Konfirmohet vendi dhe data e ballafaqimit të Joshuas me Ngannoun

Boksieri britanik Anthony Joshua do të përballet me kamerunasin Francis Ngannoun në kuadër të peshave të rënda më 8 mars në Arabinë Saudite.

Joshua, e kishte përshkruar më parë një ndeshje të mundshme me Ngannou të lindur në Kamerun si një “luftë për vëmendje”.

Ish-kampioni 37-vjeçar i UFC-së bëri debutimin e tij në boksin profesionist vetëm në tetor, kur nokautoi Tyson Furyn përpara se të humbiste më pastaj me vendim të ndarë nga gjyqtarët.

Joshua dhe Ngannou do të dalin në një konferencë shtypi të hënën në mbrëmje në Londër, transmeton Klankosova.tv.

Ish-mbreti i peshave të rënda të UFC-së Ngannou mahniti botën e boksit në vitin e kaluar kur e rrëzoi Furyn e pamposhtur në tapet me një të majtë të fortë.

Organizatorët sauditë synonin të organizonin një meç me Joshuan kundër Deontay Wilder më 9 mars, por humbja me pikë e amerikanit nga Joseph Parker më 23 dhjetor i prishi këto plane.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit