3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 1282

Totaj: AAK-ja e prishi koalicionin njëanshëm

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur keqardhje për daljen nga koalicioni të AAK-së në këtë qytet.

Sipas tij, AAK-ja e ka prishur koalicionin në mënyrë të njëanshme.

“Asnjëherë nuk kam dashur ta prishi koalicionin me AAK-në”, tregoi Totaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas tij, nga AAK-ja është kërkuar zëvendësimin i drejtoreshës së Shëndetësisë.

“Kam kërkuar zëvendësimin e drejtoreshës së Shëndetësisë sepse nuk ka treguar përformancë të mirë, kurse ata kanë propozuar ndërrimin edhe të drejtoreshës së Emergjencës dhe Sigurisë. Unë nuk jam pajtuar sepse kjo e fundit ka treguar performancë të mirë”, tregoi ai.

Totaj nuk ka përjashtuar mundësin e ndërrimit të drejtorëve të tjerë./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Krasniqi i AAK-së përprishjen e koalicionit me PDK-në: Totaj nuk u tregua bashkëpunues

0

Kryetari i AAK-së-dega në Prizren, Besnik Krasniqi, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Shaqir Totajn se nuk është treguar bashkëpunues me subjektin e tij politik.

Sipas tij, Totaj ka më shumë se një vit që ka shpërfillur kërkesat e AAK-së.

“Vazhdimisht i kemi shkruar ku kemi kërkuar ndërrimin e drejtoreshave të partisë sonë, mirëpo ai nuk është përgjigjur”, tha ai në një konferencë për media.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

AAK-ja ka dal dje nga koalicioni me PDK-në në Prizren.

“Përkundër të gjitha dallimeve e mosmarrëveshjeve që rezultuan me prishje të koalicionit qeverisës në Prizren, qytetari duhet të informohet drejt. Është për keqardhje deklarata e kryetarit Totaj për arsyen e prishjesh së koalicionit. Dëshmitë e keqinformimit të qëllimshëm i keni në këtë dokument. Si kryetar i degës kam kërkuar zyrtarisht zëvendësimin e dy drejtoreshave”, tha Krasniqi Krasniqi.

Sipas tij, Totaj ka tentuar të ketë ndikim te drejtoritë e AAK-së.

“Ka kërkuar të ndëshkohen punëtorët që kanë bindje tjetër poliike, mirëpo ne nuk e kemi bërë një gjë të tillë”, tregoi ai./PrizrenPress.com/

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj thërret konferencë për shtyp

0

Kryetari i Prizrenit,Shaqir totaj, do të mbajë një konferencë për shtyp.

Konferenca mbahet sot në orën 10:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në Prizren, e ka prishur dje koalicionin qeverisës me PDK-në

Totaj pritet të fals në këtë konferencë rreth këtyre zhvillimeve ./PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot mot i vranët, diku priten edhe riga shiu

0
Sot pritet të mbajë mot i vranët ku në disa vende të Kosovës pritet të bie edhe pak shi.

“Mot kryesisht i ngjashëm, i vranët dhe vende -vende me riga shiu”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”.

Zëvendësimi i drejtoreshës- AAK e Totaj me versione të ndryshme për prishjen e koalicionit

0

Koaliconi qeverisës mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren është prishur sot. Vendimin për tërheqje nga koalicioni e ka bërë të ditur AAK. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha për Insajderin se arsyeja kryesore e tërheqjes së AAK’së është kërkesa e tij për ndërrimin e drejtoreshës së shëndetësisë, pozitë të cilën e mbante motra e kryetarit të degës së AAK’së në këtë komunë.

Kryetari Totaj tha se drejtoresha e Shëndetësisë, Burbuqe Krasniqi nuk kishte performacë të mirë.

Drejtoresha e Shëndetësisë ka qenë motra e kryetarit të degës së AAK’së. Na kemi kërku që me e ndërru këtë drejtoreshë sepse nuk ka pasur performancë. Na kemi kërku me ndërru drejtoreshën dhe jo me prish koalicionin, ata nuk kanë dashtë dhe janë tërhejkë.” – deklaroi Totaj.

Pas deklaratës së Totajt ka reaguar kryetari i AAK’së-dega në Prizren, Besnik Krasniqi, i cili ka publikuar një dokument ku shihet se ishte AAK ajo që ka kërkuar zëvendësimin e dy drejtoreshave që vijnë nga radhët e AAK’së.

Në dokumentin që mbanë datën 20 dhjetor 2023, AAK kishte kërkuar nga kryetari Shaqir Totaj të iu lejohet zëvendësimi i drejtoreshës së Shëndetësisë, Burbuqe Krasniqi dhe drejtoreshës së Drejtorisë së Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Shala.

Krasniqi tha se Totaj po shpif dhe se po keqinformon qytetarët.

Përkundër të gjitha dallimeve e mosmarrëveshjeve që rezultuan me prishje të koalicionit qeverisës në Prizren, qytetari duhet të informohet drejt. Është për keqardhje deklarata e kryetarit Totaj për arsyen e prishjesh së koalicionit. Dëshmitë e keqinformimit të qëllimshëm i keni në këtë dokument. Si kryetar i degës kam kërkuar zyrtarisht zëvendësimin e dy drejtoreshave. Shaq dashurinë ndaj vetes mbaje,por publikun mos e gënje. Shpifjet nuk jan parime.“- ka thënë Krasniqi.

Kjo kërkesë ishte dërguar në emailin e kryetarit Totaj me datë 21 dhjetor 2023 dhe siç thuhet në email kërkesa ishte dorëzuar edhe fizikisht.

Ndërkaq, nga AAK kanë njoftuar se ky vendim ka ardhur si pasojë e veprimeve të Shaqir Totajt, të cilat i ka bërë pa u konsultuar me ta.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn në Prizren”.

Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës. Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn.”, ka njoftuar AAK në Facebook./Insajderi.org/

Prishja e koalicionit PDK-AAK, Totaj: Kërkuam me ndërru drejtoreshën e Shëndetësisë dhe jo me prish koalicionin

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është tërhequr sot nga koalicioni me PDK-në në Prizren.

Pas këtij vendimi, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj  tha se njëra nga arsyet kryesore të këtij vendimi është kërkesa e tij për ndërrimin e drejtoreshës së shëndetësisë, pozitë të cilën e mbante motra e kryetarit të degës së AAK’së në Prizren.

Kryetari Totaj tha se drejtoresha e Shëndetësisë, Burbuqe Krasniqi nuk kishte performacë të mirë.

“Drejtoresha e Shëndetësisë ka qenë motra e kryetarit të degës së AAK’së. Na kemi kërku që me e ndërru këtë drejtoreshë sepse nuk ka pasur performancë. Na kemi kërku me ndërru drejtoreshën dhe jo me prish koalicionin, ata nuk kanë dashtë dhe janë tërhejkë.” – deklaroi Totaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Tutje, Totaj tha se nesër do të tregoj më shumë detaje në konferencë për media.

Ndërkaq, nga AAK kanë njoftuar se ky vendim ka ardhur si pasojë e veprimeve të Shaqir Totajt, të cilat i ka bërë pa u konsultuar me ta.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn në Prizren”.

“Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës. Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn.”, ka njoftuar AAK në Facebook./Insajderi.org/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Video në rrjete sociale me armë zjarri, arrestohen 3 të dyshuar në Malishevë dhe konfiskohen armë

0

Stacioni Policor në Malishevë njofton se pasi kishte siguruar video incizime të postuara në rrjete sociale në të cilat të dyshuarit ishin parë duke përdorur armë, në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar.

Bëhet fjalë për: Xh.H., H.H., dhe E.H., meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës mbi dyshimin se të njëjtit ishin përfshirë në veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Lidhur me rastin, policia informon se sot është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarve në fshatin Carrallukë-Malishevë ku janë gjetur: Dy armë zjarri të gjata, tri armë zjarri të shkurtra (pistoleta) dhe 128 fishekë.

“Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm””, thuhet në njoftimin e policisë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prishet koalicioni mes AAK-së dhe PDK-së në Prizren

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në Prizren, e ka prishur koalicionin qeverisës me PDK-në

Lajmin për prishjen e koalicionit e ka dhënë AAK-ja.

“Nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn në Prizren”, thuhet në komunikatën e AAK-së në Prizren.

“Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës”.

“Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn.Aleanca është dhe mbetet subjekt serioz politik dhe do të vazhdojë të punojë fuqishëm në të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”/PrizrenPress.com

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ylli transferon ish-basketbollistin e Prishtinës, Grimes

0

Klubi i basketbollit nga Suhareka, Golden Eagle Ylli, e ka transferuar basketbollistin amerikan Nate Grimes.

Grimes 27-vjeçar vitin e kaluar ishte pjesë e Sigal Prishtinës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Basketbollisti i gjatë 203 centimetra së fundi luajti te klubi japonez Iwate Big Bulls.

“Hello 2024! Nate Grimes nga sot bashkohet me ne, Grimes ka qen pjesë e Superligës dhe vitin e kaluar me paraqitje fantastike. Welcome Nate!” – ka shkruar GE Ylli në Facebook.

Neymar do të bëhet sërish baba?

0

Nëpër mediat braziliane po qarkullojnë thashethemet se Neymar do të bëhet baba për të tretën herë.

Zërat thonë se modelja në fjalë është 3 muajshe shtatzënë me futbollistin dhe se lajmi ishte e papritur për Neymar, i cili po rikuperohet nga operacioni në gju.

Sipas portalit “Segue A Cami”, një influencuese e quajtur Jamile Alima, ka publikuar foton e vajzës së vogël të Neymar, Mavie dhe ka shkruar: “Bebe e bukur, ti do të bëhesh me vëlla nga babi Ney. Do të keni vetëm një vit diferencë”.

Influencuesja i mohoi pretendimet në një postim të dytë, por sipas gazetarit të njohur Leo Dias, modelja është shtatzënë. “Neymar do të bëhet baba për herë të tretë. E ëma është një modele braziliane dhe është 3 muaj shtatzënë. Ajo mbeti shtatzënë ndërsa kishin një lidhje të fshehtë, ndërkohë që futbollisti po rikuperohej nga dëmtimi në gju. Ka shqetësime për shëndetin e nënës, e cila po bën disa teste dhe analiza. Shtatzënia ishte surprizë, por ata ishin në një romancë”.

Para dy muajsh, nëna e vajzës së Neymar, Bruna Biancardi, konfirmoi ndarjen nga futbollisti, pasi thuhet se ky e kishte tradhtuar. “Kjo është një çështje private, por meqë po ekspozohem në lajme, supozime dhe shaka në përditshmëri, ju informoj se nuk jam në një marrëdhënie. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja pse kemi këtë lidhje. Shpresoj që kjo mënyrë të ndalojë lajmet e vazhdueshme. Faleminderit!”, shkroi ajo në një postim në Instastory.

Neymar dhe Bruna u bënë prindër të vajzës Mavie, ndërsa zërat thonë se futbollisti e tradhtoi (ish)partneren gjatë periudhës kur ajo ishte shtatzënë.