Krasniqi i AAK-së përprishjen e koalicionit me PDK-në: Totaj nuk u tregua bashkëpunues

Kryetari i AAK-së-dega në Prizren, Besnik Krasniqi, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Shaqir Totajn se nuk është treguar bashkëpunues me subjektin e tij politik.

Sipas tij, Totaj ka më shumë se një vit që ka shpërfillur kërkesat e AAK-së.

“Vazhdimisht i kemi shkruar ku kemi kërkuar ndërrimin e drejtoreshave të partisë sonë, mirëpo ai nuk është përgjigjur”, tha ai në një konferencë për media.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

AAK-ja ka dal dje nga koalicioni me PDK-në në Prizren.

“Përkundër të gjitha dallimeve e mosmarrëveshjeve që rezultuan me prishje të koalicionit qeverisës në Prizren, qytetari duhet të informohet drejt. Është për keqardhje deklarata e kryetarit Totaj për arsyen e prishjesh së koalicionit. Dëshmitë e keqinformimit të qëllimshëm i keni në këtë dokument. Si kryetar i degës kam kërkuar zyrtarisht zëvendësimin e dy drejtoreshave”, tha Krasniqi Krasniqi.

Sipas tij, Totaj ka tentuar të ketë ndikim te drejtoritë e AAK-së.

“Ka kërkuar të ndëshkohen punëtorët që kanë bindje tjetër poliike, mirëpo ne nuk e kemi bërë një gjë të tillë”, tregoi ai./PrizrenPress.com/

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit