhe Egjiptin./Albanianpost.com