14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Zëvendësimi i drejtoreshës- AAK e Totaj me versione të ndryshme për prishjen e koalicionit

Koaliconi qeverisës mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren është prishur sot. Vendimin për tërheqje nga koalicioni e ka bërë të ditur AAK. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha për Insajderin se arsyeja kryesore e tërheqjes së AAK’së është kërkesa e tij për ndërrimin e drejtoreshës së shëndetësisë, pozitë të cilën e mbante motra e kryetarit të degës së AAK’së në këtë komunë.

Kryetari Totaj tha se drejtoresha e Shëndetësisë, Burbuqe Krasniqi nuk kishte performacë të mirë.

Drejtoresha e Shëndetësisë ka qenë motra e kryetarit të degës së AAK’së. Na kemi kërku që me e ndërru këtë drejtoreshë sepse nuk ka pasur performancë. Na kemi kërku me ndërru drejtoreshën dhe jo me prish koalicionin, ata nuk kanë dashtë dhe janë tërhejkë.” – deklaroi Totaj.

Pas deklaratës së Totajt ka reaguar kryetari i AAK’së-dega në Prizren, Besnik Krasniqi, i cili ka publikuar një dokument ku shihet se ishte AAK ajo që ka kërkuar zëvendësimin e dy drejtoreshave që vijnë nga radhët e AAK’së.

Në dokumentin që mbanë datën 20 dhjetor 2023, AAK kishte kërkuar nga kryetari Shaqir Totaj të iu lejohet zëvendësimi i drejtoreshës së Shëndetësisë, Burbuqe Krasniqi dhe drejtoreshës së Drejtorisë së Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Shala.

Krasniqi tha se Totaj po shpif dhe se po keqinformon qytetarët.

Përkundër të gjitha dallimeve e mosmarrëveshjeve që rezultuan me prishje të koalicionit qeverisës në Prizren, qytetari duhet të informohet drejt. Është për keqardhje deklarata e kryetarit Totaj për arsyen e prishjesh së koalicionit. Dëshmitë e keqinformimit të qëllimshëm i keni në këtë dokument. Si kryetar i degës kam kërkuar zyrtarisht zëvendësimin e dy drejtoreshave. Shaq dashurinë ndaj vetes mbaje,por publikun mos e gënje. Shpifjet nuk jan parime.“- ka thënë Krasniqi.

Kjo kërkesë ishte dërguar në emailin e kryetarit Totaj me datë 21 dhjetor 2023 dhe siç thuhet në email kërkesa ishte dorëzuar edhe fizikisht.

Ndërkaq, nga AAK kanë njoftuar se ky vendim ka ardhur si pasojë e veprimeve të Shaqir Totajt, të cilat i ka bërë pa u konsultuar me ta.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn në Prizren”.

Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës. Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn.”, ka njoftuar AAK në Facebook./Insajderi.org/

Më Shumë

SBASHK-ende pa vendim për grevë në shtator

 Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës, ende nuk është në një mendje, nëse nga shtatori do të ketë grevë në arsim. Kreu i...

Neymar bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

Sulmuesi i Brazilit, Neymar Jr., është bërë baba për herë të tretë. Së fundmi ai ka zbuluar emrin e vajzës së tij së sapolindur, si...

Lajmet e Fundit