7.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 1280

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Prizreni, njoftohen Zyra e BE-së, ambasada e ShBA-së dhe Britanisë në Beograd

0

Ministria e Punëve të Jashtme, ka reaguar pas arrestimit të Hasan dhe Xhavit Dakës, ku ky i fundit tashmë është liruar, nga policia serbe në Merdarë.

Në reagim, MPJ-ja bëri të ditur se për arrestimin e Hasan dhe Xhavit Dakës janë njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, ambasada e ShBA-së në Beograd dhe ajo e Britanisë së Madhe.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

“Zyra Nd?rlidh?se e Republikës s? Kosov?s n? Serbi, do t? paraqes k?rkes? zyrtare autoriteteve serbe p?r t? lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitoj? z. Hasan Daka, n? m?nyr? q? shteti dhe Qeveria e Republik?s s? Kosov?s t? njoftohet m? konkretisht p?r trajtimin q? po i b?het z. Daka nga organet serbe” thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, MPJ-ja i ka ftuar të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi të kontaktojnë në këtë numër telefoni: +383 46 51 00 51.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

‘Zambaku i Prizrenit’ nga Liliana Çavolli (VIDEO)

0

Këngëtarja e njohur Liliana Çavolli, ishte në skenë për më shumë se 5 dekada me këngën e saj të lehtë qytetare.

Lili, siç e njihnin miqtë, kishte punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pas luftës ajo ka qenë autore dhe moderatore e emisionin “Evergreen” në Radio Kosova.

Liliana Çavolli ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.

KultPlus ju sjell sot këngën “Zambaku i Prizrenit” për të kujtuar një ndër artistet më të mira shqiptare. / KultPlus.com

Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Prizreni arrestohet nga autoritetet serbe në Merdar

0

Hasan Dakaj nga Prizreni, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Xhevdet Smakiqi, i cili ka thënë se është autorizuar nga familja Dakaj që t’i mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre.

Ai tutje ka bërë të ditur se Dakaj është arrestuar derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë dhe sipas tij, arsyeja e vetme është se i njëjti ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

“Sot jam autorizuar nga familja Dakaj nga Prizreni që të mbroj të drejtat ligjore të familjarit të tyre, Hasan Dakaj, i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qenë pjesëtar i UÇK-së është arrestuar në Merdar rreth orës 09:00 të mëngjesit derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë”, ka shkruar Smakiqi në Facebook.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai tutje ka thënë se familja Dakaj është nën frikë dhe ankth të madh pasi që sipas informacioneve të para, familjari i tyre nga policia serbe është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Kushumli dhe mund t’i nënshtrohet torturave fizike e psikike.

“Unë menjëherë do të ndërmarr veprime duke ushtruar kërkesë pranë MPJD-së që të interesohet për fatin e shtetasit të Kosovës Hasan Dakaj, i arrestuar sot në mëngjes në Merdar nga policia serbe vetëm pse ka qenë ish-pjesëtar i UÇK-së”.

“Si avokat i familjes Dakaj i bëj thirrje urgjente MPJD-së që përmes kanaleve diplomatike, të kërkojë lirimin e Hasan Dakaj dhe t’i lejohet lëvizja e lirë sikurse çdo shtetasi të Kosovës pa diskriminim”, ka shkruar avokati. /Telegrafi/

Arrestohet personi i cili po kërkohej nga policia për kanosje në Prizren

0

Është arrestuar personi i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për veprën penale “Kanosje”.

Një ditë më parë, Policia ka publikuar fotografinë e tij duke kërkuar nga qytetarët të bashkëpunojnë në identifikimin e tij.

 

“Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, me datën 04.01.2024 bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin  ka lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në komunikatën për media.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Me datën 05.01.2024, hetues policorë në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar qe i njëjti të ndalohet për 48 orë. Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim”, vijon njoftimi.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kylian Mbappe: Marrëveshja sekrete me PSG dhe 80 milionë eurot që do të humbasë nëse largohet

0
Fokusi i merkatos vazhdon të jetë tek Kylian Mbappe pasi që nga dita e parë e vitit, superylli francez ka të drejtë të negociojë me cilindo klub që dëshiron pasi kontrata e tij ekzistuese me Paris Saint-Germain skadon verën e ardhshme.

Ylli 25-vjeçar ka folur mbrëmjen e së mërkurës për mediat franceze dhe ka deklaruar se për momentin nuk ka vendosur asgjë, pasi foli edhe për një marrëveshje mes tij dhe Nasser Al Khelaifi.

Një marrëveshje e cila tanimë është zbuluar. Siç thekson gazetari, Ben Jacobs, të dyja palët kanë bashkuar duart kur bëhet fjalë për bonuset e besnikërisë.

Në rast se Mbappe vendos të largohet nga Parisi, atëherë francezi do të lërë bonuset, duke humbur në thelb një shumë afër 80 milionë euro. Nga ana tjetër, në rast se Bape vendos të rinovojë, atëherë normalisht do të marrë bonuset e tij.

Gjykata i lë në paraburgim të dyshuarit për grabitjen në Suharekë

0

Bujar Bashës, Besart Istrefit dhe Leutrim Cakollit, të dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë, Gjykata e Prizrenit ka vendosur që t’ua vazhdojë paraburgimin deri më 29 shkurt të këtij viti.

Për Kallxo.com këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Marcel Lekaj.

Grabitja e armatosur kishte ndodhur në një argjendari në qytetin e Suharekës më 22 nëntor të vitit të kaluar.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Berisha në arrest shtëpie, oficerët i shkojnë për kontroll në banesë

0

Oficerët e policisë gjyqësore kanë mbërritur të premten në shtëpinë e Sali Berishës për kontroll për zbatimin e masës së sigurisë arrest shtëpie masë në të cilën ndodhet që prej 30 dhjetorit të vitit 2023.

Oficerët kanë qëndruar jo më shumë se 7 minuta.

Ish-kryeministri është nën hetim për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ndaj tij, GjKO-ja ka caktuar masë arrest shtëpie dhe ndalim të komunikimit me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton.

Totaj nuk e përjashton mundësin e ndërrimit të drejtorëve të Ekzekutivit

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nuk ka përjashtuar mundësin e ndërrimit të drejtorëve të

Ekzekutivit, të cilët nuk kanë treguar performacë të mirë.

“Aty ku nuk ka performancë të mirë sigurisht që do të ketë ndryshime”, tha Totaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

AAK-ja në Prizren ka dal nga qeveria e Totajt, si rezultat i kërkesës për largimin e drejtoreshës së Shëndetësisë./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

KFOR-i viziton “Jetimat e Ballkanit”

0

Shtëpia e të moshuarve, “Jetimat e Ballkanit”, që drejtohet nga Halil Kastrati, është vizituar nga trupat e KFOR-it.

“Ne shtepine e te moshuarve “Jetimat e Ballkanit” per vizite kemi pasur pjestare nga KFOR-i Zviceran, te cilet u ndane te kenaqur me sherbimet qe ju ofrohen te moshuarve dhe shprehen gatishmeri te plote per te ofruar ndihme qe ata mund ta dhurojne, ne anen tjeter banoret e shtepise u kenaqen me viziten e tyre”.

 

Lumbardh Dellova drejt Rumanisë

0

Liga kryesore e futbollit në Rumani po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për futbollistët nga Kosova. Emri më i fundit i lidhur me një kalim në Superligën rumune është ai i Lumbardh Dellovës të Ballkanit, i cili kërkohet nga Universitatea Craiova.

Sipas gazetës rumune “Gsp.ro”, Craiova interesohet për lojtarin më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës dhe ata kërkojnë shërbimet e mbrojtësit gjatë kësaj merkatoje janari.

25-vjeçari nga Krusha e Madhe ka kontratë me Ballkanin deri në verën e këtij viti dhe klubi nga Theranda pret një ofertë për lojtarin këtë muaj.

Dellova është një nga lojtarët me vlerën më të lartë në tregun e transferimeve në Superligën e Kosovës. Kartoni i tij vlerësohet me 600 mijë euro sipas “Transfermarkt”, megjithatë, duke pasur parasysh kohëzgjatjen e kontratës së tij me Ballkanin, vlera e transferimit mund të jetë më e ulët.

Këtë sezon, lojtari i Kombëtares së Kosovës është paraqitur në 29 ndeshje mes Superligës, kualifikueseve të Champions League dhe Conference League, si dhe grupeve të Conference League. Dy gola dhe një asistim mbajnë emrin e tij.

Përsa i përketë Universitatea Craiova, skuadra aktualisht renditet në vendin e tretë në Superligën rumune me 34 pikë, 10 pikë pas liderit FCSB dhe dy pikë pas CFR Cluj-it të vendit të dytë.

Kujtojmë se në Superligën e Rumanisë aktivizohen disa lojtarë shqiptarë.

Rapid Bukureshti ka në përbërje tre lojtarë nga Kosova Albion Rrahmanin, Ermal Krasniqin dhe Florent Hasanin, me dy të parët që luajnë për Kombëtaren “Dardane”, ashtu si dhe Dellova.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti aktivizohet me CFR Cluj. Klub në të cilin luan edhe lojtari i Kosovës U-21, Rion Zejnullahu.

Ish-lojtari i Shqipërisë, Naser Aliji luan për Voluntari-n. Një tjetër ish-lojtari i kuqezinjëve, Sherif Kallaku luan për Sepsi-n. Me këta të fundit aktivizohet edhe shqiptari që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Isnik Alimi.https://albanianpost.com/