4.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 1267

Arrestohen tre persona në Prizren nën dyshimin për dhunim dhe detyrim në prostitucion

0

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar tre persona në Prizren, pasi dyshohen për “Dhunim” dhe “Detyrim në prostitucion”.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti thuhet se ka ndodhur më 13 dhe 15 janar në Prizren.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura, ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Mot i vranët e me reshje bore

0

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, me reshje lokale bore gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat më të pakta do të jenë në Rrafshin e Kosovës.

Temperaturat pësojnë ulje, me minimalet që do të lëvizin prej -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 4 gradë Celsius.

Pep Guardiola, trajneri më i mirë për vitin 2023

0

FIFA është duke shpallur sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.

Çmimin “Trajneri më i mirë” e ka fituar Pep Guardiola, shkruan Gazeta Express.

Spanjolli e rrëmbeu këtë çmim pas arritjeve të tij me Manchester Cityn vitin e kaluar, duke udhëhequr klubin anglez drejt tripletës historike.

“Qytetarët” fituan Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.

Manchester City gjithashtu fitoi edhe Superkupën e Evropës

Pep Guardiola në garën për këtë çmim mposhti dy italianët, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti.

Totaj njofton për emërimin e drejtorit të ri në Drejtorinë  e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për emërimin e drejtori të ri në Drejtorinë  e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Emërova sot Ramadan Tarashajn drejtor të ri të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, i cili është biznesmen e magjistër i ekonomisë si dhe i gatshëm të ballafaqohet me sfida dhe përgjegjësi, për ta mbrojtur interesin publik”, shkruan Totaj në Facebook.

“Tarashajt i dëshiroj mirëseardhje në ekipin tonë dhe punë të mbarë gjatë këtij rrugëtimi në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prizrenit!”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kapet me drogë dhe armë një i mitur në Prizren

0

Njësiti i Antidrogës ka ndaluar një veturë në vozitje e cila për shofer kishte një të mitur.

Atij në automjet i janë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë më dije se të njëjtit i është gjetur një armë/pistoletë, municione të tjera dhe një thikë ushtarake, të cilat i janë konfiksuar.

 

Policia ende nuk ka dhënë detaje mbi rastin.

Ramadan Tarashaj emërohet drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Prizren

0
Ramadan Tarashaj është emëruar drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Prizren.

Ai ka falënderuar Nismën për besimin e dhënë dhe kryetarin e Komunës,Shaqir Totaj.

“Nga sot jam emëruar Drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Prizrenit”, ka njoftuar ai.

Tarashaj u emërua në këtë post pas dorëheqjes së  Lirije Xhemaj- Bytyqi .

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

 

Konfirmohet vendi dhe data e ballafaqimit të Joshuas me Ngannoun

0

Boksieri britanik Anthony Joshua do të përballet me kamerunasin Francis Ngannoun në kuadër të peshave të rënda më 8 mars në Arabinë Saudite.

Joshua, e kishte përshkruar më parë një ndeshje të mundshme me Ngannou të lindur në Kamerun si një “luftë për vëmendje”.

Ish-kampioni 37-vjeçar i UFC-së bëri debutimin e tij në boksin profesionist vetëm në tetor, kur nokautoi Tyson Furyn përpara se të humbiste më pastaj me vendim të ndarë nga gjyqtarët.

Joshua dhe Ngannou do të dalin në një konferencë shtypi të hënën në mbrëmje në Londër, transmeton Klankosova.tv.

Ish-mbreti i peshave të rënda të UFC-së Ngannou mahniti botën e boksit në vitin e kaluar kur e rrëzoi Furyn e pamposhtur në tapet me një të majtë të fortë.

Organizatorët sauditë synonin të organizonin një meç me Joshuan kundër Deontay Wilder më 9 mars, por humbja me pikë e amerikanit nga Joseph Parker më 23 dhjetor i prishi këto plane.

Stuhi acari në disa pjesë të ShBA-së

0

I ftohti i shoqëruar me erëra dhe reshje bore ka përfshirë disa pjesë të ShBA-së, si Nju Jorku, Çikago e Ajova. Temperaturat nën zero dhe stuhitë e borës kanë ulur nivelin e dukshmërisë duke e vështirësuar qarkullimin.

Paralajmërimet për mot të ftohtë, erëra dhe kushte të rrezikshme, mbeten në fuqi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Një punëtor me mjekrën e mbuluar me borë, shihet në stadiumin Highmark në Orchard Park, Nju Jork, të dielën më 14 janar 2024. 

Një punëtor me mjekrën e mbuluar me borë, shihet në stadiumin Highmark në Orchard Park, Nju Jork, të dielën më 14 janar 2024.

Autobusët e shkollave, të mbuluar me borë, në një parking në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare në Çikago, të dielën, 14 janar 2024. Paralajmërimi për motin e ftohtë dhe me erë është në fuqi në zonën e Çikagos, ndërsa kushtet vazhdojnë të jenë të rrezikshme.

Një punëtor ndihmon për të hequr borën nga stadiumi Highmark në Nju Jork.

Një tabelë informuese shfaqet në një qendër autolarjeje në Palatine, zona e Çikagos.

Një autobus i mbuluar nga bora në periferi të Çikagos.

Shenjat e trafikut janë të mbuluara nga bora në Prospect Heights, Çikago.

Mbahet mbledhje komemorative në nderim të veteranit të UÇK-së Muhamet Begaj – ‘Mësuesi’

0

Sot në Banjë të Komunës së Malishevës, u mbajt një mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së ish-mësuesit, veteranit të UÇK-së, ish-pjesëtarit të TMK-së dhe së fundmi zyrtarit në Ministrinë e Infrastrukturës, majorit Muhamet Begaj – Mësuesi, (1963-2024), i cili u nda nga jeta, mbrëmë më 14 janar.

Në mbledhjen komemorative, krahas familjarëve, morën pjesë edhe ish-bashkëluftëtari dhe eprori Fatmir Limaj (kryetari i Nisma Social Demokrate), kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë, struktura të larta të FSK-sw, të Ministrisë së Infrastrukturës, bashkëluftëtarë dhe bashkëfshatarë të shumtë.

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Në fjalët e rastit, ish bashkëluftëtari dhe bashkëveprimtari Fatmir Limaj, foli për fillimet e para të aktiviteteve të Muhamet Begaj, i njohur si “Mësuesi”, që nga ilegaliteti, e deri në kontributin e tij pas çlirimit.

“Mësuesi, ishte një njeri, që në kuptimin e plotë të fjalës, e ka përmbushur misionin e tij në jetë, me angazhimin e tij në organizimin shoqëror, kombëtar, në luftë dhe pas lufte, dhe ishte një njeri me qëllime të qarta, të cilat i ka arritur”, tha mes tjerash, kryetari i Nisma Social Demokrate dhe bashkëluftëtari i tij, Fatmir Limaj.

Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e rastit, tha se “Muhamet Begaj, ishte një person i dëshmuar dhe me virtyte të larta, i dëshmuar në fushën e arsimit, i dëshmuar në çështjen kombëtare dhe në luftën për liri, si dhe i dëshmuar në organizmin e jetës edhe pas luftës, prandaj, është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por për tërë Komunën e Malishevës”.

Në emër të degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, foli kryetari Metush Kryeziu, duke e vlerësuar lartë angazhimin e Muhamet Begajt-Mësuesit, gjatë luftës, jo vetëm si luftëtar, por edhe si udhëheqës ushtarak, i cili fillimisht ishte prej ushtarëve të parë të njësisë “Çeliku”, e për vazhduar si Komandant i Batalionit të parë në Brigadën 122 “Imer Krasniqi”, në Zonën Operative të Pashktrikut dhe për ta përfunduar karrierën ushtarake në TMK, në komandën e Doktrinës dhe Trajnimit, si ligjërues.

Për biografinë e major Muhamet Begaj, i njohur si Mësuesi, ka folur bashkëluftëtari dhe bashkëfshatari, Milaim Shala.

Muhamet Begaj, ishte mësues, ndërsa në të njëjtën kohë ishte i angazhuar në luftën për liri, duke qenë pjesë e ilegales dhe më pas, ju bashkua radhëve të UÇK-së. Ishte komandant i Batalionit të Parë, në Brigadën 122, ZOP dhe më pas pjesëtar i TMK-së, me gradën ushtarake major. Ishte për dy mandate kryetar i fshatit dhe kryetar i Klubit të Notit “Besa” në Banjë.

Muhamet Begaj-Mësuesi, me nderime të larta ushtarake, u varros sot në varrezat e lagjes në fshatin Banjë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Muret pa ngjyrë

0

Enver SULAJ

Në këtë dhomë pianoja thyen muret pa ngjyrë

Fjalët memece janë lidhur nyjë në ujë

Tretur je fushave të vetmisë.

Ani,

Muzika sjell çdoherë tinguj perëndie

Miklon faqe

E sjell dashuri

Në lugina tërbuar errësire.

Fjala

Edhe muzikë ishte në fillet e saj

Edhe zë perëndie e shprese

Kur filloi rruzullimi…

Janar, 2024

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane