Mbrëmjen e së dielës, një aksident trafiku ka ndodhur në Klinë.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë për Telegrafin se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona”, ka thënë Elezaj.
Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin./Telegrafi/
Sipas kodit të familjes, dy të rritur, të cilët lidhen në martesë kanë të drejta dhe detyrime, mes të cilave është edhe besnikëria.
Ndërsa deri më sot thyerjen e besnikërisë e kemi quajtur si problem moral, në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal, kjo do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri 3 vite burgim.
Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet: Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
Sipas Kodit të Familjes, bashkëjetesë quhet kur dy individë kanë një lidhje emocionale dhe jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.
Situata e mbajtjes së martesave apo bashkëjetesave paralele nuk është një fenomen i panjohur në vendin tonë. Jo rrallë herë, në media kemi parë burra që bashkëjetojnë me dy gra për të krijuar mundësinë të lënë trashëgimtarë. Në raste të tjera ka pasur raste me burra me disa lidhje paralele, nga të cilat kanë edhe fëmijë. Në raste të caktuara duke përdorur besimin individë të veçantë mbajnë martesa të shumëfishta në të njëjtën kohë.
Rasti më i fundit është ai i mjekut Dervish Hasi, i cili kishte 3 martesa dhe krijoi të 4 me një të mitur 16 vjeç, marrëdhënie për të cilën përfundoi pas hekurave./Top Channel
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar ndaj ndërkombëtarëve që nuk janë të kënaqur me veprimet e Kosovës për të ndaluar dinarin serb dhe mbylljen e disa komunave paralele.
Abrashi ka thënë se Kosova ka filluar ta marrë veten.
Sipas tij këto zhvillime pozitive duhet të gëzojnë miqtë e Kosovës.
“Mbyllet një qendër e spiunazhit në Prishtinë. 7 komuna ilegale u mbyllën për 7 ditë. U shpërndanë 20.000 fatura të rrymës në veri pas 20 viteve. Ndalohet dinari, Euro mbetet valuta e vetme e këmbimit në Kosovë. Më në fund Kosova po e merr veten. Kjo duhet t’i gëzoj miqtë tanë”, ka shkruar deputeti i LVV-së në platformën X.
Ndryshe, Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier akuzoi të shtunën qeverinë e Kosovës që me veprimet e fundit po nxit tensione etnike në vend, të cilat, sipas tij, po kufizojnë mbështetjen e Shtetet e Bashkuara për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Bashkimi Evropian nga ana tjetër i bëri thirrje të dielën Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme, që mund të rrisin tensionet, ndërsa shprehu shqetësimin lidhur me veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës për mbylljen e komunave paralele të Serbisë në Kosovë./Telegrafi/
Golden Ealge Ylli shënoi fitore ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 79:67 (20:14, 23:19, 13:18, 23:14), në javën e 20-të të Prince Caffe Superligës, duke iu afruar vendit të tretë me një pikë dallim.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri pranë rezultatit 11:14, kur vendasit me një seri prej 9:0, e fitojnë çerekun e parë 20:14. Vendasit vazhduan me lojë të mirë dhe thelluan epërsinë në 31:19, kurse pjesa e parë përfundoi 43:33.
Por, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në 51:51, megjithatë pesë pikë në fund nga vendasit, bëri që shifrat në rezultat pas 30 minutash të jenë 56:51.
Te Ylli u dalluan Jalen Nesbitt me 22 pikë e gjashtë kërcime dhe Gëzim Morina me 17 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Proton Cable Prizreni më i miri ishte Arti Hajdari me 16 pikë.
Golden Eagle Ylli ka 12 fitore e tetë humbje, duke u renditur në vendin e katërt, kurse prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 15 humbje. Në dhjetë minutat e fundit therandasit shtuan epërsinë dhe fituan 79:67.
Ai është njëri nga reperët më të suksesshëm në trojet shqiptare.
Bëhet fjalë për Rigels Rajkun apo siç njihet me emrin artistik, Noizy, i cili pëlqehet jashtëzakonisht shumë për projektet që ka sjell duke kaluar tashmë edhe kufijtë.
Artisti i njohur ka dhënë një intervistë për revistën italiane, ‘Esse’, ku ka folur mbi jetën dhe karrierën artistike.
Foto: Screenshot/YouTube
“Në Shqipëri me Noizyn” mban titullin intervista, e realizuar në Zvicër, Durrës e Tiranë, ku flet për të shkuarën dhe për arritjet në muzikë.
Derisa ka folur për periudhën në Angli, 37 vjeçari rrëfeu se dikur ka shitur drogë dhe është përplasur fizikisht për të fituar para, gjëra për të cilat sot nuk është krenar.
Ai u mundua të përcillte mesazhin se çdo njeri mund të fitojë para dhe të arrijë majat në rrugë të tjera, por duhet të jetë një shembull.
Foto: Screenshot/YouTube
“Nuk do gënjej, në Angli kam shitur drogë, kam bërë sherre për para… dhe këto probleme bënë që të më largonin nga Angli. Por, kam hequr dorë nga jeta e çmendur. Tani çdo gjë e përqendroj te zgjuarsia dhe si të bëj para”.
“Isha një “street fighter”, shisja drogë, diçka për të cilën nuk jam krenar. Por, tani nuk e bëj më këtë gjë. Nuk do i thoja askujt ta bënte këtë. Ka gjithmonë mënyra të tjera për të bërë para dhe sukses”, theksoi mes tjerash ai. /Telegrafi/
Pas muajsh të përpjekjeve intensive për të identifikuar dhe parandaluar përhapjen e sëmundjes së murtajës afrikane te derrat e egër në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, autoritetet kanë konfirmuar se nuk është regjistruar asnjë rast i sëmundjes në territorin e tyre.
“Për sëmundjen që po flitet në opinion, të gjitha ato analiza që kemi bërë që nga fillimi i nëntorit, të 13 rezultatet që janë marrë nga pushkatimi i 13 derrave të egër kanë rezultuar negative. Nga institucioni ynë nuk është konstatuar murtaja e derrave. Ne kontrollojmë rregullisht terrenin me shërbimin e rojtarit dhe nuk kemi regjistruar asnjë derr të ngordhur në terren në të cilin është konstatuar sëmundja. Pas rekomandimeve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë morëm masa dhe punësuam mbi 1500 gjuetarë. U përcaktuan kushte të veçanta, kaluan më shumë se 2 muaj. Janë kryer 57 ditë gjuetie dhe është përcaktuar sjellje korrekte, për të mos gjuajtur pa nevojë, dhe janë qëlluar 13 derra dhe të gjithë kanë rezultuar negativë, d.m.th. në asnjë derr nuk është konstatuar murtaja e derrit”, tha Anela Panajotova nga parkun nacional “Mali Sharr”.
Ky njoftim vjen pasi Agjencia për Ushqim dhe Mjekësi Veterinare para një muaji ka njoftuar për konfirmimin e sëmundjes te popullata e egër e derrave në një vendgjueti për gjahun e madh në fshatin Vejcë, Komuna e Tetovës. Megjithatë, Parku Kombëtar “Mali Sharr” kërkon rishikimin e këtij informacioni, duke u bazuar në rezultatet negative të analizave të tyre. /Telegrafi/
Trepça `89, Ballkani, Drita dhe Dukagjini kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Të dielën janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Ndër ndeshjet më dramatike ka qenë ajo mes Trepça ’89 dhe Llapit, ku skuadrat janë ndarë në barazim 2-2 në kohën e rregullt, po që ku në kohën shtesë, Trepça ’89 ka shënuar dy gola vendimtarë, duke triumfuar me rezultatin 4-3.
Një tjetër skuadër që ka pasur paraqitje të mirë ka qenë Ballkani, i cili ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat minimal përmes një golit të shënuar Vesel Limaj.
Dukagjini nga Klina gjithashtu ka shkuar tutje duke mposhtur Dinamon e Ferizajt me rezultat minimal 1-0. Goli fitues është shënuar nga Merlaku.
Skuadra e Dritës ka kaluar skuadrën e Rilindjës me rezultat 3-0. Golat janë realizuar nga Krasniqi dhe Baftiu. Rtklive.com
E shtrirë në veriperëndim të Prizrenit, Romaja është zonë e njohur për zbulimet e vjetra arkeologjike, që ka ruajtur trashëgiminë e pasur mijëra vjeçare.
Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Romajës gjendet në diasporë, por, që ruajnë lidhjet me vendin e tyre të veçantë.
Romaja, me njerëz të mrekullueshëm, punëtorë e me profesionin fisnik të furtarit, duhet vizituar si lokalitet i identitetit tonë të pasur me histori, kulturë dhe dashuri për atdheun.