Kurti e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në po këtë mbledhje, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Sot në New York do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, e paraparë me kërkesë të Serbisë. Seanca pritet të fillojë nga ora 21:00.

Më Shumë

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit