Home Blog Page 1265

Gjendet një mjet shpërthyes në oborrin e ish-bodrumit të verës në Krushë të Vogël

0

Një person ka raportuar se në oborrin e ish-bodrumit të verës ka gjetur një mjet që dyshohet të jetë minë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 07:35 në fshatin Krushë e Vogël, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se njësiti policor ka dalë në lokacion si edhe EOD e FSK-së.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e ish-bodrumit të verës ka gjetur një mjet qe dyshohet të jetë minë. Njësiti policor kanë dalë në lokacion është njoftuar EOD e FSK-së”, thuhet në raport.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Diell e vranësira edhe sot, temperaturat deri në 16 gradë

0

Intervale më të gjata me diell pritet të kemi ditën e premtë, por se ditën kalojnë edhe vranësira.

Temperaturat në mëngjes zbresin në 2C e 4C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 14C e 16C, njofton Prishtina Weather.

Butë mbetet edhe përgjatë fundjavës, me më shumë vranësira. Temperaturat maksimale zbresin në 13C e 14C.

Ditën e diel po parashihen kushte edhe për të reshura shiu. Java vijuese fillon me më shumë vranësira dhe të reshura shiu kohëpaskohe. Temperatura zbresin në 10C e 11C.

Festë në Prizren, derbi i takon Bashkimit

0

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 78:84 (19:26, 31:22, 14:21, 14:15), në përballjen që u zhvillua në Prizren, e që i takonte javës së 21-të të Superligës.

Njëherësh këto dy skuadra do të përballen në çerekfinale të Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll. Turneu i Kupës zhvillohet më 13-17 shkurt në Gjakovë.

Në shtatë minutat e parë të ndeshje u zhvillua lojë e barabartë, por prizrenasit më pas shkëputen në 17:26, derisa çereku i parë përfundon 19:26. Pejanët u rikthyen fuqishëm në periudhën e dytë, duke përmbysur shifrat në 44:38, derisa pjesa e parë përfundoi 50:48.

Perioda e tretë ishte interesante, ku herë njëra skuadër ishte në epërsi e herë tjetra, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 64:69. Edhe në dhjetë minutat e fundit ishin interesante, por Bashkimi i përkrahur nga tifozët në Prizren arriti të triumfojë 78:84.

Më i miri te Peja ishte Larry Thomas me 17 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Erik Copes me 24 pikë dhe nëntë kërcime.

Peja është e dyta me 15 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi i gjashti me tetë fitore e 13 humbje.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

0

RENELUAL TAHIRI prezanton  banesa në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !

Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.

Si dhe mund të na kontaktoni:

+383 44 128 112 ; +383 49 613 613

[email protected]

www.renelualtahiri.com

Kliko videon 

https://fb.watch/mjLbiAFWad/

Kurti – Vuçiqit: Jeni vendi që njiheni për gjenocid, vrasje e tortura

0

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur me kërkesë të Serbisë.

Fjalën Kurti e mori pas një sërë akuzash të presidentit serb ndaj Kosovës.

Kurti para të pranishmëve demantoi akuzat e Vuçiqit duke theksuar se Serbia është shtet i njohur për gjenocid e vrasje. Ai përmendi masakrën e Srebenicës e e atë të Kosovës.

“Është një ironi shumë e thellë dhe njëfarë ndjenje dystopian për këto pretendime të rrejshme për persekutime nga një vend që  është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20 dhe pastaj kërcënimet autoritare ndaj paqes dhe sigurisë. Ky Këshill i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës në vitin 1993 për shkak të shkeljeve të rënda dhe krimeve sipas Konventës së Gjenevës”, ka thënë Kurti para të pranishmëve, përcjell Insajderi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Serbia ka urdhëruar, planifikuar dhe kryer vrasje, tortuara, gjenocid në Srebenicë dhe në Kosovë”.

I pari i ekzekutivit potencoi se Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut.

“Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumetnike dhe shumë-kulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik. Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumetnike për të gjithë”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se BQK po bën gjithçka që serbët në territorin e Kosovës, për të mos pasur telashe pas ndalimit të dinarit.

Vdekja e doktor Sherif Krasniqit humbje e madhe për shëndetësinë e Prizrenit

0

Të enjten është mbajtur akademi përkujtimore nga Spitali i Prizrenit, kushtuar mjekut dhe veteranit të UÇK-së, Sherif Krasniqi. Pjesë e kësaj akademie të organizuar në amfiteatrin e UPZ “ UKshin Hoti”, ishin familjarë të mjekut të ndjerë, Sherif Krasniqi, përfaqëëues të shoqatave të dala nga lufta, kolegë e drejtues të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe të pranishëm të tjerë.

Drejtoresha e institucionit më të lartë shëndetësor në Prizren, Narqize Arënliu- Hoxha, tha se ndarja nga jeta e dr. Krasniqit, është një humbje e madhe për të gjithë ne, sepse humbëm një personalitet me virtyte të larta njerëzore, kombëtare e profesionale. Ajo tregoi se ditën e fundit të punës në spital, dr. Krasniqi kishte patur shumë angazhime deri sa nuk e godit nga sëmundja e cila për fat të keq ishte fatale për atë.

Sekretari i degës së OVL të UÇK në Prizren, Isa Berisha, dhe ish komandanti, Zafir Berisha, vlerësuan lartë figurën e dr. Krasniqit, mjekut që nuk kurseu asgjë nga vetja për lirinë e Kosovës.

Kolegët, Eqerem Shala dhe Afrim Arzoallxhiu, thanë se dr. Sherif Krasniqi, përveç se ishte një bashkëpunëtor i shkëlqyer dhe i respektuar, ai gjithmonë prioritet kishte shërbimin ndaj pacientëve.

Ndërsa në fund, djali Valoni, ka falënderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit, si dhe kolegët e babait të tij, që u përkujdesen maksimalisht për të ofruar tretman shëndetësor deri në momentet e fundit të jetës së tij.

Ndryshe, dr. Sherif Krasniqi, ishte punësuar në Spitalin e Prizrenit në vitin 1999, pas një kontributi të madh që kishte dhënë në luftën e Kosovës, duke vijuar më pas edhe në shërimin e të plagosurve gjatë luftës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai ndërroi jetë në moshën 61 vjeçare, dhe u varros ditën e martë me nderime ushtarake dhe qytetare në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.                /TV Prizreni /

LDK: Pushteti i Prizrenit nuk e ka shumicën në Kuvend

0

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren ka reaguar pas dështimit të mbledhjes se Komitetit për Politikë dhe Financa.

Sipas këtij subjekti politik pushteti nuk e ka shumicën në Kuvend.

“LDK- ja vlerëson se pushteti aktual nuk e ka shumicën në Asamblenë Komunale që do garantonte funksionimin normal të punës së Asamblesë dhe rrjedhimisht refuzon të bëhet pjesë e agjendave të pushtetit aktual”,thuhet në reagimin e LDK-së.

“LDK-ja  zotohet se do jetë konstruktive dhe do ushtrojë funksionin e saj përfaqësues, vetëm për çështjet e interesit publik që prekin interesin dhe jetën e qytetarëve të Prizrenit”.

“Mirëqeverisja dhe shërbimi për qytetarët duhet të jetë udhërrëfyesi i vetëm i angazhimit dhe veprimit politik, për secilin subjekt politikë”./PP/

 

Totaj takon drejtorët e Ekzekutivit

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e Ekzekutivit.

Ai adresoi të gjitha çështjet e qytetarëve te drejtorët, ku kërkoi të trajtohen ditëve në vijim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Komunikata

Çështjet më të rëndësishme që u diskutuan:

Së shpejti fillojnë punimet në shtrimin e rrjetit të ri të kanalizimit në rrugën “Ibrahim Rugova” (ish rruga “De Rada”) në Prizren – nga Stacioni i Autobusëve deri në objektin e Prokurorisë – projekt i KFË-së gjermane.

Riorganizimi i hapësirave për vendosjen e kioskave në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.

Është bërë largimi i disa konstruksioneve metalike në hapësira publike që janë shfrytëzuar pa leje ligjore.

Procesi i shpronësimit të objektit të ndërmarrjes “Liria” (pas Shtëpisë së Bardhë), ku do të bëhet rrënimi i këtij objekti, e cila hapësirë do të shfrytëzohet për zgjerimin e rrugës.

Planifikimi i procesit të zgjedhjes së kryetarëve të bashkësive lokale, me ç’rast është bërë lajmërimi në të gjitha rrjetet sociale dhe janë vendosur fletushka për orarin mbledhjeve në të gjitha fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane.

Stadiumi i Zhurit është në fazën finale të punimeve dhe parashihet që në muajin qershor të bëhet përurimi i tij. Njëkohësisht, do të përfundojë dhe ndërtimi i kullës së heroit kombëtar Remzi Ademaj në Zhur.

Është mbajtur një ligjëratë për kancerin e qafës së mitrës, me mjekët dhe infermierët e QKMF-së.

Vazhdimi i punës së komisionit përkatës për verifikimin e pajisjeve bujqësore në terren.

Përgatitjet për festën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

I dështon mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

0

Mbledhja e sotme e Komitetit për Politikë dhe Financa e Kuvendit të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesja, Antigona Berisha- Bytyçi, është mbyllur ende pa filluar, pasi anëtarët e këtij Komiteti nga radhët e LVV dhe LDK janë larguar nga salla.

Pas largimit, anëtari i këtij organi nga radhët e LDK, Florent Ukaj, tha se “arsyeja e braktisjes së mbledhjes së sotme, ishte fakti se për shqyrtim dhe miratim kishim pikat e rendit të ditës së mbledhjes së fundit të Kuvendit, e cila nuk u mbajt dhe për arsye të arrogancës që po shfaq pushteti”.

Në anën tjetër, kryesuesja e Kuvendit, Antigona Berisha- Bytyçi, tha se braktisja e mbledhjes nga opozita nuk është gjë e mirë dhe se anëtarët e Komitetit është dashur që ta mbajnë atë.

Ajo më tej tha se, nuk duhet të ndodhë bllokimi i punës së organit më të lartë legjislativ komunal, për shkak të rëndësisë që ka ai në vendimmarje komunale. TV Prizreni

Hetime për një vjedhje në Suharekë: Publikohet fotografia e të dyshuarit

0

Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Suharekë po zhvillon hetime lidhur me veprën e “Vjedhjes e rëndë”.

“Më datë 14.12.2023, rreth orës 12:00, në Rr. “Mulla Nura” në Suharekë, në lokalën “Halili Agentur”, një vjedhje e rëndë ka ndodhur. Vlera e sendeve të vjedhura arrin 6000 euro”, njofton policia.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Nga video-regjistrimet e kamerave të sigurisë, është siguruar një fotograf i të dyshuarit. Megjithatë, deri tani nuk është arritur të identifikohet ai.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka marrë autorizimin për publikimin e fotografisë së të dyshuarit në mediumet televizive dhe media sociale. Kërkohet bashkëpunim dhe ndihmë nga qytetarët për të ofruar informacione që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit”.

“Kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët. Nëse keni çfarëdo informacioni apo diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në fotografi, ju lutemi të raportoni tek policia në Suharekë, në numrin 192, ose në cilindo stacion të policisë në Kosovë”./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti